Lezha
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lezha

Kjo përbahet prej tri grupe shtëpish që rreshtohen rreth nji kodre, e cila ngrihet në krahun e majtë të Drinit. Pika qendrore asht pazari, që shtrohet në bregun e majtë të lumit. Në lindje të tij vjen ajo kodër që përmenda ma sipër, e cila mund të jetë nja 500 kambë e naltë; në majë të saj gjendet kalaja. Këtë e rrethon nji mur i ndërtuem keq dhe i prishun; përbrenda ka nji ndërtesë që asht kazerma, ku rrinë nja 20 shqiptarë. Kjo forcë ushtarake përban gamizonin e saj.

Kodra e kalasë asht hunda perëndimore e vargmaleve që vazhdojnë në jug të bregut të Drinit. Kjo nuk dominon vetëm fushatën bregdetare, por asht edhe kyçi i fushës së Drinit dhe natyra vetë e ka caktue me qenë kështjellë. Tepricat e mureve cioklopike që janë shpërnda andej-këndej mbi këtë kodër dëshmojnë se Dionyzi i Sirakuzës, të cilin historia e njeh si themeluesin e Lissosit, e ka zgjidhë mirë pozitën e qytetit që i ofroi natyra vetë. Mbi këto gërmadha do të flasim ma vonë. Mirëpo ku gjindet Lissosi? Sepse Polybi VIII, 15. thotë se në kohën e vjetër qyteti përbahej prej dy pjesëve të ndame dhe vendi midis tyne nuk ishte i rrethue me mur. Vetëm kaq shkruen mbi Lissosin me rastin e pushtimit të këtij qyteti prej Filipit të Maqedonisë. Bile as Drinin nuk e ze me gojë, as vendin nga u nis Filipi kundra Lissosit; nuk i përshkruen me hollësi qafat që kaloi Filipi gjatë marshimit të tij prej dy ditësh derisa mbërrini para qytetit. Lissosi ka qenë nji skelë dhe pjesa kryesore e qytetit, kurse Akrolissosi ka qenë kështjella e tij.

Prandaj më duket se asht ma e natyrshme me e kërkue këtë qytet te e vetmja skelë e sigurtë që ka bregu i detit në mes Vlonës dhe Kotorrit. Kjo asht skela e sotme e Shën Gjinit, e cila gjendet në veri të gjinit që formon nji gjuhëzë toke pranë grykës së Drinit, që hyn thellë në tokë dhe nji varg shkëmbinjsh që mbërrijnë deri në buzë të detit. Kjo asht nja dy orë e gjysëm larg prej Lezhës dhe këtu qëndrojnë ato anijet që janë caktue për këtë qytet, të cilat janë tepër të mëdha për me lundrue mbi Drin deri te qyteti, d.m.th. kjo asht skela e qytetit. Në Shqipni ka një gojëdhënë të çuditshme, e cila thotë se Napoloni, n’atë kohë kur Dalmacia ishte e Francës, kishte ndër mend të bante këtu nji bazë navale të fortifikueme.

Sot në skelë nuk banon njeri dhe ajri i saj në verë asht shumë i keq; këtu asht nji qendër e të ashtuquejtunve “ethe të Bunës”. Unë u lodha kot me gjetë këtu gjurma të Lissosit të vjetër. Nji gërmadhë kishe që asht në skelë nuk ka nëpër muret asnji shenjë nga koha e vjetër. Unë shpeshherë pyeta persona që e njifnin mirë këtë qark, a dinin ndonji vend ku kishte copa mermeri, mbishkrime ose mure të gdhendun, por përgjigja e tyne qe negative.

Qezari shkruen se 3000 hapa në veri të Lissosit gjindet nji skelë që quhet Nymfeum dhe që asht e sigurtë kur fryn era e jugut. Ky përshkrim i përshtatet tamam Shën Gjinit, se nji tjetër skelë me këte largësi nga qyteti nuk ka këtu përqark. Por po qe se skela jonë asht Nymfeumi i vjetër, atëherë mbas shënimit të sipërm, Lissosi duhet të jetë te gryka e Drinit. Po ta zamë se skela gjindej në bregun jugor dhe Filipi erdhi nga jugu94, atëherë e kuptojmë përse Drini nuk figuron në tregimet e Polybit, sepse ngjarjet që përshkruen si kufizohen vetëm me bregun e jugut dhe Filipi mund të pushtonte Akrolissosin dhe Lissosin pa pasë nevojë me kalue lumin. Po ta pranojmë këtë, atëherë duhet të themi se vendi ku gjindet Lissosi i vjetër asht mbushun me ledh, sepse edhe ma sipër treguem se Drini sjell shumë ledh me vete dhe punon vazhdimisht për zmadhimin e bregut të vet. Pra edhe të zhdukunit e tepricave të mureve të kohës janë mbulue prej ledhit.

Simbas Diodorit të Sicilies Lissosi u themelue prej Dionyzit të vjetër të Syrakuzës më 385 p.kr.

Pylybi shkruen se në kohën e Filipit të Maqedonisë, qyteti ka qenë i ilirëve. Edhe Livi (X.4; III, 20) thotë se Lissosi ka qenë seli e Gencit, por Qezari dhe Plini shkruejnë se qyteti, mbas pushtimit të Ilirisë nga ana e Romës, u romanizue. Mbas Hieroklit (f. 656) qyteti i takon provincës së Prevalitanas. Tek Konstandin Porfyrogeneti de adm. imp.cap. 30 dhe tek Ana Komnena, emri i qytetit u zgjanue në Elissos.

Kur venedikasit në vitin 1386 ua muerën Durrsin puljezëve, ra edhe Lezha në dorë të tyne. Në vitin 1467 atje vdiq Skënderbeu dhe u varros në Kishën e Madhe të Shën Kollit.

Në kohën e rrethimit të dytë të Shkodrës (1478) qyteti në Qalë u pushtue prej turqve, të cilët hapën vorrin e Skënderbeut. copëtuen trupin e tij dhe copat i varën në qafe si hajmali. Kisha u kthye në xhami, por sot asht nji gërmadhë, sepse kur u shemb kumbonarja vrau tre dervishë. Vendi ku ka qenë vorri i Skënderbeut u harrue.

Në vitin 1501, kur po luftonte Venediku me sulltan Bajazitin, Lezha iu dorëzue Republikës vullnetarisht. Në traktatin e paqes që u ba më vonë, nuk u muer ndonji vendim mbi qytetin, prandaj dhe Bajaziti kërkoi dorëzimin e tij me kaq këmbëngulje, saqë venedikasit, për mos me humbë fitoret e paqes, u detyruen me ia dhanë Sulltanit. Prandaj zbrazën qytetin, duke marrë me vete të gjithë banorët dhe i vendosën ndër lokalitete të tjera, prishën kalanë dhe gërmadhat e saj ua dorëzuen turqve.

Banorët e Liesinka (Aleksander) Nahijes në Mal të Zi thonë se kanë ardhë prej Lezhës dhe kur pushtoi Turqia vendin, janë arratisë në ato vise malore që kanë sot. Ndoshta janë nga nji krahinë në juglindje të Shën Gjinit, e cila sot asht krejt e braktisme, por ku ka shumë gërmadha fshatrash, kishash dhe manastiresh.

Vendasit e qarkut të Lezhës nuk e duronin dot sundimin turk dhe në vitin 1570 thirrën për ndihmë kontin venedikas të Ulqinit, i cili i erdhi dhe e sulmoi qytetin, por pa sukses. Në këtë rasë u dogjën lagjet e jashtme të qytetit d.m.th. ato lagje që gjindeshin përjashta kalasë.

Pranë kodrës së kalasë ngrihet kah lindja nji kodër tjetër shumë ma e naltë, në majë të cilës gjendet sot nji teqe. Kodra në fjalë ka emnin e kësaj teqeje dhe, po ta vështrojmë nga ana e jugut, i ngjan Lykabetit pranë Atenës, por asht ma i naltë se ai.

Lezha drejtpërsëdrejti importon vetëm krypë, kurse manifakturat dhe mallrat koloniale i merr nga Shkodra. Qyteti eksporton misër (po qe se lejohet), landë ndërtimi dhe dru zjarri. Mbi këtë pikë do të flasim ma poshtë.

Drini asht i lundrueshëm për barka prej 40-50 tonelatash deri 3 orë larg qytetit, për barka ma të vogla dhe ma larg.

info@balkancultureheritage.com