Libri I
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri I

Pastaj disa nga pellazgët, që banonin në të quajturën tani Thesali, të detyruar të lënë vendin e tyre u vendosën pranë aborigëve dhe së bashku me këta luftonin kundër sikeliotëve. Aborigët i pranuan ata, ndoshta, me shpresë se do të përfitonin prej tyre, por simbas mendimit tim i pranuan më tepër se ishin të afërt. Edhe raca e lashtë e pellazgëve ishte helene nga Peloponezi; në fillim banonin pranë qytetit të quajtur tani Argo i Ahesë dhe ishin autoktonë, siç thonë shumica e /shkrimtarëve/; ata kanë qenë të pafat në shumë gjëra, veçanërisht për jetën endacake dhe për mungesën e një vendbanimi të qëndrueshëm. Kurse emrin e morën që në fillim prej mbretit Pellazg. Siç thuhet, Pellazgu ishte i biri i Zeusit dhe Niobës së Foronit, që është gruaja e parë e vdekshme, me të cilën, sipas legjendës, Zeusi u martua. Më vonë, në brezin e gjashtë, ata /pellazgët/ lanë Peloponezin dhe emigruan në Hajmoni, që sot quhet Thesali. Në krye të kolonisë ishin Ftiu dhe Pellazgu, të bijtë e Larisës dhe Poseidonit. Si mbërritën në Hajmoni dëbuan barbarët që banonin aty dhe e ndanë vendin në tri pjesë, duke e quajtur çdo pjesë me emrin e sunduesit: Ftioti, Ahe dhe Pellazgi. Këtu qëndruan për pesë breza, gjatë të cilëve kaluan në lumturi të plotë, duke shijuar të mirat e të mirave të fushave thesale; në brezin e gjashtë u dëbuan nga Thesalia prej kuretëve dhe lelegëve, të cilët tani quhen etolë dhe lokridas si dhe shumë të tjerë, që banonin rreth Pamasit; armiqtë udhëhiqeshin nga Deukalioni i Prometeut dhe Klymenës së Oqeanit.

Duke u shpërndarë gjatë ikjes, një pjesë e pellazgëve shkuan në Kretë, të tjerë pushtuan disa nga ishujt Kyklade një pjesë zunë vend rreth Olympit dhe Osës, në krahinën e quajtur Hestioti, të tjerët shkuan në Beoti, Fokidë dhe Eube; kurse ata që u hodhën në Azi zunë shumë vende në brigjet e Helespontit dhe në ishujt pranë, midis të tjerëve dhe në ishullin që tani quhet Lesbo, ku së bashku me ata të Helladës dërguan kolonët e parë të udhëhequr nga Makar Kriasi. Pjesa e tyre më e madhe, duke kaluar Mesdheun, shkoi tek të afërmit e tyre që banonin në Dodonë, kundër të cilëve askush nuk mendonte të bënte luftë se ishin të shenjtë; këtu qëndruan pak kohë, sepse të mërzitur nga që toka nuk ishte në gjendje t'i ushqente të gjithë, e lanë këtë vend duke iu bindur porosisë së orakullit, që të lundronin në Itali, e cila në atë kohë quhej Satomia. Si ndërtuan shumë anije, kaluan Jonin, duke u nxituar që të arrinin bregun më të afërt të Italisë, por nga që nuk e njihnin vendin dhe nga era e jugut që i shoqëroi u endën nëpër det dhe arritën në një nga grykat e lumit Pad, që quhej Spine; atje ata lanë anijet dhe filluan të mundojnë turmën e pafuqishme, duke vënë roje mbi ta. Ata që qëndruan në këtë vend, rrethuan lëmin me mur dhe me anë të anijeve sollën bollëkun për jetesë. Meqenëse u duhej vend për të siguruar materialet, ndërtuan një qytet me emrin e grykës së lumit; më tepër u bënë të pasur ata që banonin në brigjet e Jonit, se për një kohë të gjatë ishin sundues të detit dhe i çonin perëndisë në Delf dhuratat më të mira, si të dhjetë nga fitimet që kishin prej detit. Por më vonë e lanë qytetin, pasi u sulmuan me forca të mëdha nga barbarët fqinjë, kurse barbarët pas ca kohe u shpërndanë prej romakëve. Kështu u shkatërrua ai fis i pellazgëve që u vendos në Spine.

Ata që kaluan Mesdheun, si kapërcyen pjesën malore të Italisë, arritën në vendin e ombërve, që janë fqinjë me aborigët. Ombrët banonin edhe në vise të tjera të Italisë, dhe ishte ky fis nga më të mëdhenjtë dhe më të lashtët. Pra në fillim pellazgët pushtuan disa nga viset e ombërve, ku ndërtuan dhe qytete të vegjël, të fortifikuar; por të trembur nga ushtria e madhe armike, që erdhi kundër tyre, ikën këtej dhe shkuan në vendin e aborigëve...

Pellazgët erdhën tek aborigët me një ushtri të madhe të paarmatosur, dhe duke u treguar atyre fatin u kërkuan që t'u lëshonin vend edhe u lutën që t'i pranonin si miq, duke u premtuar se nuk do t'i shqetësonin, mbasi dhe perëndia simbas orakullit, i kishte porositur që të vinin këtu... Aborigët bënë marrëveshje me pellazgët dhe u dhanë atyre tokat përreth Liqenit të Shenjtë, shumica e të cilave ishin moçale, dhe që tani, sipas dialektit të vjetër quhen Uelia...

Pellazgët së bashku me aborigët banonin në shumë qytete, që ishin banuar më parë prej sikeliotëve si dhe në qytetet, që i kishin ndërtuar ata vetë; ndërmjet qyteteve janë ai i keretanëve që atëherë quhej Agylla, Pisa, Satomia, Alsi, si dhe disa të tjera, të cilat u qenë marrë tyrrenëve.

Pellazgët sunduan në një vend të gjerë dhe të pasur, pushtuan shumë qytete dhe ndërtuan të tjera vetë. Ata patën, brenda një kohe të shkurtër një shtesë të madhe në burra trima, në pasuri dhe në begati. Por kur të gjitha dukeshin se po lulëzonin u goditën nga zemërimi i disa perëndive; një pjesë prej tyre u shkatëmian nga të këqijat hyjnore, pjesa më e madhe u shpëmda në Helladë dhe në tokën barbare (rreth të cilëve duhet folur shumë, nëqoftëse dëshiroj të shkraaj me saktësi), kurse një pjesë e vogël e tyre me kujdesin e aborigëve mbeti në Itai...

Pra ata /prej pellazgëve/ që emigruan të parët nga Italia, u endën në pjesën më të madhe të Helladës dhe në tokën barbare. Pas të parëve dhe të tjerët po të njëjtën gjë pësuan, dhe kjo ndodhte çdo vit...

Vetë tyrrenët quheshin prej njerëzve të tjerë dhe pellazgë si nga emri i vendit nga i cili u larguan, si dhe për kujtim të fisit të vjetër. Unë e përmend këtë me qëllim që të mos çuditet ndokush, kur të dëgjojë që poetët dhe shkrimtarët i quajnë pellazgët edhe tyrrenë, mbasi ata i kishin të dy këta emra. Këtë e përmend qartë dhe Tukididi, që thotë se në bregdetin e Thrakisë dhe në qytetet që ndodhen aty, banojnë njerëz që flasin dy gjuhë.

Koha, në të cilën filluan të shkatërrohen pellazgët është afërsisht brezi i dytë pas luftërave trojane dhe vazhdoi edhe mbas këtyre luftërave derisa fisi i pellazgëve u pakësua fare. Me përjashtim të qytetit të rëndësishëm Kroton, që gjendej në vendin e ombërve si dhe ndonjë vendbanim tjetër në vendin e aborigëve, qytetet e tjera të pellazgëve u shkatërruan...

Hellaniku prej Lesbos thotë se tyrrenët më përpara quheshin pellazgë dhe meqenëse banonin në Itali morën emrin që kanë tani. Sipas tij Foronidi thuhet se prej Pellazgut, mbretit të tyre dhe Menipës, së bijës së Peneut, lindi Frastori, prej këtij Amyntori, prej Amyntorit Teutamidi dhe prej këtij Nani. Në kohën e këtij pellazgët u dëbuan prej helenëve dhe si lanë anijet e tyre në lumin Spine, në gjirin e Jonit, pushtuan në viset e brendshme Krotonin dhe duke u nisur prej këndej ndërtuan qytetin që tani quhet Tyrsena. Myrsili, në kundërshtim me Hellanikun, thotë se tyrrenët gabimisht morën emrin pelargë. Kjo ndodhi se ata lanë vendin e tyre dhe, si shpendët pelargi silleshin poshtë e lart në Helladë dhe në tokën barbare; dhe muri rrethues i akropolit të Athinës që quhet pellazgjik, u përket këtyre.

Por mua më duket se të gjithë ata që besojnë se tyrrenët dhe pellazgët janë po i njëjti popull, gabojnë. Sa për çështjen se dikur që të dy kanë patur të njëjtin emër, kjo nuk është aspak për t'u çuditur, mbasi kjo ka ndodhur dhe me disa fise të tjera greke e barbare, pikërisht kështu ka ndodhur ndërmjet fisit të trojanëve dhe atij të frygëve që banonin afër njëri-tjetrit. Kjo ka ndodhur dhe me fise të tjera në Itali. Ka qenë një kohë që latinët, ombrët dhe ausonët si dhe shumë të tjerë quheshin prej helenëve tyrrenë; kjo ndodh për shkak të banimit të gjatë të fiseve në të njëjtin vend. Gjithashtu shumë prej shkrimtarëve edhe vetë Romën e kanë quajtur qytet tyrren. Pra, unë bindem për ndryshimin e emrave të poujve, por nuk bindem që ata të jenë një fis bashkë me të tjerët, veçanërisht për gjuhët e ndryshme që kanë dhe që nuk ruajnë asnjë ngjashmëri njëra me tjetrën.

Duke përdorur këtë si argument (mosngjashmërinë e gjuhëve), jam i bindur se pellazgët nukjanë tyrrenët.

Pra, ajo pjesë prej fisit të pellazgëve, që nuk u shkatërrua, por u shpërnda nëpër kolonitë, mbeti për një kohë dhe duke sunduar së basku me aborigët u përfshi në viset e këtyre, ku me kalimin e kohës nipërit e tyre bashkë me të tjerët ndërtuan qytetin e Romës. Këto janë legjendat rreth fisit të pellazgëve...

info@balkancultureheritage.com