Po në atë kohë romakët u shpallën luftë tarentasve, të cilët banonin në pjesën më të fundit të Italisë, sepse i kishin fyer keq të deleguariit romakë. Ata thirren në ndihmë kundër romakëve Pirron, mbretin e Epirit, i cili e mbante veten se rridhte nga fisi i Akilit. Ai menjëherë erdhi në Italin, dhe ishte e para herë që romakët luftuan me një armik të përtej detit. Kundër tij u dërgua konsulli P. Valer Levini, i cili si kapi zbuluesit e Pirros, urdhëroi ti shpinin në lëm për t’u treguar ushtrinë dhe pastaj ti linte të shkonin, që ti tregonin Pirros gjithçka që bënin romakët. Nuk shkoi shumë e në betejën që u bë, Pirrua në çastin kur desh të tërhiqej kom një fitore kundër romakëve në saje të elefantëve të tij, të cilët u futën tmerrin, sepse nuk i kishin parë deri atëherë. Po nata i dha fund luftës. Ndërkaq Levini, duke përfituar nga nata iku; Pimia zuri robër një mijë e tetëqind romakë, të cilët i trajtoi shumë mirë, kurse të vrarët i varrosi. Kur i pa të shtrirë me plagë në gjoks dhe me fytyra të zymta edhe ashtu të vdekur, thuhet se ngriti duart nga qielli duke sbqiptuar këto fjalë: "Do të mund të bëhesha zot i gjithë botës, po të më kishin takuar të këtillë ushtarë"!
Pastaj Pirrua, si bashkoi rreth vetes samnitët, lukanet. brutet, u drejtua për në Romë dhe shkatërroi me zjarr e hekur gjithçka; shkretoi Kampanjën, erdhi në Preneste, që ishte larg nga qyteti tetëmbëdhjetë mile. Pastaj, ushtria e tmerruar u tërhoq me konsullin e saj në Kampanjë. Të deleguarit qe u dërguan tek Pirrua për të kërkuar kthimin e robërve, u pritën me nderime nga ai, roberit e zëne i dergoi ne Romë pa shpërblim. Fabricin, njërin nga të deleguarit romakë aq e pelqeu sa, kur mori vesh se ishte i varfër, deshi t’ia mbushte mendjen te hidhej nga ana e tij, duke i premtuar një të katërtën e mbreterise. po ai ngjalli urrejtje tek Fabrici. Duke pasur Pirrua një nderim të pamasë per romaket, dergoi si të deleguar të vetin një burrë te shquar, me emrin Kinea, qe te kerkonte paqe me kushte te drejta, d m th që Pirrua të merrte per vete atë pjese të Italise. qe e kishte pushtuar me armë
Kjo paqe nuk u pelqeu romakevë dhe senati iu pergjegj Pirros se ai nuk do te mund te bente paqe me romaket derisa te mos ikte fare nga Italia. Atehere romaket urdhëruan qe te gjithe roberit, të cilët Pirrua i kishte kthyer. te njolloseshin me vulën e turpit, sepse ishin kapur me armë në dorë dhe nuk do të ktheheshin në gjendjen e lirë të mëparshme, në qoftë se secili prej tyre nuk do të sillte me vete plaçkat e dy armiqve të vrarë. Kështu legati i Pirros u kthye. E kur Pirrua e pyeti se si i ishte dukur Roma, Kinea tha se i ishte dukur sikur qe atdheu i mbretërve; d.m.th. se atje ishin pothuaj të gjithë ashtu si mbahej vetëm Pirrua në Epir e në gjithë Greqinë tjetër.
U dërguan kundër Pirros konsujt P.Sulpici e Dec Musi. Gjatë luftimit Pirrua u plagos, elefantët u vranë, njëzet mijë armiq mbetën të vdekur, por nga romakët vetëm pesë mijë. Pirrua iku për në Tarent.
Vitin tjetër u dërgua kundër Pirros Fabrici, të cilin nuk e kishte bërë për vete, megjithëse i kishte premtuar një të katërtën e mbretërisë. Në atë kohë, kur ai dhe mbreti i kishin lëmet shumë afër njëri tjetrit, mjeku i Pirros, natën erdhi tek ai dhe i premtoi se do ta helmonte Pirron në qoftë se i premtonte ndonjë shpërblim. Fabrici urdhëroi ta shpinin të lidhur tek zotëria e tij dhe t'i tregonin ato që doktori kishte kurdisur kundër jetës së tij. Atëherë mbreti i çuditur thuhet se u shpreh kështu: "Ai është Fabrici, i cili më vështirë mund të largohet nga nderi, se sa dielli nga rruga e tij". Atëherë mbreti u nis për në Siqeli. Fabrici, si shtroi lukanët e samnitët festoi triumfin. Pastaj u dërguan kundër Pirros konsujt Man Kur Dentati dhe Komel Lentuli. Kuri luftoi kundër tij, shpartalloi ushtrinë e tij, atë vetë e detyroi të ikte në Tarent dhe i pushtoi lëmin. Atë ditë u vranë njëzet e tre mijë armiq. Kuri festoi triumfin gjatë konsullatës. Ai qe i pari që solli në Romë katër elefantë. Po edhe Pirrua e la më vonë Tarentin dhe u vra në Argo, qytet i Greqisë.