Libri II
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri II

Nga veriu ai /deti i Siqelisë/ shkon drejt kepit japyg, drejt grykës së gjirit të Jonit dhe viseve jugore të Epirit, deri tek gjiri i Ambrakisë dhe bregu në vazhdim, i cili duke qenë përballë Peloponezit, formon bregun verior të gjirit të Korintit.

Gjiri i Jonit është një pjesë e atij, që ne tani e quajmë Adriatik, i cili djathtas kufizohet nga bregu i Ilirisë dhe majtas nga bregu i Italisë, deri në fund ku gjendet Akuilea.

Gjiri i Adriatikut drejtohet nga veriu dhe nga perëndimi, ai është i ngushtë e i gjatë; ndërsa gjatësia e tij është reth gjashtë mijë stade, gjerësia më e madhe nuk i kalon të një mijë e dyqind stadet. Ai ka një numër mjaft të madh ishujsh, në pjesën më të madhe të vendosur pranë bregut të Ilirisë, të tilla si: Apsyrtidet, Kyriktiket, Libumidet, Isa, Traguri, Korkyra e Zezë dhe Fari...

Vendolikët dhe norikët zënë, në pjesën më të madhe, anën e kundërt të këtyre maleve”, të përzierë me breunët dhe genaunët, që bëjnë pjesë në Iliri. Të gjithë këta fise kan ë qenë të njohur për inkursionet, që kanë bërë pa ndërprerje në vendet e fqinjëve të tyre, qoftë në Itali, qoftë në tokat e helvetëve, sekoanëve, bojve dhe germanëve...

Pas këtyre fiseve vijnë gjithë ata, që zënë brigjet e gjirit Adriatik dhe territorin e Akuilesë. Këta janë disa fise norike dhe karnët. Norikëve u përkasin edhe tauriskët. Tiberi dhe vëllai i tij Druzi shtypën, në një fushatë, guximin e këtyre fiseve dhe u dhanë fund inkursioneve të tyre të vazhdueshme, kështu që ka më se tridhjetë e tre vjet që atajetojnë në paqe dhe paguajnë tributin e caktuar...

Në malet Apenine, mbi kamët, gjendet një liqen, nga i cili del lumi Atesin; ky lum, pasi merr me vete dhe lumin tjetër Atagin, derdhet në Adria. Po prej këtij liqeni buron një lum tjetër me emrin Isar, që derdhet në Istër. Istri vetë i ka burimet në malet* 2), që ndahen në shumë vargmale me një numër të madh majash... Një tjetër vargmal shkon drejt Ilirisë e Adrias; prej këtyre janë malet Apenine, që kemi përmendur, Tuloni, Fligadia dhe malet mbi vendolikët, prej nga burojnë lumenjtë Duras, Klan dhe shumë lumenj të tjerë, që derdhen në Istër.

Në këto vende banojnë japodët, që tani janë ilirë e keltë të përzierë dhe pranë të cilëve gjendet mali Okra. Dikur ata kanë qenë të dëgjuar për numrin e madh të tyre, për tokën e gjerë, që zinin në të dy anët e maleve dhe për kusaritë e dendura, që bënin ndër fqinjët e tyre. Por Cezari August u dha fund këtyre dhe i nënshtroi plotësisht. Qytetet e tyre janë Metuli, Arupini, Moneti dhe Vendi.

Pas tyre vjen qyteti Segestika i vendosur në fushë. Pranë këtij qyteti kalon lumi Sao që derdhet në Istër.

info@balkancultureheritage.com