Libri II

Libri II

Në vendet që i kishin më parë aborigët u vendosën dhe bashkëjetuan me ta edhe pellazgët, një popull endacak që erdhën nga krahina e quajtur dikur Hajmoni, kurse tani Thesali, ku ata kanë banuar një herë e një kohë.

Anhisi me anijet, u nis nga Ambrakia dhe duke lundruar pranë bregdetit, arriti në Buthrot, liman i Epirit. Enea, në anë tjetër, me ushtarët më të zgjedhur, pas një udhëtimi që mbajti dy ditë, arriti në Dodonë, me qëllim që të kërkonin mendimin e perëndisë; këtu gjetën edhe ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenin. Si morën përgjigjen hyjnore mbi punën e kolonisë, i dhuruan zotit, bashkë me dhuratat e tjera trojane edhe kratere bakri, disa nga të cilat ndodhen edhe sot akoma me mbishkrime shumë të vjetra, që tregojnë emrat e dhuruesve; së këtejmi pastaj arritën te anijet pas një udhëtimi që zgjati më se katër ditë. Ardhjen e trojanëve në Buthrot e tregon edhe një kodër e quajtur Troja, të cilën ata e përdorën atëherë për të ngritur lëmin. Prej Buthrotit, duke ndjekur anën e detit ata arritën deri tek limani që atëherë quhej Anhisi e që sot ka një emër më të paqartë, prej këtej, pasi ndërtuan faltoren për nder të Afroditës, çanë detin Jon...

Thonë se Enea i ardhur nga Molosia në Itali ndërtoi bashkë me Odisenë qytetin, të cilën e quajti Romë me emrin e njerës prej Iliadave...

info@balkancultureheritage.com