Libri II
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri II

Atëherë ky komandant i madh, pasi iu mbush mendja se çasti për të marrë armët kishte arritur, kaloi Rubikonin me ushtrinë e tij. Gjithashtu Pompeu, konsujt dhe pjesa më e madhe e senatit, pasi lanë Romën dhe prej këtej Italinë, u drejtuan për në Dyrrah.

Më në fund u hap testamenti i Cezarit, me të cilin ai bënte bir në shpirt G. Oktavianin, birin e vogël të motrës së tij Julisë, mbi prejardhjen e të cilit dhe se si shkëlqeu do të themi pak fjalë...

Filipi, burri i dytë i Aties, u ngarkua me edukimin e kësaj fëmije. G. Cezari, ungji i tij i madh, e deshi si birin e tij; kur mbushi 18 vjeç ai e mori me vete në luftën e Hispanjës dhe prej këtij çasti ai ndau me të çadrën dhe shtratin; ai e ngriti atë, megjithëse shumë i ri, në shkallën e pontifeksit . Pasi mbaruan luftërat civile ai e dërgoi në shkollat e Apollonisë, me qëllim që studimet të zhvillonin priijen e mrekullueshme që vërehej tek ai.

Dalmatia e cila ishte vatër kryengritjesh për 220 vjet, ishte nënshtruar në një farë mënyre...

Për t'i qëndruar besnik planit të këtij tregimi, ne do të flasim në një vend tjetër (më vonë) me hollësi mbi panonët, dalmatët, mbi pozitën e vendeve të tyre, mbi fitoret e shkëlqyeshme dhe të shumta që kryekomandanti ynë korri në këtë luftë...

Fati i përmbys dhe ngandonjëherë i vonon planet e njerëzve. Cezari kishte përgatitur lëmin e dimërimit pranë Danubit dhe duke e avitur ushtrinë e tij jo më shumë se pesë ditë rrugë larg trupave të para armike, kishte urdhëruar edhe 2 Satuminin që të afronte legjionet, të cilat të ndara prej armikut me një largësi pothuaj

të njëjtë, duhej të bashkoheshin në pak ditë me Cezarin në një vend të caktuar. Në këtë kohë e gjithë Panonia, kryelartë nga të mirat që i kishte sjellë një paqe e gjatë si edhe Dalmatia që kishte arritur atëherë kulmin e fuqisë së vet, i bashkuan tërë fiset e këtyre krahinave në një besëlidhje të përgjithshme dhe të gjithë bashkë rrokën armët.

Atëherë u desh të merreshin masat e nevojshme dhe të mos mendohej për lavdinë personale; nuk u duk, prandaj, gjë e sigurtë të futej ushtria përbrenda vendit e të braktisej Italia sa kohë që armiku ishte aq afër. I gjithë numri i popujve dhe i fiseve që kishin ngritur krye ishte më se tetëqind mijë vetë; ushtria e rregullt përfshinte pothuaj dyqindmijë këmbësorë të aftë për armë dhe nëntë mijë kalorës. Nga kjo shumicë e madhe që udhëhiqej nga komandantë shumë të guximshëm e shumë të stërvitur, një pjesë do të sulmonte Italinë, e cila me anë të Nauportit dhe të Tergestit lidhej me viset e tyre, një pjesë tjetër u lëshua mbi Maqedoninë dhe pjesa e fundit ishte e caktuar për të ruajtur vendin. Drejtimi i përgjithshëm iu ngarkua të dy udhëheqësve, Batos dhe Pinit. Të gjithë panonët njihnin jo vetëm disiplinën, por edhe gjuhën romake; më të shumtët ishin dhënë pas letërsisë dhe ishin familiarizuar me ushtrimet e mendjes. Kështu, për Herkulin, asnjë popull nuk e lidhi ndonjëherë aq shpejt vendimin e luftës me shpalljen e menjëhershme të saj dhe nuk i shpuri deri në fund aq shpejt vendimet që mori. Qytetarët romakë u shtypën, tregtarët u vranë, një numër i madh ushtarësh u masakruan në atë krahinë që ishte shumë larg nga perandoria. U pushtua ushtarakisht Maqedonia, kudo çdo gjë u shkretua me zjarr dhe me hekur. Kjo luftë kalli aq tmerr, sa që edhe shpirti i Cezarit August, ai shpirt i fortë prej natyre dhe i forcuar nga përvoja e shumë luftërave të egra, u trondit dhe u tmerrua.

U shpall mobilizimi dhe nga të gjitha anët u thirrën edhe veteranët. Burra e gra, sipas pasurisë, u detyruan të jepnin një sasi ushtarësh nga skllevërit e liruar që kishin. Në senat u dëgjua zëri i prijësit: "Në dhjetë ditë, tha, po të mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund të hyjë brenda në Romë". U caktuan detyrat dhe ndihmat që duhej të jepnin senatorët dhe kalorësit romakë në këtë luftë; po të gjitha këto do të përgatiteshin kot, po mos të kishte qenë ai që i drejtonte. Prandaj Republika kërkoi nga Augusti në krye të ushtrisë dhe si prijës në këtë luftë, Tiberin... Edhe unë si njeri i thjeshtë solla në këtë luftë një shërbim të dukshëm. Si mbarova shërbimin tim në kalorësi u emërova kuestor dhe pa qenë akoma senator u vura në një shkallë me senatorët. Mbasi u shënova ndër tribunët e popullit, mora komandën e një pjesë të ushtrisë së dorëzuar nga Augusti dhe e shpura prej Rome tek i biri i tij. Më vonë gjatë kuesturës sime, mbasi kundërshtova të marrë me short një provincë, u dërgova po tek ai si legat i tij. Në vitin e parë sa ushtri armiqsh pamë! Me çfarë manovrash, që i detyroheshin mënçurisë së prijësit, duke i sulmuar veçmas, iu shmangëm sulmeve të përgjithëshme të tyre!...

Dimri i dha fund armiqësive. Në verën e ardhshme e gjithë Panonia kërkoi paqe dhe lufta u përqëndrua në Dalmati. U pa atëherë kjo shumicë e madhe ushtarësh krenarë, që më parë kërcënonte Italinë, duke çuar në breg të lumit Batin armët, me të cilat luftoi kundër nesh, dhe duke rënë në këmbët e kryekomandantit tonë; nga dy udhëheqësit kryesorë Batua dhe Pini, njëri u kap, tjetri u dorëzua. Por këto janë hollësi që i ruaj për një histori më të gjatë.

Pastaj Cezari i ktheu sytë dhe armët tek lufta tjetër e madhe, lufta dalmatine...

Në fillim të verës Lepidi, si e nxori ushtrinë nga lëmi i dimërimit, duke kaluar nëpër fise që ishin të pacënuara gjer tani dhe që s'kishin pësuar akoma nga shkatërrimet e luftës, gjë që i kishte bërë më krenarë dhe më të egër, u nis për të vajtur te komandanti Tiber. Pasi luftoi me vështirësitë e viseve si dhe me forcat e armiqve që qëndronin, por me humbje të mëdha për ta, arriti te Cezari i gëzuar për fitoret që korri dhe i ngarkuar me plaçke lufte, pasi më parë kishte shkatërruar fushat, kishte djegur shtëpitë dhe kishte vrarë burrat. Për këto vepra, të cilat po t'i kishte bërë me emrin e tij do të kishte të drejtë për tirumf, u nderua me stolitë e triumfit pas marrëveshjes që patën në mes tyre senati dhe komandantët. Ajo verë e uli tensionin shumë të madh të luftës. Atëherë pirustët e desidiatët dalmatë, pothuaj të pathyeshëm, në saje të pozitës së vendeve dhe të maleve, të natyrës së tyre të egër, të zotësisë së tyre të çuditshme për të luftuar dhe sidomos në saje të grykave të ngushta, u qetësuan më në fund jo me urdhër, por me duart dhe armët e Cezarit vetë, atëherë kur ata u shkatërruan pothuaj plotësisht.

Me kthimin e tij në Romë, /Tiberi/ festoi triumfm mbi panonët dhe dalmatët, nderim që e meritonte që më parë, por që ekspeditat e pandërprera e kishin penguar...

Ne arritëm në një epokë zije dhe alarmesh. Cezari August dërgoi Germanikun, nipin e tij, në Germani për të përfunduar atje luftën. Tiberi shkoi në Ilirik për të rregullaur organizimin e provincave që kishte pushtuar.

info@balkancultureheritage.com