Zgjedhja e fushës së betejës
M. Kuri duke part se nuk mund t'i qëndronte falangës së hapur të mbretit Pirro, u përpoq të luftonte në ngushtica, ku ajo duke qenë e mbledhur, bëhej pengesë për veten e saj.
Rreshtimi i ushtrisë
Pirrua duke luftuar në ndihmë të Tarentit në Auskuli, i udhëhequr nga një varg homerik sipas të cilit të dobëtit duhen vënë në mes, vendosi në krahun e djathtë samnitët e epirotët, në të majtin brutët dhe lukanët me salentasit, kurse në mes vendosi tarentasit. Kalorësit dhe elefantët urdhëroi të mbahen si rezervë. Konsujt përkundrazi, pasi ndanë si duhet kalorësinë në të dy krahët. vendosën në vijë të parë dhe në rezervë legjionet dhe u shtuan atyre trupat ndihmëse. Është e sigurtë se nga dy ushtritë qenë dyzet mijë velë. Pirrua humbi gjysmën e ushtrisë së tij, tek romakët munguan pesë mijë vetë.
Si të trubullohen radhët e armikut
Valer Levini, duke luftuar kundër Pirros, vrau një ushtar dhe duke mbajtur shpatën e gjakosur në dorë u mbushi mendjen lë dy ushtrive se Pirrua ishte vrarë. Kështu armiqtë, duke kujtuar se kishin mbetur pa komandant u trubulluan nga kjo gënjeshtër dhe të tmerruar u tërhoqën në lëmin e tyre.
Përballë kalorësisë shumë të fortë të armikut, Kre/i vuri një kope me deve. Kuajt të trembur nga këto kafshë të çuditshme dhe nga era e tyre, jo vetëm që i rrëzuan kalortsit. por edhe pështjelluan radhët e këmbësorëve së tyre duke i dhënë kështu mundësinë armikut që ti dërrmojë.
Pirrua, mbreti i epirotëve, duke luftuar në ndihmë të Tarentit, përdon po në këtë mënyrt elefantët për të prishur radhet e romakëve.
Pritat
Epirou Aleksandër, pasi u ngriti një pritë Ilirëve veshi disa nga ushtaret e tij si ilirë dhe u dha urdhër të shkretonin viset e tijj /epirote/. Kur e pane këtë, iltrët u lëshuan më me guxim në grabitje duke i marre ata që kishin përpara si zbulues të tyre.
Të tërhequr kështu në vendin e pritës u thyen dhe u vunë në ikje.
Arryba, mbreti i molosëve, i sulmuar nga iliri Bardhyl, që kishte një ushtri pak më të madhe se ajo e tij, i largoi njerëzit e paaftë për armë në krahinën fqinje, në Etoli, dhe përhapi lajmin se kishte vënë veten dhe qytetet e tij nën vartësinë e etolëve. Ai me ata që mund të mbanin armë ngriti prita në male e në vende të vështira. Ilirët, duke pasur frikë se etolët do të pushtonin gjithçka kishte qenë e molosëve, u lëshuan me shpejtësi për të plaçkitur me radhë të çrregullta. Kur përparonin të shkujdesur dhe pa dyshuar për asgjë, Arryba doli nga prita dhe i shpartalloi.
Liburnët, pasi ishin tërhequr në një vend me ujë të pakët, duke mbajtur vetëm kokën jashtë, bënë që armiqtë të kujtonin se vendi ishte i thellë dhe anija me tri sërë lopatash që i ndiqte, mbeti në baltë dhe u kap.
Si duhet lënë armiku të iki në mënyrë që duke qenë i rrethuar të mos e rifillojë iuftën nga dëshpërimi.
Pirrua, mbret i epirotëve, pasi kishte pushtuar një qytet, i mbylli portat, por duke parë se nga nevoja e domosdoshme ata që ishin mbyllur brenda luftonin trimërisht, u dha mundësi të iknin.
Po ky, midis udhëzimeve të tjera për komandantët, i porosiste të mos e ndiqnin me këmbëngulje armikun që ishte duke ikur, në mënyrë që ai jo vetëm të mos detyrohet të bëjë qëndresë më të fortë, por edhe që pastaj të vendosë më lehtë për tërheqje, duke ditur se fituesit nuk do t'i ndjekin të mundurit deri në shkatërrimin e plotë të tyre.