Libri II
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri II

Lufta kundër ilirëve

Ilirët ose libumët banonin në fund të vargmaleve të Alpeve, midis lumenjve Arsia e Titi, duke u shtrirë gjatë gjithë bregut të detit Adriatik. Këta popuj të sunduar nga një grua, Teutana, të pakënaqur nga plaçkitjet, i shtuan krimet sa deshën. Të dërguarit tanë, që kërkonin drejtësi për fajet e bëra, u goditën si viktima jo me shpata, por me sëpata. Prefektët e anijeve i dogjën në zjarr dhe më e keqja është se urdhëronte një grua. Prandaj nën komandën e Gnej Fulv Kentimalit ata u nënshtruan krejtësisht. Kokat e të parëve ranë nën sëpatat, si flijime të bëra nga të deleguarit e perëndive Manë.

Lufta e parë maqedonase

Menjëherë, nën komandën e Flaminit kaluam malet e kaonëve, të pakapërcyeshme deri atëherë, dhe lumin Aoo, që njedh midis shkëmbinjve, d.m.th., pengesat për kalim në Maqedoni...

 

Lufta ilire

Lufta maqedonase ndikoi tek ilirët. Këta ishin nxitur me të holla nga mbreti Perseu për të goditur romakët nga prapa. Pa humbur kohë ata u nënshtruan nga pretori Anici. Mjaftonte të shkatërrohej Scorda0, kryeqyteti i tyre për t'i detyruar që të dorëzoheshin...

LIBRI IV

Lufta e Cezarit kundër Pompeut.

Pompeu kishte zgjedhur Epirin për luftë. Por Cezari nuk e la të presë. Vuri rregull ndër ata që la pas dhe, duke kaluar pengesat e shkaktuara nga ashpërsia e dimrit, lundroi për në luftë nëpër shtrëngatë. Lëmin e tij e vendosi pranë Orikut. Një pjesë e ushtrisë, e cila për mungesë të anijeve kishte mbetur me Antonin në Brundis, po vononte të bashkohej me të; duke mos duruar ai guxoi për të nxitur arritjen e ushtarëve të tij, të lëshohej i vetëm në mes një nate të errtë në një det të egërsuar nga erërat. Njihen fjalët që i tha timonierit të tmerruar nga rreziku i afërt: "Pse frigohesh? Ti po shpije Cezarin".

Të gjitha forcat ishin mbledhur, nga njëra dhe tjetra anë, të dy lëmet ishin përballë njëri-tjetrit, por pikëpamjet e komandantëve ishin të ndryshme. Cezari, prej natyre i zjarrtë digjej për të përfunduar luftën dhe nuk pushonte së dhëni shkak Pompeut për betejë, duke provokuar dhe nxitur. Një herë, duke rrethuar lëmin e tij, ai hapi rreth e përqak një llogore gjashtëmbëdhjetë mile të gjatë (por si do ta dëmtonin këta një ushtri për të cilën deti ishte i hapët dhe i sillte asaj të gjitha fumizimet me shumicë?). Një herë tjetër provoi, por pa sukses, të pushtojë Dyrrahun (që vetë pozita e tij e bënte të papushtuar). Përveç kësaj çdo dalje e armiqve ishte një rast për të luftuar (ku njëherë shkëlqeu trimëria e pakrahasuar e centurionit Skevë, mburoja e të cilit u përshkua nga njëqind e njëzet maja heshtash); herë të tjera ai plaçkiti e shkatërroi qytetet aleate të Pompeut, Orikun, Gomfin e kështjella të tjera të Thesalisë...

Lufta kundër fiseve të huaja.

Ata që banonin nga veriu u treguan më të panënshtruar. Të tillë ishin norikët, ilirët, panonët, dalmatët, myzëthrakët, dakët, sarmatët e germanët...

... Ilirët banonin edhe në rrëzë të Alpeve, ku i ruajnë grykat e thella të vendit të tyre dhe përrenjtë e rrëmbyeshëm që i rrethojnë. Vetë Cezari drejtoi një ekspeditë kundër tyre dhe ndërtoi ura mbi këta përrenj. Vrulli i ujërave dhe përpjekjet e armiqve sollën pështjellim në ushtrinë e tij. Duke rrëmbyer mburojën e një ushtari, që ngurronte të hipte, ai eci i pari; ushtarët e ndoqën, ura u lëkund dhe ra nën këtë ngarkesë kaq të rëndë. Ai u plagos në duar e në kofshë; gjaku me të cilin u mbulua dhe rreziku që përballoi e bënë më të nderuar e më august dhe armikun që i doli përpara ai e copëtoi. Panonët kishin si mbrojtje dy pyje e tre lumenj: Dravën, Savën e Istrin. Pasi shkretonin vendet fqinje ata tërhiqeshin midis këtyre brigjeve, për t'i nënshtruar fOktaviani/ dërgoi Tiberin; ata u mundën në brigjet e lumenjve të tyre. Armët e të mundurve nuk u dogjën, sipas zakonit të luftës, por u hodhën në ujërat, për t'u lajmëruar fitoren atyre që qëndronin akoma.

Dalmatët banonin zakonisht në pyje, kështu që merreshin vetëm me kusari. Marci duke djegur Delminin, kryqytetin e tyre, u kishte marrë forcën kryesore të tyre. Pas tij Asin Polioni (ky është oratori i dytë) u mori tufat, armët dhe tokat e tyre; por qe Tiberi ai i ciii, mc urdhër të Augustit, i dha fund nënshtrimit të tyre. Ai e detyroi këtë fis të egër të gërmojë tokën dhe të nxjerrë ar prej saj, kërkime që ky fis, më lakmues se të gjithë, i bëri me kaq kujdes e zotësi, sikur arin do ta mbante për nevojat e tij...

info@balkancultureheritage.com