Libri II

Libri II

Aleksandri thirri strategët, ilarhët dhe udhëheqësit e ushtrive aleate. Ai u tha atyre se përfundimi me lavdi i betejave të kaluara duhet t’iu ngjallë atyre burrëri; se ata që kanë qenë gjithmonë fitues, do të luftojnë me ata që gjithmonë kanë qenë mundur; se ata i udhëheq vetë perëndia, që i mbushi mendjen Darit ta mbylli ushtrinë në një vend të ngushtë, ku maqedonasve u mjafton plotësisht vendi për të manovruar falangën, kurse persëve ushtria e madhe do t'u jetë e padobishme; se armiku nuk mund të krahasohet me ta as nga pikëpamja fizike e as nga ajo morale, maqedonasit të kalitur prej kohësh në luftëra dhe në rreziqe do të ndeshen me persët dhe medët, që kishin rënë me kohë në llumin e luksit këta ishin njerëz të lirë, kurse ata skllevër. Përsa i përket helenëve që këtu do të ndeshen me helenët, ata nuk luftojnë për të njëjtën gjë: ata janë rekrutuar nga Dari për para dhe bile për një shumë të vogël; të tjerët - që kanë ata në ushtrinë e tyre - janë ngritur vullnetarisht në mbrojtje të Helladës. Kurse barbarët, thrakë, paionë, ilirë dhe agrianë që janë më të fortët dhe më trimat midis barbarëve të tjerë të Evropës, do të luftojnë me popuj më të dobët dhe më delikatë të Azisë.

Logografi Hekateu thotë se Herakliu, prej Argosi, i dërguar nga Eurystheu për të grabitur dhe për t'i dërguar lopët e Geryonit në Mikenë, nuk zbriti as tek iberët, as mbi një ishull të quajtur Erythi, të vendosur në Oqean; ai thotë se Geryoni ishte një mbret i kontinentit që jetonte midis Ambrakisë e Amfilohisë dhe se ishte pikërisht ky vend ku Herakliu i grabiti gjedhët, duke i dhënë fund ndërmanjes së tij të vështirë. Unë di edhe që kjo krahinë është e pasur në kullota dhe ushqen lopë shumë të bukura. Lavdia e lopëve të Epirit rrjedh ndoshta nga një kohë më e vjetër se Erystheu dhe nuk është aspak e paarsyeshme të besohet se mbreti i Epirit quhej Geryon.

Shkallët u afruan tek muri° dhe një grindje e madhe u shkaktua ndërmjet maqedonasve, se kush do të ishte i pari që do të pushtonte murin; e zaptoi i pari Neoptolemi, një nga "miqtë" /e Aleksandrit/, që ishte nga fisi i aiakidëve.

info@balkancultureheritage.com