Libri III

Libri III

Përsa i përket largësisë së vendeve fqinje Italia ndodhet nga Istria e Liburnia, në disapika, njëqind mijë këmbë larg; nga Epiri e Iliria pesëdhjetë mijë... Pastaj vjen, duke filluar nga lumi Makra, krahina e shtatë, që përfshin Etrurinë, e cila gjithashtu ka ndryshuar shpesh herë emrin. Umbrët kanë qenë përzënë së këtejmi prej pellazgëve, këta prej lydëve të quajtur tyrrenë nga emri i mbretit të tyre, të cilët pak më vonë në gjuhën greke u thirrën tuskë, simbas riteve të tyre të flijimit...

Shtatë mijë këmbë më tej është lumi Ceretan dhe më brenda vetë Cere, e cila quhej Agyla nga pellazgët, që e themeluan...

Lati i vjetër i ruante kufijtë prej Tibcrit deri në Ccrccj në një gjatësi prej , pesëdhjetë mijë këmbësh; kështu rrënjët e perandorisë në fillim ishin të dobëta.

Banorët kanë qenë të tjerë në kohë të ndryshme, aboriginët, pellazgët, arkadët, sikulët, aurunkët, rutulët dhe përtej cereejve, volskët, oskët, ausonët prej nga u shtri emri i Latit deri tek lumi Lir.

Nga Sileri fillon krahina e tretë, tokat e lukanëve dhe brutëve, ku gjithashtu  nuk ka qenë i rrallë ndryshimi i popullsisë. E mbanin atë pellazgët, oenotrët, italët, morgetët, sikulët, sidomos grekët dhe më në fund lukanët, që rrjedhin nga samnitët dhe që udhëhiqeshin nga Luci. Pandosia thotë Teopompi, ku u vra Aleksandër Epiroti, ishte një qytet i lukanëve.

Tridhjetë e tre mijë këmbë më tej vjen kepi i quajtur Akra Japygia, pika ku Italia zgjatet më shumë në det; pastaj vijnë qytetet Basta e Hydrunt, nëntëmbëdhjetë mijë këmbë larg, atje ku ndahen deti Jon dhe Adriatiku dhe prej ku kalimi për në Greqi është më i shkurtër, përballë është qyteti i apolloniatëve dhe ngushtica nuk është më tepër se pesëdhjetë mijë këmbë. Për të kaluar këtë largësi me këmbë duke hedhur një urë mendoi për herë të parë mbreti Pirro, mbas këtij Mark Varroni, kur në luftën kundër piratëve komandonte flotën e Pompeut; që të dy u penguan në këtë ndërmarrje nga punë të tjera... Brundisi, pesëdhjetë mijë këmbë nga Hydrunti, është një nga limanet më të mira të Italisë; kalimi prej këndej në bregun e përtejmë është më i sigurtë edhe pse është më i gjatë; këtu zbritet në Dyrrah, qytet i llirisë; largësia është dyqind e njëzet e pesë mijë këmbë. Kufi të përbashkët me Brundisin kanë tokat e poedikulëve: nëntë të rinj dhe po aq virgjina të ardhur nga Iliria bënë që të lindin 12 popuj.

Nga /lumi/ Arsia fillon fisi i libumëve që shtrihet deri tek lumi Tit; ai përfshin mentorët, hymanët, enhelejt, bulinët dhe ata që Kalimahu i quan peuketët: tani e gjithë kjo njihet me emrin e përbashkët Ilirik, dhe vetëm pak nga këto fise kanë emra, që meritojnë të përmenden, ose janë të lehtë për t'u shqiptuar. Në kuvendin e skardonasve dallohen japudët, civitate të liburnëve, midis të cilëve mund të përmendim laeinienët, stulpinët, bumistët dhe olbonensët. Në këtë kuvend gëzojnë të drejtën italike: alutët, flanatët, që i kanë dhënë emrin e tyre gjirit, lopsët, varvarinët, aseriatët, që nuk paguajnë detyrime dhe nga ishullarët, fertinatët dhe kuriktët.

Më tutje në bregdet, duke filluar nga Nesakd, gjenden qytetet e fortifikuara Alvona, Flanona, Tarsatika, Senia, Lopsika, Ortoplimia, Vegi, Argyrunti, Korini, Aenona dhe qendra e Pasinit: lumi Telavi i ndan nga Japudia. Ishujt e këtij gjiri me qytetet e tyre, veç atyre që përmendëm më sipër, janë Absorti, Arba, Kreksi, Gisa dhe Portunata. Në tokë kolonia Jadera, që është njëqind e gjashtëdhjetë mijë këmbë larg Polës, pastaj tridhjetë mijë këmbë ishulli Kolent; më në fund dyzet e tre mijë këmbë më tej gryka e lumit Tit.

Fundi i Liburnisë dhe fillimi i Delmatisë është Skardona mbi lumin e përmendur, dymbëdhjetë mijë hapa nga deti; pastaj vjen krahina e vjetër e tariotëve, kështjella Tariona, kepi i Diomedit ose sipas të tjerëve gadishulli Hyll, që ka një rreth prej njëqind mijë këmbësh; Traguri i njohur për mermerin e tij e që gëzon të drejtën romake; Sikuli ku Klaudi i hyjnueshëm kishte dërguar një koloni veteranësh; Salona, koloni që është nga Jadera njëqind e dymbëdhjetë mijë hapa larg. Në juridiksionin e këtij qyteti dallohen delmatët të ndarë në treqind e dyzet e dy dekurie, deurët në njëzet e pesë, ditionët në dyqind e tridhjetë e nëntë, mezejt në gjashtëdhjetë e nëntë, sardeatët në pesëdhjetë e tre. Në këtë krahinë janë Bumi, Andetri, Tribuli, kështjella këto të përmendura në luftërat e ndryshme. Edhe prej ishullarve dallohen isasit, solentinët, separët, epetinët.

Pastaj vijnë kështjellat e Petuntit, Narestit, Oeneut, Narona, koloni e kuvendit të tretë, larg nga Salona tetëdhjetë e pesë mijë hapa e vendosur mbi lumin me të njëjtin emër dhe njëzet mijë hapa nga deti. Autori M.Varroni na thotë se këtij kuvendi i përkasin tetëdhjetë e nëntë civitates; sot nuk njihen veçse keraunët, të ndarë në njëzet e katër dekurie, daversët në shtatëmbëdhjetë, desidiatët në njëqind e tre, dokleatët në tridhjetë e tre, deretinët në katërmbëdhjetë, deraemistët në tridhjetë, dindarët në tridhjetë e tre, glinditionët në dyzet e katër, melkumanët në njëzet e katër, naresët në njëqind e dy, skirtarët në shtatëdhjetë e dy, sikulotët në njëzet e katër, dhe vardejtë, dikur shkretues të Italisë, me jo më tepër se njëzet dekurie. Përveç këtyre në këtë krahinë banonin edhe ozuejt, partenët, kavët, hemasët, mastitët, arinistët. Kolonia e Epidaurit është larg nga lumi Narona njëqind mijë hapa. Pas Epidaurit janë qytetet që gëzojnë të drejtën romake: Rizini, Akrui, Butua, Olcini, më parë i quajtur Kolkin, sepse u themelua prej kolkasve; lumi Drin, dhe mbi brigjet e tij, një qytet që gëzon të drejtën romake, Skodra, tetëmbëdhjetë mijë hapa larg detit. Përveç asaj po zhduket kujtimi i shumë qyteteve greke dhe shumë qendrave të fuqishme. Dhe në të vërtetë, në këtë krahinë qenë labeatët, enedët, rudinët, sasët, grabejt; ruajnë emrin e tyre edhe ilirët e vërtetë, taulantët e pyrejt. Në bregdet është Kepi i Nymfeut, qyteti i fortifikuar Lis, me të drejtën romake, që është larg njëqind mijë hapa nga Epidauri.

Prej Lisit nis provinca maqedonase: fiset e partenëve dhe në shpinë të tyre dasaretët, malet e Kandavisë, shtatëdhjetë e tetë mijë hapa nga Dyrrahu. Në bregdet është Denda që gëzon të drejtën romake; Epidamni, koloni, emër ugur zi që romakët e shndërruan dhe e bënë Dyrrah; lumi Aou, i quajtur prej disave Aea; Apollonia, dikur koloni e korintasve, katër mijë hapa larg detit; në kufi të saj gjendet Nymfeu i famshëm, ku banojnë barbarët amantë dhe bulionë. Në bregdet gjendet qyteti Orik, themeluar nga kolkasit. Prej këtej fillon Epiri, malet Akrokeraune, tek të cilat ne kemi vendosur mbarimin e këtij gjiri të Evropës. Oriku gjendet tetëdhjetë mijë hapa nga Kepi i Salentit në Itali.

Pas Panonisë vjen provinca e quajtur Myzia, e cila zgjatet me rrjedhjen e Danubit deri në Pont. Fillon me lumin [Savaj që përmendëm më sipër. Në të përfshihen dardanët, kelegerët, tribalët, timahët, myzët dhe thrakët e Pontit deri në Skythi.

Lumenjtë e përmendur që vijnë nga Dardania janë Margu, Pingu, Timahu nga Rodopi, Oesku, nga Hemi, Uti, Asami, Jeteri.

Iliria, në gjerësinë më të madhe, ka treqind e njëzet e pesë mijë hapa; gjatësia e saj, që nga lumi Arsia deri te lumi Drin, arrin në tetëqind mijë hapa. Nga Drini gjer te kepi Akrokeraun janë njëqind e shtatëdhjetë e dymijë hapa. Agripa e ka matur të gjithë këtë gji të Italisë dhe të Ilirisë me një milion e shtatëqind mijë hapa. Ky gji, në kufijtë që ne i kemi dhënë, përfshin dy dete: detin Jon në pjesën e parë, më brenda Adriatiku, që e quajnë të epërm.

Bregu i llirisë ka më shumë se një mijë ishuj; deti është këtu i cekët dhe me kanale të ngushta që ndajnë /ishujt/ midis tyre. Më të përmendurit para grykës së Timavit janë ishujt me burime të nxehta, ujërat e të cilave bashkohen me valët e detit, pranë tokës së histërve - Cisa. Pularia e Apsyrtidet, të quajtura kështu prej grekëve nga vëllai i Medesë që u vra këtu. Pranë tyre janë ata që quhen Elektride ku del qelibari, të cilin ata /grekët/ e quajnë elektron, gjë që tregon se sa pak besim meritojnë grekët; mbasi nuk dihet se cilët ishuj kanë qenë quajtur kështu. Përballë Jaderit është Lisa dhe ata që kam përmendur më larg. Përballë liburnëve janë disa ishuj që quhen Krate, pastaj ato Liburnike edhe Keladuset që nuk janë më pak në numër, përballë Tragurit Bova dhe Bratja e famshme për dhitë e saja, Isa, që gëzon të drejtën romake bashkë me qytetin Far. Kerkyra e mbiquajtur Melaena, me qytetin e fortifikuar të knidëve, larg njëzet e pesë mijë hapa; ndërmjet Kerkyrës dhe Ilirisë, Melita, nga i cili ishull vjen, sipas Kalimahut, emri i qenve melitas, pesëmbëdhjetë mijë hapa më larg, tre ishuj Elafite. Në detin Jon, tre mijë hapa nga Oriku, gjendet ishulli i Sasonit i përmendur si qendër piratësh.

info@balkancultureheritage.com