Më i guximshmi nga qentë është qeni molos, meqenëse edhe burrat /molosë/ janë të tillë.
Stërqokat i quajnë të dobishme edhe thesalët, edhe ilirët, edhe lemnasit dhe përgatisin për to ushqim publik, meqenëse zhdukin vezët dhe pengojnë shtimin e karkalecav e të cilët u shkaktojnë dëme prodhimeve bujqësore.
Thuhet se lopët epirote japin shumë qumësht dhe dhitë e Skyrës japin qumësht me bollëk, sa asnjë dhi tjetër.