Në të vërtetë përderisa vazhdonte murtaja ai /Mark Aureli/ i bëri nderimet e duhura perëndive me kujdesin më të madh dhe skllevërit i përgatiti për luftë në atë mënyrë siç ishte vepruar në luftën punike; ai i quajti vullnetarë sipas shembullit të volonëve. Armatosi edhe gladiatorët, të cilët i quajti të denjë. Bëri ushtarë edhe latronët e Dalmatisë dhe të Dardanisë. Armatosi edhe diokmitët dhe rekrutoi germanë kundër germanëve. Përveç kësaj me kujdes të madh përgatiti legjionet për luftën germane dhe markomane.