Libri IV
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri IV

Akuilea, që është nga të gjitha qytetet e këtij vendi, më afër fundit të gjirit, ka qenë ndërtuar prej romakëve për të përmbajtur barbarët, që banonin më lart. Anijet e ngarkesës arrijnë në këtë vend nëpër Natiso, duke kaluar një largësi prej më tepër se gjashtëdhjetë stade. Kjo është qendra e tregëtisë së romakëve me ata popuj ilirë, që janë pranë Istrit. Këta të fundit eksportojnë verë, që e mbajnë në enë druri, të cilat i transportojnë me qerre; dhe përveç kësaj peshk të kripur dhe vaj: të parët /romakët/ u sillnin skllevër, kafshë dhelëkura...

Sa për pellazgët, pothuaj të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër i përhapur në gjithë Helladën e sidomos në vendin e eolëve afër Thesalisë. Por sipas Eforit ishin me prejardhje nga Arkadia, të dhënë pas jetës luftarake, të cilët duke u shtuar nga ata që morën anën e tyre dhe të cilëve ata u dhanë emrin e tyre, u bënë të famshëm edhe ndër helenët, edhe në gjithë vendet ku vajtën. Me të vërtetë, shohim pellazgë të vendosur në Kretë, sikurse na dëshmon Homeri, duke i vënë në gojë Odiseut këto fjalë, që ai i thotë Penelopës:

Në këtë ishull ku banojnë ahejt, cteokrctët trima, kydonët, dorët trcfish dhe pellazgët hyjnorë, secili ka gjuhën e tij.

Për më tepër Thesalia, e cila gjendet midis grykës së Pcneit dhc Termopyleve dhe shtrihet gjer në malet e Pindit, quhet Argo pellazgjik, sepse pellazgët dikur këtu qenë zotër; dhe vetë poeti /Homeri/ Zeusin e Dodonës e quan pellazgjik: "Zeusi i lartë pellazgjik i Dodonës". Shumë autorë të vjetër edhe fiset epirote i kanë quajtur pellazgjike, sepse ata shtriheshin deri atje /në Epir/. Dhe me që këta autorë lë vjctër kanë cilësuar si pellazgë një numër të madh heronjsh, autorët e mëvonshëm, gjithashtu u kanë dhënë emrin pellazg fiseve, që kishin udhëheqësa këta heronj: kështu është quajtur pellazgjik ishulli Lesbo dhe kështu Homeri i quan pellazgë fiset kufitare me kilikët në Trojë. "Hipothou i udhëhoqi këto fise pellazgësh, nga të cilët disa banonin në Larisën pjellore". Efori, kur mendonte se pellazgët ishin me prejardhje nga Arkadia, pason Hesiodin, që na thotë: "Nga i biri i Pellazgut, nga hyjnori Lykaon lindën gjashtë fëmijë". Por Eskili në "Iketidet" dhe "Danaidet" thotë se raca e pellazgëve kishte dalë nga Argo pranë Mykenës. Efori pretendon, gjithashtu, se Peloponezi mbante dikur emrin Pellazgia dhe Euripidi në "Arhelau" thotë: "Danau, i ati i pesëdhjetë vajzave, si erdhi në Argo, u vendos në qytelin Inah dhe urdhëroi që pellazgët të linin emrin e tyre të vjetër dhe paskëtaj të quheshin danaj". Sipas Antiklidit, pellazgët qenë të parët, që populluan ishujt Lemno e Imbro dhe disa prej tyre kaluan në Itali me Tyrrenin, të birin e Atyut. Më në fund, po t'u besojmë autorëve të Atideve, ka pasur pellazgë, që kanë banuar në Athinë dhe për shkak se këta popuj, duke u endur në të gjithë anët shkonin me grupe në vende të ndryshme si disa zogj; banorët vendas të Atikës i quajtën me emrin "Pelargë".

Nga Kosoni deri në Graviski janë treqind stade; dhe midis këtyre dy qyteteve gjendet vendi i quajtur Regis-Villa. Ky vend thuhet se ka qenë dikur qendra e mbretit të pellazgëve, Maleo, i cili, siç thonë, pasi sundoi një kohë mbi pellazgët e kësaj krahine, la Italinë për të kaluar me ta në Athinë. Këta pellazgë janë të një fisi me ata që banojnë në Agyla.

info@balkancultureheritage.com