Libri IV
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri IV

Epiri i marë në përgjithësi fillon tek malet Keraune. Ai përfshin në fillim kaonët, prej nga vjen emri Kaoni, thesprotët, antigonasit, vendin Aom me gazrat e këqija për zogjtë, kestrinët, perrebejt, tek të cilët është Pindi, kasopët, dryopët, selët, helopët, molosët ku ndodhet tempulli i Zeusit të Dodonës, i përmendur për orakullin e tij, mali Talarn me njëqind burimet që gurgullojnë në këmbët e tij, mal i lavdëruar nga Teopompi.

Epiri i vërtetë, duke u zgjatur në drejtim të Magnezisë e të Maqedonisë, ka në shpinë të tij dasaretët, fis i lirë që përmendëm më sipër, dhe dardanët, fts i egër; në krahun e majtë të dardanëve shtrihen tribalët dhe fiset e Myzisë... Në bregdetin e Epirit kështjella e Himerës, mbi malet e Akrokeraunit. Nën të burimi i Ujit Mbretëror, fortesa Meandria, Kestria. Thyami, lum i Thesprotisë; Buthroti koloni; Gjiri i Ambrakisë, kaq i përmendur një pellg i gjerë uji që ka tridhjetë e shtatë mijë hapa gjatësi dhe pesëmbëdhjetë mijë hapa gjerësi dhe që lidhet me detin me anë të një gryke të ngushtë prej pesëqind hapash. Këtu derdhet lumi Aheron, i cili mbasi lë liqenin Aherusia në Thesproti, prej ku del, ka një gjatësi prej tridhjetë e pesë mijë këmbë dhe një urë prej një mijë këmbë, e admirueshme për njerëzit që duan shumë vendin e tyre; brenda në gji ndodhet qyteti i Ambrakisë; Afa dhe Aratthi janë lumenj të molosëve; gjithashtu qyteti Anaktor dhe vendi që quhet Pandosi.

Peloponezin e quanin më parë Apia dhe Pelasgia, është një gadishull...

Brendinë e Peloponezit e mbulon në pjesën më të madhe Arkadia, e cila më parë quhej Drymode dhe pastaj Pelasgis.

Vjen pastaj Haimonia, që ka ndryshuar shpesh emrin duke u quajtur Pelasgis dhe Argo Pelasgjike, Hellas, gjithashtu Thesali e Dryopide, që të gjithë emra të dhënë nga mbretër.

Më tej vjen Maqedonia, që përfshin njëqind e pesëdhjetë fise. Ajo ka qenë e përmendur nga dy mbretër dhe për ngritjen dikur të perandorisë në tokat e pushtuara prej saj; ajo quhej më parë Emathia. Shtrihet në drejtim të fiseve epirote dhe në shpinë të Magnezisë e Thesalisë; i binin më qafë dardanët. Nga ana e veriut Paionia dhe Pelagonia e mbrojnë kundër tribalëve. Qytetet e saj janë: Egea ku varrosnin mbretërit, Beroea dhe në krahinën që quhet Pieria, nga një pyll, Egini. Në bregdet Heraklea, lumi Apilas, fortesat Pydna, Alori, lumi Haliakmon. Në brendi aloritët, valejt, fylakejt, kyrestët, tyrisejt, kolonia Pela, fortesa Stobi me të drejtën romake, pastaj Antigoneia, Europi mbi lumin Aksi, një tjetër me këtë emër, nëpër të cilin kalon lumi Roedia, Skydra, Eorda, Mieza, Gordynia. Pastaj në bregdet Ihna, lumi Aksi. Në këtë krah në kufi, Maqedoninë e banojnë dardanët, trerët e pierët. Duke filluar nga ky lum vijnë fiset e Paionisë, paraksiajt, eordensët, almopët, pelagonët, mygdonët, malet e Rodopit, Skopit dhe Orbelit. Më tej në krahinat që shtrihen rrëzë këtyre maleve, arethusët, antiohët, idomensët, doberët, aestreasit, alantensët, audaristët, morylët, gareskët, lynkestët, othryonejt dhe amantinët e lirë si dhe orestët, kolonia e Bylisit dhe e Diumit, Ksylopolitët, skotusejt e lirë, Heraklea e Sintikës, tymfejt e toronejt.

info@balkancultureheritage.com