Libri IV

Libri IV

Mbi disiplinën

Qëmoti romakët dhe popujt e tjerë zakonisht e ngrehnin lëmin thuajse me kasolle të shpërndara aty-këtu sipas kohorteve, pasi atëherë dinin vetëm të fortifkonin muret e qyteteve. Pirrua, mbreti i epirotëve, qe i pari që filloi ta mbante gjithë ushtrinë brenda të njëjtit lidh. Pastaj romakët. si e thyen atë ndër fushat aruzine në Malevent dhe si e shtinë në dorë lëmin e tij, panë vendosjen e atij lëmi dhe arritën pak nga pak gjer në atë që është sot në përdorim.

KonsuIIi K.

Kurioni në luftën e Dardanisë në rrethet e Dyrrahut, kur njeri nga pesë legjionet, duke ngritur krye, iu shmang shërbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndërmend të ndiqte komandantin e paarsyeshëm në një ekspeditë të vështirë e të rrezikshme, urdhëroi katër legjionet të dilnin të armatosur, të radhiteshin në formacion luftarak me armë të zhveshura. Pastaj i dha urdhër ushtarëve të legjionit kryengritës të dilnin të paarmatosur dhe të zbërthyer dhe në prani të ushtrisë së armatosur i vuri të presin kashtë. Pa u prekur deri në fund nga lutjet e këtij legjion ai u tërhoqi flamujt, u hoqi emrin dhe i shpërndau ushtarët në legjionet e tjera.

info@balkancultureheritage.com