Libri IX

Libri IX

Atamanët janë të fundit nga epirotët që morën famë; tani të tjerët nuk permenden, ata me mbretin Amynander u bene të fuqishem; keta zotëronin Oilën...

Nga të dy anët që prej Polit dhe Peneit në drejtim të viseve të brendshme jant maqedonasit. që shtrihen deri në Paioni, dhe fiset epirote...

Faqja e malit nga Maqedonia duhet quajtur veriore, ndërsa ana e kundërt jugore. Pjesa tjetër eshte ajo pertndimore, të cilën etolët, akamanei dhe amfilohet dhe prej epirotëve atamanët dhe molosët, si dhe toka e quajtur dikur e etikëve, e gjithë rreth Pindit... me perjashtim të Pelil dhe Oses...

Përsa i përket shtrirjes territoriale dhe vendeve të sunduara prej thesalëve dhe maqedonasve ata që gjendeshin pranë tyre, veçanërisht disa fise epirote me dashje ose pa dashje ishin nën sundimin e thesalëve ose të maqedonasve, si p.sh amantët, ethikët dhe talarët nën thesalët, ndërsa orestët pelagonë dhe elimiotët në maqedonasit.

Pindi është mal i madh, nga veriu ka Maqedoninë nga perëndimi perrenejt, njerëz nomadë, nga jugu dolopët, ndërsa nga lindja... ajo është e Thesalisë. Mbi vetë Pindin banonin talarët, fis molos, një pjesë prej atyre të Tomarit dhe etikët tek të cilët poeti thotë se u shpunë kentaurët prej Peirithit.

info@balkancultureheritage.com