Libri LIII
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri LIII

Pushtetin e tij personal Augusti e forcoi në ketë mënyrë në kurriz të senatit e të popullit, duke dashur megjithatë të tragohej si popullor dhe pikërisht ai mori përsipër kujdesin dhe admimstnmin e gjithë punëve shoqërore, që kërkonin një mbikqyrje të veçantë. Ai tha se nuk do të admmistrojë të gjitha provincat , bile edhe në ato raste, të cilat do t'i admmistrojë vetë, nuk do t'i zgjidhë plotësisht të gjitha çështjet admimstrative; ato më të thjeshtat që i përkasin kohës së paqes dhe nuk kanë të bëjnë me punët e luftës, ai ta kaloi senatit, kurse punët më të ndëriikuara, më delicate dhe të rrezikshme, që shkaktonin një qëndrim armiqësor tek disa fqinjë ose që mund të çonin në ndonjë tronditje seriozc në shtet, ai i mon përsipër vetë. Në dukje ai e bëri këtë mc qëlhm që senati të gëzonte pa asnjë rrezik frutet e administrimit, kurse mbi lë të binin të gjithë vështirësitë dhe rreziqet; në të vërtetë e bëri këtë që senatorët me këtë shkak të mbeteshin të çarmatosur dhe të paaftë për të luftuar, dhe që vetëm ai të ishtc i armatosur dhe të mund të mbante forca ushtarake. Prandaj ai vendosi të kalonte nën administrimin e popullit Afrikën, Numidinë, Azinë, Helladën me Epirin, Delmalinë dhe Maqedoninë, si edhe Siqelinë, Kretën së bashku me Libinë, që është afër Kyrenës dhe Bityninë së bashku me Pontin që lidhet me të, Sardën dhe Betikën, kursc në administrimin e Cezarit mbetën pjesa tjetër e Iberisë pas Tarrakonës, Lusitania dhe gjithë galatët; narbonezët, lugdunasit, akuitanët dhe keltët, si ata vetë, ashtu edhe kolonët e tyre; sepse disa keltë, të cilët tani i quajmë germanë, duke zënë gjithë Keltikën gjatë lumit Ren, i kanë dhënë asaj emrin Germania, si asaj në rrjedhjen e poshtme deri te oqeani Britanik. Po kështu i mbetën edhe Siria e quajtur Koile Siria , Fenikia, Kilikia, Kyprua dhe Egypti. Më vonë ai kaloi në administrim të popullit Kypriot dhe Galinë narboneze, kurse mori për vete në vend të tyre Delmatinë. Kjo masë u mor pastaj edhe për provincat e tjera, siç do të dalë nga tregimi i mëposhtëm. Këtu unë numrova të gjitha provincat, sepse që nga kjo kohë ai filloi të administrojë çdo provincë më vete, kurse më parë, dhe për një kohë të gjatë, ato administroheshin nga dy e nga tre së bashku. Të tjerat unë nuk i përmenda, sepse disa prej tyre u bashkuan më vonë, kurse të tjerat edhe nëqoftëse ishin atëherë në përbërjen e shtetit romak, nuk administroheshin nga romakët, por ose u ishte dhënë autonomia, ose administroheshin nga pushteti mbretëror /vendas/; kurse të gjitha provincat që ranë nën pushtetin e Romës, pas kësaj u gjendën nën administrimin e atij që kishte në dorë gjithmonë pushtetin.

Kështu u nda administrimi i të gjithë provincave...

info@balkancultureheritage.com