Pse quhen liburne
Në kohë të ndryshme ka pasur shumë provinca që ishin shumë të fuqishme në det dhe për këtë arsye ka pasur dhe lloje të ndryshme anijesh. Por kur Antoni u mund nga Augusti në betejën e Aktit me ndihmën e anijeve libume, u bë e qartë me provën e një lufte kaq të madhe, se anijet libume ishin më të përshtatshme se të tjerat. Prandaj perandorët romakë e ndërtuan flotën e tyre me anije të ngjashme, duke marrë edhe emrin e tyre. Ja përse anijet e luftës ndërtohen tani në të njëjtin model dhe quhen libume, sipas emrit Libumia, që është pjesë e Dalmatisë me kryeqendër qytetin Jadertina.
Mbi përmasat e liburneve
Përsa i përket madhësisë, liburnet më të vogla kanë nga një sërë lopatash secila, pak më të mëdhatë nga dy dhe ato me përmasa më të përshtatshme kanë nga tri ose katër e nganjëherë nga pesë sërë lopatash. Kjo nuk duhet të na duket kaq e madhe, kur na kumtohet se gjatë luftës së Aktit sulmuan anije më të mëdha që ishin me gjashtë sërë lopatash ose më tepër...