Ishulli Lesbo dikur ka qenë banuar prej shumë racash të ardhura këtu nëpërmjet shumë imigracionesh. Ai ishte i shkretë, kur u vendosën për të parën herë pellazgët dhe ja se si: Ksanthi i biri i Triopit, mbretit të pellazgëve, i dalë nga Argo, pushtoi një pjesë të Lykisë, u vendos në fillim atje dhe mbretëroi mbi pellazgët, që kishte sjellë me vete. Më vonë kaloi në ishullin Lesbo, e ndau tokën ndërmjet njerëzve të tij dhe e ndryshuan emrin Isa, që mbante më parë ishulli, duke e emëruar Pellazgia simbas emrit të banorëve. Shtatë breza më vonë, përmbysja e Deukalionit që shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve, bëri që për shkak të ujërave të shumta të shkretohet edhe Lesbo.