Libri V
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri V

Atëherë Cezari dhe Antoni e ndanë midis tyre gjithë shtetin romak, duke caktuar si kufi qytetin e Ilirisë, Skodrën3), e cila duket se ndodhej pikërisht në mes të gjirit Jon. Antoni do të merrte gjithë popujt e ishujt që ndodheshin nga lindja deri te lumi Eufrat, kurse Cezari ato nga ana e perëndimit deri te oqeani...

Pas kësaj Cezari u nis për në Keltikë, ku vazhdonin trazirat, kurse Antoni kundër parthëve. Kur senati me anë të votimit aprovoi gjithçka që ai kishte bërë dhe kishte ndërmend të ndërmerrte, Antoni dërgoi kudo legatë dhe rregulloi çdo gjë sipas qëllimeve të tij... Kështu në vende të ndryshme vuri mbretërit që i pëlqenin, me kusht që ata t'i paguanin tributin... Ushtrinë, që do të dimëronte bashkë me të, me qëllim që ta pasuronte dhe njëkohësisht ta stërviste, ai e dërgoi kundër parthinëve, fis ilir pranë Epidamnit, që ishte treguar përkrahës i Brutit, të tjerët kundër dardanëve, gjithashtu fis ilir, që invadonte vazhdimisht Maqedoninë, të tretët i urdhëroi të qëndronin në Epir me qëllim që Antoni, i cili kishte ndërmend të dimëronte në Athinë, t'i kishte rreth vetes.

Pompeu i dha fund jetës, Antoni filloi një fushatë të re kundër Armenisë, Cezari kundër ilirëve, që grabitnin Italinë. Disa prej tyre nuk iu nënshtruan kurrë romakëve, disa të tjerë u shkëputën gjatë luftës civile. Për shkak se historinë ilire nuk e njoh mirë dhe nga madhësia ajo nuk mund të përbëjë objekt të një studimi të veçantë dhe meqenëse nuk më takoi të flas për të në një vend tjetër, m'u duk me vend të shkruaj për të së bashku me historinë e Maqedonisë, fqinjë të Ilirisë, duke filluar që nga koha kur ajo u pushtua nga romakët.

info@balkancultureheritage.com