Libri VI

Libri VI

Në kohën e konsullatës së M.EIim Lepidit e Kuint Katulit, ndërsa Sula po rregullonte e qetësonte shtetin, u ndezën luftëra të reja, një në Hispanjë, një tjetër në Pamfyli dhe Kiliki, një e tretë në Maqedoni dhe një e katërt në Dalmati...

Në Maqedoni u dërgua Ap.Klaudi mbasi mbaroi konsullatin e tij. Ai bëri luftëra të lehta me fise të ndryshme, të cilat banonin në provincën e Rodopit, dhe aty vdiq nga një sëmundje. Si pasardhës i tij u dërgua G.Skribon Kuri, mbasi mbaroi konsullatin e tij. Ai shtroi dardanët dhe u fut deri në Danub, duke merituar një triumf, dhe brenda tre vjetësh i dha fund luftës.

Në Ilirik u dërgua si prokonsul G.Koskoni . Ai nënshtroi një pjesë të madhe të Dalmatisë, pushtoi Salonën dhe si i dha fund luftës, u kthye në Romë mbas dy vjetësh.

G.Jul Cezari, i cili pastaj mori pushtetin në dorë, u bë konsull me L.Bibulin, në vitin gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre pas themelimit të Romës. lu dha me ligj Galia dhe Iliria me dhjetë legjione. Ai së pari mundi helvetët që tashti quhen sekuanë, pastaj, duke dalë fitimtar në luftëra shumë të rënda, vazhdoi udhën e tij deri në Oqeanin Britanik.

Për këtë padrejtësi, ai u nis kundër atdheut me një ushtri nga Arimini, ku kishte grumbulluar forcat e tij. Konsujt bashkë me Pompeun dhe gjithë senatin dhe me tërë fisnikët ikën nga Roma dhe erdhën në Greqi . Në Epir, Maqedoni dhe Ahe, nën udhëheqjen e Pompeut, senati u përgatit për luftë kundër Cezarit.

info@balkancultureheritage.com