Libri VI

Libri VI

Pandosia është vend i fortifikuar pranë së cilës Aleksandri Molos, gjeti vdekjen e uj. Ai u gënjye nga orakulli i Dodonës, që i tha të ruhej nga Aherom dhe Pandosia. Ai kujtoi se orakulli i tha për vendet me të njëjtin emër, që gjendeshin në Thesproti. por pikërisht ketu humbi jeën e tij. Fortesa Pandoata është në një vend me tri kodra, që i kalon afër lumi Aheron Dhe një thëme tjetër e orakulli me dy kuptime 'Pandosia. qytet mbi tri kodra, shumë njerëz do të humbasin e çoi Aleksandrin edhe në një gabim tjetër, ai kujtot se ky paralajmërim fliste për humbjen e armiqve të tij dhe jo të retën...

Arhia kur u nis per në Siqeli la Karsikratin, pinjoll i fisit të Herakliut, me një pjesë të ushtrisë në ishullin, që quhej prej tyre Skeria dhe tani Kerkyra, për të themeluar këtu një koloni, gjë që ky e zbatoi duke ndjekur liburnët, që zotëronin këtë ishull...

Një nga gabimet e tyre /tarentasve/ në politikë ishte se ushtrinë ua besuan të huajve. Kështu ata thirrën Aleksandrin Molos kundër mesapëve dhe leukanëve; më përpara kanë qenë shërbyer nga Arhidami, biri i Agesilaut, më vonë përdorën Agathoklin dhe Kleonymin, pastaj kur ata hynë në luftë me romakët iu drejtuan Pirros.

Në Brendesi njeriu mund të hipi mbi anije për të kaluar në bregun e kundërt, në dashtë në drejtim të maleve Keraune dhe brigjeve të Epirit e të Heladës, që gjenden pas këtyre maleve, në dashtë në Epidamn. Kjo rrugë e fundit është më e gjatë se tjetra, sepse është një mijë e tetëqind stade. Megjithatë këtë rrugë ë bëjnë shpesh, sepse ky qytet është vendi më i përshtatshëm për tregtinë midis popujve të Ilirisë dhe të Maqedonisë.

llirët si edhe thrakët, fqinjë më të afërt të helenëve dhe të maqedonasve, kishin përfituar nga rasti për të hyrë në luftë me Romën. Kjo luftë nuk mbaroi veçse kur të gjithë popujt këtej Istrit dhc Alyt u mundën...

info@balkancultureheritage.com