Libri VII
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri VII

Maqedonia quhej më parë Emathi , sipas emrit të Emathit, i cili qe i pari që dha shembull trimërie në këtë vend. Territori i saj rritej shumë me ngadalë dhe kufijtë e saj ishin shumë të ngushtë. Populli quhej pellazg, kurse krahina Botia. Por me kalimin e kohës, në saje të guximit të mbretërve dhe energjisë së popullit, Emathia, pasi nënshtroi në fillim fqinjët e saj, dhe më vonë dhe shumë fise e popuj të tjerë, u zgjerua deri në kufijtë më të largët lindorë. Në Paioni, që është tani një pjesë e Maqedonisë, thonë se ka sunduar Telegoni, i ati i Asteropeut, emri i të cilit ka arritur deri tek ne midis emrave të mbrojtësve më të lavdishëm të qytetit /Trojë/ në kohën e luftës trojane. Në anën tjetër, në Evropë, ishte mbret Europi. Por papritur erdhën në Emathi Karani me shumë grekë, i cili ishte lejuar nga orakulli që të kërkonte në Maqedoni vend për t'u vendosur.

Pas Karanit sundoi Perdika. Edhe jeta e tij ka qenë e lavdishme dhe e përmendur porosia e tij para vdekjes, që i ngjan fjalëve të një orakulli. Dhe pikërisht, kur po vdiste, në moshë shumë të thyer, ai i tregoi të birit, Argeut, vendin ku dëshironte të varrosej. Ai urdhëroi që po këtu të varrosen pasardhësit e tij dhe paralajmëroi se sa kohë që pasardhësit e tij do të varrosen këtu, fisi i tij do ta ruajë pushtetin mbretëror. Ata, duke i besuar kësaj legjende, mendojnë se fisi i Perdikës u shua me Aleksandrin, sepse ai ndërroi vendin e varrezës mbretërore. Argeu, i cili sundoi me butësi dhe gëzonte dashurinë e popullit, la si pasardhës Filipin, i cili përpara vdekjes së tij të parakohshme caktoi si pasardhës Aeropin që ishte akoma i mitur. Por në këtë kohë maqedonasit ishin në luftëra të pandërprera me thrakët dhe ilirët. Të kalitur në këto lufta, si në stërvitje të përditshme ushtarake, maqedonasit u kallnin frikën fqinjëve me lavdinë e trimërisë së tyre. Dhe ja tani që në Maqedoni mbret ishte një i mitur, ilirët vendosën të shfrytëzonin rastin dhe u hapën luftë maqedonasve. Pasi u mundën /në një betejëj ata /maqedonasit/ morën me vete mbretin në djep, e vunë mbas rreshtave të ushtrisë dhe rifilluan luftën, duke menduar se kishin humbur, sepse kishin luftuar jo para syve të mbretit të tyre, kurse tani do të fitonin sepse besimi do ta forconte vullnetin për fitore. Në të njëjtën kohë u vinte edhe keq për fëmijën, i cili siç u dukej atyre, për fajin e tyre do të kthehej nga mbret në rob, në qoftë se ata do të mundeshin. Dhe kështu, duke e rifilluar luftën, ata i thyen ilirët pa një përleshje të ashpër dhe u treguan armiqve se në luftën e parë, maqedonasve, nuk u mungonte burrëria, por mbreti.

Pasardhësi i Aeropit ishte Amynta...

... Edhe Amynta luftoi me ilirët e olynthasit.

Në fillim të sundimit të tij Aleksandri mundi të shpëtojë nga luftërat me ilirët, pasi u mor vesh me ta për sasinë e tributit që do t'u paguante dhe si u dha peng vëllanë e tij, Filipin

Kur /Filipi/ mori pushtetin , të gjithëve filluan t'u ngjallen shpresa të mëdha, si për shkak të cilësive të tij të ralla, të cilat tregonin për një njeri të madh, ashtu edhe pse një profeci e vjetër thoshte se gjatë sundimit të njërit prej bijve të Amyntës, mbretëria maqedonase do të lulëzojë. Në fillim të sundimit të tij, këtë djalë të ri e mundonin shumë mendime; vrasja kriminale e vëllezërve, armiqtë e shumtë, frika nga intrigat dhe varfërimi i mbretërisë së cfilitur në luftërat e vazhdueshme. Popuj të shumtë u sulën nga të gjitha anët dhe në të njëjtën kohë kundër Maqedonisë, sikur të kishin bërë kundër saj një komplot. Meqenëse nuk mund t'ua dilte të gjithëve pëmjëherë, Filipi vendosi të çlirohej prej tyre veçmas; disa nga armiqtë ai i qetësoi duke lidhur me ta marrëveshje, të tjerëve u dha të holla, më të dobëtit i sulmoi dhe me këtë u dha zemër ushtarëve të demoralizuar, kurse armiqtë i detyroi të ndryshojnë qëndrimin e tyre përbuzës ndaj tij. Para së gjithash ai luftoi me athinasit, i mundi ata me dinakëri dhe megjithëse mund t'i vriste që të gjithë, nuk i preku as nuk u mori tribut, nga frika se mos shkaktonte ndonjë luftë më të tmerrshme. Pas kësaj Filipi u hodh në Iliri dhe vrau këtu me mijëra armiq. Prej këndej ai sulmoi papritur Thesalinë, ku nuk e prisnin fare luftën dhe i sulmoi jo për të bërë plaçkë, por se kishte dëshirë të madhe të bashkonte me ushtrinë e vet kalorësinë e fuqishme thesale; këtu ai mori qytetin e përmendur Larisa dhe krijoi një ushtri të bashkuar e të pathyeshme me njësi këmbësorësh e kalorësie. Pasi punët i shkonin mbarë, ai u martua me Olympinë, bijën e Neoptolemit, mbret të molosëve. E bëri këtë krushqi tutori i vajzës, kushëriri i parë i saj nga babai, mbreti i molosëve Arryba, që ishte martuar me motrën e Olympisë, Troan. Për Arrybën kjo u bë shkaku i rënies dhe i gjithë fatkeqësive të tij. Arryba mendonte se në saje të krushqisë me Filipin do ta rriste shtetin e tij, por po nga ky Filip ai humbi mbretërinë e tij dhe u plak në mërgim.

Pasi i pruri punët deri këtu, Filipin nuk e kënaqte më mbrojtja nga sulmet e armiqve dhe filloi vetë të sulmojë të tjerët.

info@balkancultureheritage.com