Libri VIII

Libri VIII

Si u dha urdhëri për t'u nisur, të ncsërmen u bë një darkë, ku mbreti , mbasi kishte pirë shumë, filloi të lëvdohej për trimëritë e tij duke u bërë i mërzitshëm edhe për ata që e dinin se thoshte të vërtetën. Më pleqtë megjithatë heshtën deri atëherë kur ai filloi të përflasë veprat e Filipit dhe të thoshte se fitorja e famshme e Keronesë ishte vepër e tij dhe se lavdia e një veprimi kaq të madh i kishte humbur nga zemërngushtësia dhe zilia e të atit; se gjatë grindjes që kishte ndodhur midis ushtarëve maqedonas dhe mercenarëve grekë, Filipi i dobësuar nga plaga që kishte marrë në këtë rrëmujë, ishte shtrirë për tokë dhe nuk kishte gjetur mjet tjetër për të shpëtuar veçse të bëhej si i vdekur, kurse atëherë ai /Aleksandri/ e kishte mbuluar me mburojen e tij dhe kishte vrarë me duart e tij ata që donin të hidheshin mbi Filipin, por i ati nuk kishte dashur kurrë ta pranonte këtë me zemër të hapët dhe i vinte keq që i detyronte jetën të birit. Edhe ekspeditën kundër ilirëve ai e kishte bërë vetë dhe për fitoren e vënien në ikje të armiqve /Filipi/ mësoi nga letrat e tij, ndërsa vetë Filipi nuk kishte marrë pjesë fare në të...

info@balkancultureheritage.com