Libri VIII

Libri VIII

Thuhet se gjedhët e Indisë kanë lartësinë e deveve; brirët e tyre arrijnë një gjerësi prej katër këmbësh. Në hemisferën tonë gjedhët epirote lëvdohen së tepërmi. Kjo racë, sikurse thonë, i detyrohet kujdesit të Pirros; ai ia arriti kësaj duke mos lejuar ndërzimin e femrave para se të mbushnin katër vjeç. Kështu pra, ato u rritën shumë dhe nga kjo racë kanë mbetur edhe sot e kësaj dite. Por tani kërkohet një ndërzim njëvjeçar ose të paktën mbasi të kenë mbushur dy vjet, ndërsa demat duhet të jenë katër vjeç. Disa nga demat brenda një viti bëjnë deri në dhjetë ndërzime. Thuhet se në rast se mbas ndërzimit demi merr rrugën nga e djathta, del mashkull; femër kur ai shkon nga e majta. Mbarsja bëhet me një ndërzim të vetëm; nëqoftëse takon të mos mbarset, lopa kthehet mbas 20 ditësh edhe një herë tek demi. Lopët pjellin në muajin e dhjetë. Viçi që lind para kësaj kohe nuk ngrihet dot në këmbë.

Leshi i Histrisë dhe Liburnisë i pëmgjan më tepër flokut; ai nuk mund të shërbejë për thurjen e rrobeve me fije të gjata, sikurse edhe leshi i Salacisë në Lusitani.

info@balkancultureheritage.com