Libri VIII

Libri VIII

Pasi i rregulloi punët dhe vendosi rendin në Maqedoni, Filipi pushtoi, me anë të djallëzisë dhe dinakërisë, tokat e dardanëve dhe të fiqnjëve të tjerë; por edhe njerëzit e tij më të afërm nuk i mëshiroi; kështu ai vendosi të rrëzojë nga froni mbretin e Epirit Arrybën, që kishte lidhje të ngushta farefisnie me gruan e Filipit, Olympinë, kurse Aleksandrin, thjeshtrin e Arrybës, vëllanë e gruas së vet, Olympisë djalë i ri e me karakter të pastër, Filipi e thirri në Maqedoni, gjoja me kërkesën e motrës së tij. Ai përdori të gjitha mjetet për ta përzier në veprimet e tij të këqija herë duke i premtuar kurorën mbretërore, herë duke iu shitur se e donte; Filipi mendonte se më vonë Aleksandri do t'i bindej plotësisht, qoftë prej turpit, qoftë i shtyrë nga ndjenja e mirënjohjes për të mirën /e premtuar/ d.m.th. pushtetin mbretëror. Prandaj, kur Aleksandri mbushi njëzet vjeç, Filipi, me gjithë moshën e tij të njomë, i dha atij mbretërinë që ia kishte rrëmbyer Arrybës, duke kryer kështu një krim ndaj të dyve.

Sepe ndaj atij që i rrëmbeu fronin ai shkeli zakonin e farefisnisë, kurse atë, të cilit i dha mbretërinë, e korruptoi para se ta bënte mbret.

info@balkancultureheritage.com