Mbas tyre pushtetin e mori Deci i lindur në Budalie, në Panoninë e Ulët. Ai shtypi luftën civile që plasi në Gali. E bëri të birin e ti cezar . Ndërtoi një banjë në Romë. Mbasi ai dhe i biri i tij sunduan dy vjet, që të dy u vranë në tokën barbare . I ati e meritoi të hyjnizohet. Galieni, megjithëse i ri, u bë perandor, në fillim sundoi i lumtur, pastaj mirë, kurse në fund me humbje... Atëherë humbi provinca Dake, që qe krijuar nga Trajani përtej Danubit. Greqia, Maqedonia, Ponti dhe Azia u shkretuan nga gotët. Panonia u plaçkit nga sarmatët dhe kuadët. Gemanët u futën deri në provincat Hispanike dhe pushtuan qytetin e njohur Tarakon. Parthët pushtuan Mesopotaminë dhe filluan të kenë kërkesa mbi Sirinë.
Ndërkaq Galieni u vra së bashku me vëllanë e tij në Mediolan, në vitin e nëntë të sundimit të tij. Pas tij erdhi Klaudi, i zgjedhur nga ushtarët dhe i emëruar nga senati perandor. Ai i mundi në një betejë të madhe gotët, të cilët shkretuan Ilirikun dhe Maqedoninë. Ai qe kursimtar, i matur, burrë i drejtë dhe i përshtatshëm për të drejtuar shtetin, por vdiq nga sëmundja mbas dy vjetësh sundimi. Qe shpallur "hyjnor". Senati e vlerësoi atë me një nder të madh, duke urdhëruar që të vendoset një bust në kurie edhe një shtatore e artë në Kapitol.
Mbas tij /Klaudit/ e mori sundimin Aureliani, i lindur në Dakinë Ripense. Ai qe ushtarak i zoti, porse me një shpirt jo të qetë, dhe i prirar për mizori.
Aureliani e rrethoi qytetin e Romës me mure akoma më të forta. Ndërtoi tempullin e Diellit, në të cilin vendosi një sasi të pamasë ari dhe gurësh të çmuar. Ai la provincën e Dakisë, që Trajani e pati krijuar përtej Danubit, pasi e humbi shpresën se mund ta mbante, meqenëse i gjithë Iliriku dhe Myzia, qenë shkretuar. Duke i tërhequr romakët nga qytetet dhe fushat e Dakisë, ai i vendosi në mes të Myzisë dhe e quajti këtë krahinë Daki . Tani ajo ndan dy Myzitë dhe është në të djathtë të rrjedhës së Danubit, kurse më parë ishte në të majtë. Ai u vra nga mashtrimi i një skllavi të tij, i cili, duke imituar shkrimin e tij, përpiloi një listë të rreme për disa ushtarë, shokë të tij, të cilët gjoja Aureliani përgatitej t'i vriste, dhe ua dërgoi atyre. Dhe kështu, që t'i dilnin punës përpara, ata e vranë gjatë udhëtimit të tij në migën e vjetër midis Konstantinopolit dhe Heraklesë. Vendi quhet Kenofrurion. Por vdekja e tij nuk mbeti pa u hakmarrë. Dhe ai, gjithashtu, meritoi të hyjnizohet.
/Probi/ u lejoi galëve dhe panonëve që të mbajnë vreshta, dhe me ndihmën e ushtrisë mbolli me hardhi malin Alma, pranë Sirmit, dhe Aureun, pranë Myzisë së Sipërme, dhe ua dha provincialëve që t’i kultivojnë... Por ai u vra në Sirm gjatë një kryengritjeje ushtarësh, në një kullë hekuri.
Dhe kështu, kur në të gjithë botën gjendja ishte e ngatënuar, kur Karausi ngriti krye në Britani, Akili në Egjipt, kuinku egentianët kërcënonin Afrikën, Narseu luftonte kundër provincave lindore, atëherë Diokletiani e bëri Maksimian Herkulin nga cezar august, kurse Konstantinin dhe Maksimianin — cezarë. Konstanti, siç thuhet, qe nip nga motra e Klaudit, kurse Maksimian Galeri lindi në Daki, jo larg nga Serdika.
Dhe kështu, pasi u mund , /Galer Maksimiani/ u drejtua tek Diokletiani. Thonë se kur e ndeshi në rrugë, Diokletiani e priti aq me kryelartësi, saqë ai, edhe pse i veshur me rroba të purpurta, ngiste disa mile pas karrocës. Por menjëherë, pasi mblodhi ushtri nga Iliriku dhe Myzia, ai përsëri nisi luftën në Armeni me Narseun, gjyshin e Hormisdës, dhe Saporin, dhe këtë me një sukses të madh dhe me një pjekuri jo më të vogël, gjithashtu edhe me guxim...
Dhe pastaj /Diokletiani dhe Maksimiani/ ndërmorën, së bashku dhe me guxim, disa luftime dhe pasi nënshtruan karpët dhe bastamët dhe mundën sarmatët, vendosën në krahinat romake një numër të madh robërish të zënë nga këta popuj.