Libri XII
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri XII

Kur po ndodhnin këto, shpërtheu në Helladë lufta e quajtur e Korintit, për shkaqet që do t'i bëjmë të ditura. Epidamnasit, të vendosur në bregdetin e Adrias, ishin një koloni e korkyrasve dhe e korintasve. Në mes të tyre kishin shpërthyer mosmarrëveshje. Ata që fituan dënuan me dëbim shumë kundërshtarë. Të dëbuarit u mblodhën dhe si u bashkuan me ilirët, u drejtuan kundër Epidamnit. Ata filluan luftën së bashku me një ushtri të madhe barbare, pushtuan tokat e armikut ndërsa qytetin e rrethuan. Në pamundësi t'i bënin ballë këtij sulmi, epidamnasit dërguan delegatë në Korkyrë për të kërkuar mbrojtjen e korkyrasve, nga të cilët e kishin prejardhjen. Por kur këta nuk u dhanë ndihmën, ata iu drejtuan korintasve, lidhën me ta aleancë dhe e shpallën Korintin si metropolin e tyre të vetëm; në të njëjtën kohë kërkuan kolonistë të rinj. Të shtyrë nga dhëmshuria për epidamnasit dhe nga mëria kundër korkyrasve, të cilët ishin të vetmit nga të gjitha kolonitë, që nuk i kishin dërguar metropolit flitë e zakonshme, korintasit vendosën t'u shkojnë në ndihmë epidamnasve. Si njedhim ata nisën disa kolonistë për në Epidamn dhe ia besuan ruajtjen e qytetit një gamizoni të fortë. Të zemëruar nga kjo, korkyrasit dërguan pesëdhjetë anije me tri sërë lopatash të komanduara nga një strateg. Ky me t'u afruar qytetit dërgoi urdhër dhe kërkoi nga banorët të pranonin të dëbuarit; në të njëjtën kohë u dërguan lajmëtarë tek ushtarët e garnizonit korintas, për t'ua mbushur mendjen që t'i zgidhnin çështjet e kolonisë me anë bisedimesh dhe jo me armë. Korintasit nuk e pranuan këtë propozim. Të dy palët filluan të përgatiten për luftë; mblodhën fuqi detare të konsiderueshme dhe u kujdesën për aleatë. Ky ishte shkaku i luftës së quajtur korintike.

Në Helladë korinthasit ishin në luftë me korkyrasit. Të dy palët ndërluftuese, pasi kishin përqëndruar forcat e tyre detare, po përgatiteshin për një betejë në det. Korintasit me shtatëdhjetë anije të pajisura mirë e sulmuan flotën armike. Korkyrasit që u vunë përballë tetëdhjetë anije me tri sërë lopatash mbetën fitimtarë. Ata arritën të pushtojnë Epidamnin, vranë gjithë robërit, me pëijashtim të korintasve që i vunë në pranga dhe i futën në burg. Të dëshpëruar nga humbja e tyre, korintasit u tërhoqën në Peloponez. Duke mbetur zotër të detit në këto anë korkyrasit u derdhën kundër aleatëve të korintasve dhe shkretuan tokat e tyre.

info@balkancultureheritage.com