Apolloniatët banojnë në një qytet fqinj me Epidamnin, në gjirin e Jonit. Dhe afër saj /Apollonisë/ ka asfalt që nxirret duke gërmuar dhe pisë që del nga toka, po ashtu si shumë burime uji. Dhe flitet se jo larg është një zjarr i përjetshëm. Vendi që digjet është i vogël; ai nuk zë një hapësirë të madhe dhe ka një rreth të ngushtë; mban erë squfuri dhe çemçekëzi dhe rreth tij ka bimë që lulëzojnë plotësisht dhe gjelbërim dhe zjarri, që del me vrull aty pranë, nuk dëmton aspak mbirjen e bimëve as gjelbërimin. Zjarri digjet natë e ditë dhe s'kishte pushuar kurrë, siç thonë apolloniatët, para luftës që u ndodhi atyre me ilirët.
Apolloniatët i dëbonin të huajt sipas ligjit të lakedemonëve, kurse epidamnasit, atij që dëshironte, i jepnin të drejtë të vinte në qytet edhe të banonte.