Filipi martohej gjithmonë në kohë lufte. Gjatë sundimit të tij 22 vjeçar ai u martua sikurse thotë Satyri në veprën e tij "Jeta e Filipit", së pari me iliren Audata, dhe pati me të të bijën Kynën. Filipi mori si prikë edhe mbretërinë e molosëve, kur u martua me Olympinë, e cila i lindi Aleksandrin dhe Kleopatrën... Mbas gjithë këtyre martesave u martua më në fund me dashuri me Kleopatrën, të motrën e Hipostratit dhe mbesën e Atalit. Këtë e mori për grua krahas Olympisë. Por kjo /martesë/ ia shkatërroi jetën, mbasi menjëherë mbas dasmës Atali tha: "Tani padyshim do të lindin mbretër të vërtetë dhe jo dobiça". Aleksandri kur i dëgjoi këto, dërgoi tek Atali kupën që mbante në duart e veta dhe pastaj Atali ia ktheu në të njëjtën mënyrë. Olympia atëherë shkoi tek molosët, kurse Aleksandri tek ilirët.
Duri, nga Samo, thotë se u bë edhe lufta e parë ndërmjet dy grave: Olympisë e Eurydikes. Në këtë luftë ajo u lëshua në mënyrën më bakhike, me daulle, kurse Eurydika ishte armatosur maqedonçe, duke qenë ushtruar në punë të luftës prej Kynës me prejardhje ilire.
623d 27 Quhen datat ata që e kanë kërcimin më të thjeshtë, më të ngadalshëm dhe më të ndryshueshëm, si kërcimi jambik molos...