Libri XIII
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri XIII

Fitoi mendimi i Perdikës dhe me të u bashkuan edhe të tjerët. Kështu u vendos të pritej lindja e Roksanës dhe në qoftë se do të ishte djalë, t'i jepeshin atij si tutorë Leonati, Perdika, Krateri dhe Antipatri; që të gjithë u betuan menjëherë se do t'u binden këtyre tutorëve.

Ndërsa kalorësit u bashkuan me këtë vendim, këmbësorët ishin të zemëruar që nuk i thirrën të mermin pjesë në këtë mbledhje; ata shpallën mbret Arideun, vëllanë e Aleksandrit, zgjodhën nga radhët e tyre gardën e mbretit dhe i urdhëruan atij të quhet sipas emrit të të atit Filip. Kur u thanë për këtë kalorësve, ata dërguan tek këmbësorët dy komandantët e tyre, Meleagrin dhe Atalin, për t'i qetësuar...

Pastaj edhe me kalorësit u arrit një marrëveshje dhe ata pranuan të njohin si mbret Arideun. Një pjesë e shtetit iu caktua edhe të birit të Aleksandrit, po qe se do të lindte. Të gjitha këto bisedime u zhvilluan rreth trupit të Aleksandrit, që ishte vendosur midis një salle, në mënyrë që me madhështinë e tij mbretërore të ishte, si të thuash, dëshmitar i gjithë këtyre vendimeve. Kur të gjitha këto vendime u pranuan, në krye të Maqedonisë e të Greqisë u vu Antipatri; administrimi i arkës mbretërore iu la Kraterit, kujdesi për lëmet, ushtrinë dhe mbretërit iu besuan Melegrit dhe Perdikës. Pastaj /Perdika/ ndau midis komandantëve kryesorë provincat, me qëllim që t'i largonte rivalët dhe që ata, në të njëjtën kohë, ta quanin këtë si një dhuratë të tij. Egjiptin me një pjesë të Afrikës dhe Arabisë, i pari e mori Ptolemeu, të cilin Aleksandri, për trimëri, e kishte bërë nga ushtar i thjeshtë komandant. Si ndihmës për administrimin e provincave atij i dhanë Kleomenin që kishte ndërtuar Aleksandrinë. Krahinën fqinje, Sirinë, e mori Laomedoni prej Mytilene, Kilikinë - Filota. Uiri Pito u vu në krye të Medisë së Madhe, Artopati, vjehërri i Perdikës, në krye të Medisë së Vogël. Kenit iu caktua Suziana, kurse Frygia e Madhe Antigonit, birit të Filipit. Lykinë dhe Pamfilinë e mori me short Nearhu, Karinë - Kasandri, Lydinë - Menandri. Leonatit i ra Frygia e Vogël, Thrakia dhe krahinat e bregut të Detit të Zi - Lysimahut, Kapadokia me Paflagoninë - Eumenit. Kryekomandant i lëmeve u bë Seleuku, i biri i Antiohut. Në krye të gardës mbretërore u vu Kasandri, i biri i Antipatrit...

... Gjendja shqetësuese në Maqedoni e detyroi Kasandrin të kthehet nga Greqia në atdhe. Puna ishte se kur e ëma e Aleksandrit, Olympia, u nis për në Maqedoni e shoqëruar nga Aiakidi, mbreti i molosëve, Eurydika dhe mbreti Adrideu u munduan ta pengojnë të hyjë në Maqedoni. Por maqedonasit kaluan në anën e saj, qoftë për nderim të kujtimit të burrit të saj dhe madhështisë së të birit, qoftë të zemëruar nga sjellja e keqe /e Eurydikës dhe Arideut/; atëherë, me urdhër të Olympisë, Eurydika dhe vetë mbreti, që kishte sunduar për gjashtë vjet pas vdekjes së Aleksandrit, u vranë.

Por Olympia nuk sundoi gjatë. Sepse ajo, duke vepruar jo si një sunduese /e arsyeshme/, por si grua /hakmarrëse/, dënoi gjithë njerëzit e shquar të shtetit, njërin pas tjetrit dhe gjithë simpatinë që gëzonte e ktheu në urrejtje. Prandaj, kur dëgjoi për afrimin e Kasandrit, meqenëse nuk u besonte maqedonasve u largua bashkë me të renë e djalit Roksanën dhe nipin, Herkulin, për në Pydna. Në këtë rrugë atë e ndoqi Deidamea, e bija e mbretit Aiakid dhe thjeshtra Thesalonika, që ishte bërë e njohur në saje të të atit të saj, Filipit, si edhe shumë gra të parisë - një suitë më tepër e shkëlqyer se sa e dobishme. Kur ky lajm arriti tek Kasandri, ai shpejtoi menjëherë në Pydna dhe e rrethoi qytetin. E lodhur nga rrethimi i gjatë, uria dhe sulmet armike, Olympia iu dorëzua fituesit, duke i kërkuar t'i falte jetën. Por Kasandri mblodhi popullin me qëllim që të sqaronte se çfarë vendimi ishte i prirur të merrte ai ndaj Olympisë, kurse vetë shtyri farefisin e atyre që kishte dënuar Olympia, që të vishen me rrobe zije dhe të ankohen për ashpërsinë e saj. Maqedonasit të zemëruar, pa nderim ndaj madhështisë së dikurshme, e dënuan me vdekje, duke harruar kështu se në saje të birit dhe të burrit të saj ata jo vetëm kishin jetuar të sigurtë nga fqinjët e tyre, por kishin fituar pasuri të madhe dhe sundimin mbi gjithë botën. Kur Olympia e pa se drejt saj po vinin ushtarët e armatosur, ajo vetë u doli përpara e veshur me rroben mbretërore dhe e mbështetur tek dy shërbyeset. Vrasësit, kur e panë, të mahnitur pij fatit të madhështisë së dikurshme, pasi shkuan nëpër mend emrat e kaq mbretërve të tyre, u ndalën, gjersa Kasandri dërgoi të tjerë, të cilët edhe e vranë. Ajo nuk iu largua shpatës dhe nuk lëshoi klithmën, siç bëjnë zakonisht gratë, por vdiq si vdesin burrat trima, duke ruajtur me dinjitet lavdinë e fisit të saj të vjetër, kështu që dukej sikur të ishte vetë Aleksandri në personin e së ëmës, që ishte duke vdekur. Përveç kësaj, thonë se, duke dhënë shpirt, ajo rregulloi flokët dhe mbuloi këmbët me veshjen, në mënyrë që trupi i saj edhe i vdekur të kishte pamje të denjë.

Pas kësaj, Kasandri u martua me bijën e Arideut, Thesalonikën, kurse të birin e Aleksandrit, bashkë me të ëmën e çoi në kështjellën e Amfilopolit për ta mbajtur nën vërejtje.

info@balkancultureheritage.com