Libri XIX

Libri XIX

Me gjithë arsyet për të qenë i shqetësuar, Konstanti kalonte dimnn i qetë në Sirm, kur pushimi i tij u turbullua nga një lajm shumë shqetësues. Limigantët sarmatë, të cilët sikurse e kemi thënë kishin dëbuar nga tokat e të parëve zotëruesit e tyre, dhe që një vit më parë ishin vendosur larg për të mos trazuar më, po jepnin një provë të re të shqetësimit të tyre. Ata ishin larguar pak nga pak nga krahinat e caktuara për banim, duke pushtuar krahinat pranë kufijve, dhe sipas zakonit të tyre po plaçkitnin me një guxim të dyfishtë, gjë që duhej ndaluar shpejt.

Perandori kuptoi se çfarëdo vonese e shtonte paturpësinë e tyre. Ai mblodhi me shpejtësi gjithandej një shumicë ushtarësh dhe u bë gati për luftë në fillim të pranverës. Ai kishte dy arsye për të patur besim /në fitoren/. Nga njëra anë dëshira e ushtarëve e ngacmuar nga plaçkitjet e pasura të luftës së mëparshme, ishte garanci për përpjekje të reja në luftën që po fillonte, dhe nga ana tjetër ushtria ishte plotësuar me të gjitha, që më parë, në saje të kujdesit të Anatolit, prefektit të Ilirikut, pa qenë nevoja për të humbur kohë për këtë...

info@balkancultureheritage.com