Libri XLI

Libri XLI

Cezari gjendej në Brendes, duke pritur pranverën, por kur mendoi se ai /Bibuli/ gjendej larg, se bregdeti i Epirit përkarshi ishte i mbrojtur pa kujdes, dhe se kishte ardhur koha, sulmoi. Meqenëse ishte mesi i dimrit, një pjesë të ushtrisë e tërhoqi (sepse anijet nuk ishin në gjendje t'i kalonin menjëherë që të gjithë ata). Duke i ikur fshehurazi Mark Bibulit, të cilit i ishte ngarkuar ruajtja e detit, kaloi në malet e quajtura Keraune; këtu është fundi i Epirit afër ngushticës së detit Jon. Ndërsa, pra, /Cezari/ e kalonte kohën këtu nënshtroi edhe Orikun dhe Apolloninë, edhe vende të tjera atje, të braktisura nga rojet e Pompeut. Kjo Apolloni e quajtur korinthase ndodhet në një vend të bukur të tokës dhe të detit, dhe në një vend shumë të bukur lumenjsh. Por ajo që më çuditi më shumë se çdo gjë tjetër është zjarri i rnadh3’ që del pranë lumit Ana dhe që nuk përhapet më tepër në tokën rreth e rrotull dhe as atë, në të cilën del e qëndron, nuk e djeg as nuk e than në një farë mënyre, por përkundrazi atje, bile shumë afër tij, ka edhe gjelbërim dhe pemë që lulëzojnë; përveç kësaj, kur bie shi, ky zjarr shtohet edhe ngrihet më lart. Për këtë ky vend quhet Nymfe dhe bile këtu ka patur edhe një orakull.

Dyrrahu ndodhet në atë tokë, e cila u përkiste më përpara ilirëve parthinë, kurse tani dhe atëherë sigurisht ka qenë dhe është tokë e Maqedonisë, dhe është qytet shumë i rëndësishëm, qoftë ky Epidamni i kerkyrasve, qoftë i ndonjë tjetri. Ata që shkruan për të, edhe themelimin, edhe emrin e tij e lidhin me heroin Dyrrah. Por të tjerë thonë se vendi u quajt Dyrrachium prej romakëve, për shkak të vështirësisë që paraqet bregu i tij, sepse fjala Epidamnus, në gjuhën latine, ka kuptimin e dëmit 3 dhe kështu e quanin se është një shenjë e keqe për zbarkimin e tyre këtu.

info@balkancultureheritage.com