Më vonën ngjau kjo: "Antoni atëherë ngarkoi disa që t'i shkatërronin ata /ushtarët e OktavianitJ, ndërsa vetë marshoi kundër japydëve. Ata që ishin pranë detit i bëri për vete, ndërsa të tjerët që banonin në male e vende të thella i shtiu në dorë me shumë mundime. Ata duke mbrojtur Metulin, qytetin e tyre më të madh, zmbrapsën shumë sulme të romakëve, dogjën shumë maqina, kurse Antonin që kishte hypur mbi një kullë prej druri e plagosën. Ai jo vetëm që nuk u largua, por dërgoi edhe forca të tjera. Pastaj vrau të gjitha rojet në kullat e qytetit, dogji shtëpitë dhe vrau gra e fëmijë, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos i mbetej Cezarit. Edhe ata që shpëtuan u vranë më vonë si të parët.
Panonët banojnë afër Delmatisë, pikërisht afër Istrit që prej Norikut deri në Myzinë europiane. Bëjnë jetë më të keqe nga të gjithë njerëzit (nuk kanë as ajër, as tokë të mirë, as vaj, as verë, vetëm shumë pak verë, të cilën e përpunojnë keq dhe ushqehen në dimër keq, gjithashtu elbin dhe thekrën e hanë dhe e pijnë njësoj), por janë më të fuqishëm se sa mendohet prej të tjerëve; kanë qenë të vrullshëm dhe të arsyeshëm, por nuk kishin asnjë mundësi të rronin më mirë edhe po të donin. Këto jo vetëm që i kam dëgjuar dhe lexuar, por edhe i kam mësuar me fakte, prandaj sa po fillova i dinja këto; pas Afrikës dhe Delmatisë, sundimtar i së cilës dikur, për një kohë, ka qenë babai im, vura në radhë të parë Panoninë e quajtur të Sipërme, pikërisht sepse duke i njohur të gjitha mund të shkruaj. Quhen kështu panonë për shkak se këmishat prej cohe i presin dhe i qepin duke e quajtur këtë veprim me emrin pannus. Vetëm për këtë dhe për asgjë tjetër quhen me këtë emër, ndërsa disa prej helenëve, duke mos ditur të vërtetën, i quajtën këta paionë. Ky emër është i vjetër, por jo vetëm atje, po edhe në Rodop, në Maqedoninë e sotme gjer në det. Pikërisht për këtë unë ata i quaj paionë dhe këta panonë.
Lumi që prej tyre quhet Kolops, duke njedhur rreth e përqark derdhet në Sau, që është pak larg tij dhe që tani rrethon gjithë qytetin2). Tiberi bëri një kanal të madh, nëpërmjet të cilit uji u kthye në njedjen e mëparshme. Atëherë meqenëse Kolopsi i kalon afër murit dhe Sau pak larg tij, dhe midis tyre mbetet një boshllëk, këtë hapsirë e fortifikuan me gardhe e hendeqe. Cezari, pra, duke marrë prej aleatëve anije dhe duke kaluar prej Istrit në Sau, dhe prej kësaj në Kolops, e goditi njëkohësisht me këmbësori dhe me anije; disa prej këtyre të fundit bënë edhe luftë detare. Barbarët duke ndërtuar lundra nga një dru rrezikonin edhe në lum; edhe Menin të birin e Sekstit e vranë dhe kundra tij në tokë qëndruan me forcë, deri sa u njoftuan se disa prej aleatëve të tyre ishin sulmuar befas dhe ishin shkatërruar; atëherë duke humbur durimin i lanë romakët të lirë. Kështu romakët, duke pushtuar edhe pjesën tjetër të Panonisë bënë një marrëveshje me ta.
Meqenëse delmatët u nënshtruan plotësisht, nga plaçka e marrë prej tyre ndërtoi3) portikët dhe depot e librave, të cilat në kohën e së motrës u quajtën oktaviane...