Libri XV
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri XV

Kur po ndodhnin gjithë këto Dionisi, tiran i Syrakuzës, vendosi të themelonte shumë qytete gjatë brigjeve të detit Adriatik. Me këtë ai deshi të bënte të vetin gjirin e Jonit me qëllim që të siguronte lundrimin për në Epir dhe të kishte qytete të veta që t'i shërbenin si baza detare. Ai nxitohej, veç asaj, të hidhej me fuqi të mëdha në Epir që të grabiste faltoren e Delfit, e cila ishte plot thesare. Për këtë ai përfundoi edhe një marrëveshje aleance me ilirët me ndërmjetësinë e Alketës Molos, i cili i dëbuar nga vendi i tij jetonte në atë kohë në Syrakuzë. Meqenëse ilirët ishin në luftë, Dionisi u dërgoi një ndihmë prej dymijë njerëzish dhe pesëqind armatime të plota helene. Ilirët ua ndanë këto armë luftarëve më të mirë, dhe ushtarët që u kishin ardhur për ndihmë i përzien me trupat e tyre. Si mblodhën një fuqi të madhe, hynë në Epir, duke sjellë me vete Alketën për ta rivendosur në fronin e molosëve. Në fillim, meqenëse nuk gjetën ndonjë kundërshtim, shkretuan vendin, por më vonë kur u dolën përpara molosët, u përleshën me ta në një betejë të rreptë, në të cilën ilirët dolën fitues, pasi kishin vrarë më shumë se pesëmbëdhjetë mijë molosë. Kur e morën vesh lakedemonët këtë fatkeqësi të epirotëve, u dërguan molosëve përforcime për t'i ndihmuar që t'u prisnin hovin barbarëve.

Kur po ndodhnin këto, banorët e ishullit Paro, sipas një orakulli, dërguan kolonë në Adriatik dhe themeluan në ishullin e quajtur Far një qytet me ndihmën e tiranit Dionis. Ky i fundit, disa vjet më parë kishte dërguar në Adriatik kolonë dhe kishte themeluar qytetin e quajtur Lis.

Në këtë kohë, pra, parasit që ishin vendosur në ishullin Far u kishin lejuar barbarëve, banorëve të vjetër të këtij ishulli, të zinin të qetë një vend shumë të fortë, dhe ata vetë kishin ndërtuar në buzë të detit një qytet, që e rrethuan me mure. Po më vonë meqenëse banorët e vjetër të ishullit filluan ta shikonin me sy të keq nguljen e helenëve këtu, thirrën në ndihmë ilirët që banonin në bregun përkundrejt. Një numër i madh anijesh të vogla me më shumë se dhjetë mijë vetë brenda zbritën në ishullin Far, shkatërruan pasuritë e helenëve dhe vranë shumë prej tyre. Por, kur sunduesi i Lisit, që ishte emëruar aty prej Dionisit, mësoi për këtë gjë, erdhi me shumë anije me tri sërë lopatash dhe sulmoi anijet e vogla të ilirëve, disa prej tyre i mbyti, të tjerat i zuri, ngabarbarët vrau më tepër se pesë mijë dhe rreth dy mijë i zuri rob...

Në Maqedoni, mbreti Amynta, i mundur nga ilirët pasi kishte humbur shpresën për të rivendosur pushtetin e tij, u lëshoi olynthasve një pjesë të madhe të tokave kufitare.

Timotheu, pasi mori komandën e flotës u drejtua për në Kefaleni, bëri për vehte qytetet e saj dhe bindi qytetet e Akamanisë që të anojnë nga athinasit. Ai u bë mik i Alketës, mbretit të molosëve, tërhoqi në anën e tij qytetet rreth e rrotull dhe i mundi lakedemonët në betejën detare pranë Leukadës.

info@balkancultureheritage.com