Libri XVIII
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri XVIII

Në këtë vit erdhën në Babyloni të deleguar pothuajse nga e gjithë bota; një palë 1 përgëzonin mbretin për fitoret e tij, të tjerë i ofronin kurora, shumë ndër ta i sillnin dhurata të çmuara, disa lidhnin me të marrëveshje miqësie e aleanca; më në fund disa erdhën për t'u shfajësuar për akuzat që u kishin bërë. Të gjithë popujt, qytetet e sundimtarët e Azisë i paraqitën atij homazhe. Erdhën shumë dinastë nga Evropa dhe Libia. Ndërmjet atyre të Libisë shquheshin të dërguarit e Kartagës dhe të Libifinikës si dhe ata të krejt popujve që banonin bregdetin deri tek shtyllat e Herakliut. Përsa i përket përfaqësuesve të Evropës, këtu dalloheshin ata të qyteteve helene, të Maqedonisë, të Ilirisë dhe të një pjese të madhe të bregdetit të Adriatikut; më në fund ata të popujve të Thrakisë të galatëve, fqinjëve të tyre, raca e të cilëve porsa kishte filluar të njihej atëherë nga helenët.

Sa për helenët e tjerë, një palë anonin nga aleanca me maqedonasit, të tjerët qëndruan të paanshëm. Të gjithë etolët ndoqën, pra, të parët lidhjen e Athinës, siç u tha më parë; pas tyre erdhën të gjithë thesalët, me pëijashtim të pelinëve; oitët pa herakleasit; ahejt e ftiasit pa tebanët; meliejt me pëijashtim të lamiasit pastaj të gjithë dorët, lokidasit, fokidasit, ainianët, alyzejt, dolopët, atamanët, leukadasit dhe molosët, që ishin nën Arypten0, i cili duke bërë aleancë me paramendim të keq, bashkëpunoi si tradhëtar me partinë maqedonase; kurse një pjesë e vogël e ilirëve dhe e thrakëve, për urrejtje kundër maqedonasve nuk hynë në aleancë; pastaj karystët e Eubesë; morën pjesë në luftë të fundit nga Peloponezi argasit, sikyonasit, elejt, mesenasit dhe banorët e Aktesë . Pra, në aleancën e helenëve bënin pjesë këta që u përmendën.

Polyperhu, i ngarkuar me regjencën, me pëlqimin e miqve të tij, prej të cilëve kishte kërkuar këshillë, thirri Olympinë, për t'i besuar asaj edukimin e djalit të Aleksandrit që ishte akoma fëmijë dhe e ftoi atë të vinte në Maqedoni, ku do të ushtronte detyrat mbretërore. Më parë Olympia kishte qenë detyruar të arratisej në Epir për t'iu larguar mërisë së Antipatrit. Kjo ishte gjendja në Maqedoni.

info@balkancultureheritage.com