Libri XVIII
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri XVIII

Pirrua, mbreti i Epirit. të cilin c mbuluan ine lutjel e lyre tarentasit, dukcedërguar për së dyti delegatë së bashku me samnitët dhe lukanët, që kishin gjithashtu nevojë për ndihmën e tij kundër romakëve, u premtoi sc do t'u shkonte me ushtrinë /e tij në ndihmë/. E shtynin atë në këto punë jo aq lutjet e tyre për ndihmë, sa shpresa për të sunduar mbi Italinë: dhe sapo i lindi ky mendim. shpirtin e tij të pamposhtur filloi ta brejë dëshira për të imituar paraardhësit e tij ai nuk donte që të dukej më i ulët se xhaxhai i tij Aleksandri. i cili kishte qenë mbrojtës i po atyre tarentasve kundër brutëve, ose të mbetej prapa nga burrëria, në krahasim me Aleksandrin e Madh, i cili duke u larguar kaq shumë nga atdheu, pushtoi Lindjen. Për të ruajtur shtetin, ai la të birin e tij pesëmbëdhjetë vjeçar, Plolemeun; dy bijtë më të vegjël, Aleksandrin dhe Helenin, që të mos i merrte malli gjatë kësaj fushate të gjatë /që do të bënte/. i mori me vete, zbarkoi me ushtrinë e tij në portin e Tarentit. Kur mori vesh për ardhjen e Pirros, konsuli romak Valer Levini u nis me të shpejtë me ushtrinë e tij që të përleshej me Pirron, para se atij t'i vinin përforcime nga aleatët. Por edhe mbreti, megjithëse kishte një ushtri më të vogël nga numri, nuk e shtyu fillimin e betejës. Romakët ishin gati duke fituar, por elefantët që nuk i kishin parë kurrë ndonjëherë, në fillim i tmerruan dhe pastaj i bënë të tërhiqen. Kështu ata që pothuajse kishin fituar, u mundën nga përbindëshat e panjohur maqedonas. Por edhe për armikun fitorja s'qe pa dëme: Pirrua vetë u plagos, pjesa më e madhe e ushtrisë së tij u vra, kurse nga fitorja e tij Pirrua pati më tepër lavdi, se gëzim. Prej përfundimit të kësaj lufte shumë fise kaluan në anën e Pirros. Midis të tjerëve u shkëputën /nga romakët/ edhe lokridasit të cilët e tradhtuan garnizonin romak. Prej plaçkës së kapur Pirrua liroi pa shpërblim dyqind robër, me qëllim që romakët, të cilët kishin njohur trimërinë e tij, të mësonin edhe për shpirtmadhësinë e tij. Pas disa ditësh, kur me Pirron u bashkuan edhe njësitë e aleatëve, ai u përlesh prapë me romakët dhe në këtë betejë fati i buzëqeshi, po ashtu si në të parën.

Ndërkaq, para senatit romak u paraqit strategu kartagas Magon, i dërguar me njëqind e njëzet anije në ndihmë të romakëve dhe filloi t'i bindë ata se kartagasit janë gjoja shumë të hidhëruar që Italia vuan nga lufta me një mbret të huaj; prandaj e dërguan atë me qëllim që romakëve t'u vijë në ndihmë ushtria e tyre, meqenëse ata i kishte goditur një armik i jashtëm. Senati u shprehu kartagasve falënderimet, por ndihmën e tyre nuk e pranoi. Por Magoni, me dinakërinë kartagase, pas pak kohësh shkoi fshehtas tek Pirrua, nën maskën e ndërmjetësit paqësor kartagas, me qëllim që të zbulonte planet e tij ndaj Siqelisë, ku siç kishte dëgjuar ai, Pirron e kishin thirrur.

Sepse shkaku i vërtetë për dërgimin e ndihmës romakëve ishte dëshira e kartagasve për ta mbajtur Pirron në luftë me Romën, në Itali, në mënyrë që ai të mos kishte mundësi të hidhej në Siqeli. Ndërsa po ndodhnin këto, delegati i dërguar nga senati i Romës, Fabric Luscini, u mor vesh me Pirron për paqe. Për ta konfirmuar këtë, Pirrua dërgoi në Romë Kinean me dhurata të mëdha, por Kinea nuk gjeti asnjeri që t'i pranonte këto dhurata. Pothuajse në këtë kohë ndodhi edhe një shembull tjetër i tillë. Delegatët e dërguar nga senati në Egjipt nuk pranuan dhuratat e çmueshme që u dërgoi atyre mbreti Ptoleme, dhe kur pas disa ditësh i thirrën në gosti, kurorat e arta që u kishin dërguar i pranuan si dhurata nderi, por të nesërmen ua vunë në kokë shtatoreve të mbretit.

Prandaj, kur Kinea i njoftoi Pirros se përfundimin e paqes me romakët e pengoi Ap Klaudi, i pyetur nga mbreti: "Po Roma si ishte?" - u përgjigj: "Pashë qytetin e mbretërve". Pas kësaj tek Pirrua erdhën delegatë nga Siqelia, që t'i dorëzojnë atij pushtetin mbi gjithë ishullin, i cili po vuante nga luftërat e vazhdueshme me kartagasit. Për këtë arsye Pirrua, pasi la tek lokridasit birin e tij, Aleksandrin, dhe si i  siguroi qytetet aleate me garnizone të forta, e hodhi ushtrinë në Siqeli.

info@balkancultureheritage.com