Kur u mësua kjo , Maksimini menjëherë u dha zemër ushtarëve me këto fjalë: "Shokë të betuar të luftës, dhe beslidhës të mi! Shumica prej jush luftuat si duhet së bashku me mua; kur ne mbronim madhështinë e Romës kundër Germanisë dhe kur shpëtonim Ilirikun nga barbarët, afrikanët u treguan të pabesë".