Në Maqedoni Kasandri i kishte dërguar ndihmë Audoleonit mbretit të Paionisë, që ndodhej në luftë me autariatët. Ai e shpëtoi nga një rrezik kërcënues, duke shpëmgulur për në malin Orbel njëzet mijë autariatë së bashku me gratë e fëmijët e tyre.