Artabasdi, mbreti i armenëve, i dërgoi një letër të tillë Saporit: "Gëzohem për lavdinë, por kam frikë se ti nuk ke fituar aq sa ke mbjellë luftëra. Kërkojnë përsëri Valerianin, të birin e tij, nipin e tij dhe komandantët romakë gjithë Galia, gjithë Afrika, gjithë Hispania, gjithë Italia, dhe gjithë fiset që gjenden në Ilirik, në Orient dhe në Pont, të cilët janë me anën e romakëve ose janë romakë. Ti kape një plak, por i bëre të gjitha fiset e botës armiqtë më të mëdhenj të tu, dhe ndoshta dhe tanët, pasi ne që jemi fqinjë dhe gjithmonë mundohemi për ju, kur luftonit midis jush, të dërguam ushtri në ndihmë.
Por Makriani, pasi la në Orient një nga bijtë e tij dhe pasi vendosi paqen, erdhi së pari në Azi /dhe pastaj/ u drejtua për në Ilirik. Në Ilirik, duke pasur me vete njërin nga bijtë e tij dhe duke udhëhequr tridhjetë mijë ushtarë, u fut në luftim me Domitianin, komandant i perandorit Aureol, i cili ishte ngritur kundër Galienit.
Por Makriani u mund së bashku me të birin e tij, të quajtur gjithashtu Makrian dhe gjithë ushtria iu dorëzua perandorit Aureol.
Dhe kështu Odenati u bë perandor pothuaj i gjithë Orientit dhe ndërsa Aureoli mbajti Dirikun, Galieni - Romën.
Në kohën e fatkeqësisë së tmerrshme, kur perandoria roamke qe shkretuar në disa vende nga tërmetet, në disa tjera nga rrëshqitjet e tokës dhe në vende të ndryshme nga epidemitë, kur qe kapur rob Valeriani, kur Galia në pjesën e saj më të madhe ishte pushtuar, kur Odenati shpalli luftën, kur Aureoli bënte shumë presion... dhe kur Emiliani pushtoi Egjiptin, gotët ose skythët, emër i cili, siç kemi thënë më sipër, i qe dhënë gotëve, pushtuan tokët e thrakëve, shkretuan Maqedoninë, rrethuan Thesalonikun dhe asgjëkundi nuk mund të gjendej qoftë edhe pak qetësi.
Në këtë ndërkohë skythët, duke lundruar nëpër Euksin, sulmuan Histrin dhe bënë shumë shkatërrime të rënda në truallin romak. Kur mori vesh këtë Galieni i urdhëroi byzantasit Kleodam dhe Athene të rindërtojnë dhe të forcojnë qytetet. Lufta u zhvillua rreth Pontit dhe komandantët bizantinë i mundën barbarët. Gotët u mundën dhe nga komandanti Venerian në betejën detare, kurse vetë Veneriani vdiq nga vdekja ushtarake. Dhe pas kësaj ata shkretuan Kyzikun dhe Azinë, më vonë gjithë Ahenë dhe u mundën nga athinasit nën udhëheqjen e Deksipit, historian i këtyre kohëve. Të përzënë prej këndej, ata kaluan nëpër Epir, Maqedoni dhe Myzi.
Në këtë gjendje Galieni, i shqetësuar më në fund nga fatkeqësia e shtetit, u ra gotëve që bridhnin nëpër Dirik dhe papritmas vrau shumë nga ata.
Në kohën e konsujve Tusk dhe Bas, kur Galieni kalonte kohën pas verës dhe pijetoreve, pas ndërmjetësve, artistëve dhe femrave imorale dhe me shpenzimet e tij të vazhdueshme prishte dhuratat e natyrës, legjionet myze, në marrëveshje me legjionet e tjera në Panoni, shpallën si perandor Ingenin, i cili deri atëherë sundonte tokat panone. Dhe duket se ushtarët qenë kujdesur shumë mirë për shtetin, përderisa në kohën e sulmit të sarmatëve, zgjodhën për perandor njeriun që me guximin e tij mundi të ndihmojë shtetin e dobësuar.
Pjesëmarrja në punët e shtetit ka qenë e tillë që në kohën e Galienit, çdo njeri mund të arrinte në pushtetin perandorak. Më në fund perandor u bë Regaliani i cili qe duks i Ilirikut. Ata që i dhanë pushtetin perandorak qenë myzët, të cilët më përpara qenë mundur së bashku me Ingenin, kundër prindërve të të cilit Galieni qe sjellur egërsisht.
Ai kreu shumë vepra të guximshme kundër sarmatëve, por u vra me shtytjen e roksolanëve, me pëlqimin e ushtarëve dhe për shkak të frikës që kishin banorët e provincës se mos vallë Galieni do të kryente përsëri vepra akoma më të egra...
Është ruajtur një letër e Klaudit të hyjnizuar, i cili atëherë nuk ishte akoma zyrtar. Me këtë ai falënderonte duksin e Hirikut, Regalianin, për kthimin e Uirikut në një kohë, kur çdo gjë ishte prishur për shkak të pakujdesisë së Galienit. Unë e gjeta këtë letër dhe vendosa që ta jap fjalë për fjalë, pasi paraqet interes publik: "Klaudi i dërgon shumë shëndet Regalianit. I lumtur, është shteti që meritoi të ketë në radhët e ushtrisë së tij një burrë të tillë si ti, i lumtur është Galieni megjithëse nuk i kanë treguar të vërtetën as për gjërat e mira, as edhe për të këqijat Boniti dhe Celsi, nga suita e peandorit tonë, më thanë se si kishte luftuar pranë Skupit, me çfarë shpejtësie dhe sa beteja kishte bërë në një ditë. Ti do të ishe i denjë për triumf, po të ishin kohët e vjetra..."
Dhe ai /Aureoli/ i cili komandonte ushtritë ilirike, duke mos perfiliur Galienin, mori pushtetin që ia dhanë ushtarët, po ashtu sikurse /ua jepnin/ të gjithëve në atë kohë.
Dhe kështu, sipas dëshirës së gjithë ushtarëve, /Makriani/ u zgjodh si perandor së bashku me të dy bijtë, Makrianin dhe Kvietin dhe menjëherë filloi marshimin kundër Galienit, meqenëse punët në Lindje sikur ishin lënë disi pas dore. Por edhe pse kishte me vete dyzet e pesë mijë ushtarë kur nisi betejën me Aureolin në Ilirik, ose në tokat më të largëta thrake, u thye dhe u vra bashkë me të bijtë e tij. Më në fund tridhjetë mijë ushtarë kaluan nën pushtetin e Aureolit Aureoli nga ana e tij u mund nga Domitiani, komandand i tij më i fuqishëm dhe më i përmenduri i cili thoshte se rridhte nga Domitiani dhe Domitila.
Më dukct se nuk duhet lënë pa përmendur vlerësimi i Valerianit për Makrianin, që ai e bëri në falimin e tij dërguar senatit nga kufijtë e Persisë... ’Dhe për ne senarorë, nuk ka asgjë të re ose të papritur; guximi i tij, si fëmije, u provua në Itali, si djalosh në Gali, si i ri në Thraki, si i rritur në Afrikë, më në fund në pleqëri, në Dirik dhe Dalmati, kur në beteja të ndryshme jepte shembull për guximin etij..."
18 "Valeriani përshëndet Ragon Klarin, prefekt të Ilirikut dhe të Galisë. Në qoftë se ti o kushëri, Klar ke cilësi të mira, të cilat unë i di se i ke, duhet të ndjekësh urdhërat e Balistës. Drejtoje shtetin me ndihmën e tij. A e sheh se ai nuk i rëndon provincialit, pasi ai mban kuajt atje ku ka kullota, kërkon anonën e ushtarëve atje ku ka drithë, dhe nuk e detyron provincialin dhe bujkun të japë drithë atje ku nuk ka, të kullosë kuaj atje ku nuk ka mundësi.
Dhe nuk ka një orientim tjetër më të mirë se ky që të shpenzohet në vendin e vet ajo që prodhohet dhe të mos ngarkohet shteti me shpenzime për qerret. Galatia ka drithë me bollëk, Thrakia është plot, Iliriku mbushur: le të vendoset atje këmbësoria, megjithëse në Thraki mund të dimërojë dhe kalorësia pa dëmtuar provincialët, pasi nga fushat mblidhet shumë bar i thatë. Përveç kësaj vera, dhjami dhe llojet e tjera të ushqimeve, duhet të merren nga ato vende ku ato gjenden me bollëk..."
Ndërsa Galieni po dëfrehej dhe e kalonte jetën e tij nëpër banja dhe midis grave të këqija, u shkretuan krahinat gale dhe të Lindjes, gjithashtu ato të Pontit, Thrakisë dhe Ilirikut...