Ka edhe një përzierje natyrale pisë-asfalt, prej pisës dhe asfaltit që del në tokat e Apollonisë. Këtë përzierje disa e bëjnë vetë. Ky është një ilaç shumë i mirë kundër zgjebes së berrave dhe kundër plagëve që u shkaktohen memtheve nga lindja. Më e mirë është ajo që del sipër kur përzierja është duke vluar.