Libri XXV
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri XXV

Por le të kthehemi te Klaudi. Me të vërtetë, siç thamë më lart, këta gotë që qenë shpëmdarë në atë kohë kur i ndoqi Marciani dhe që Klaudi nuk i kishte lejuar që të futeshin, për të mos ngjarë ajo që ngjau, i nxitën gjithë fiset e tyre që të plaçkisnin tokat romake. Më në fund popuj të ndryshëm skythë: peukët, grutungët, austrogotët, tervigët, visët, gypedët, keltët dhe erulët, nga dëshira e madhe për plaçkitje, u futën në tokën romake dhe shkretuan pjesën më të madhe, në kohën kur Klaudi ishte i zënë me punë të tjera... Ushtarë qenë tridhjetë e dy mijë vetë. Shtoni këtyre edhe skllevërit, shtoni familjet, shtoni karrot dhe lumenjtë e shteruar e pyjet e prishura dhe më në fund dhe vuajtjen e vetë tokës, e cila pranoi aq shumë barbarë kryelartë.

Dhe kështu ne shkrimtarët përulemi përpara Klaudit, i cili shkatërroi, shtypi, zhduku dy mijë anije barbare, treqind e njëzet mijë ushtarë të armatosur,... siç mësojmë nga vetë letra e tij që i shkroi Jun Brokut, i cili mbronte Ilirikun: "Klaudi përshëndet Brokun. Zhdukëm treqind e njëzet mijë gotë. Mbytëm dy mijë anije.

Lumenjtë janë mbuluar me mburoja, të gjitha brigjet janë mbushur me shpata dhe heshta. Fushat janë të mbuluara me kocka, asnjë rrugë nuk është e pastër, kanë mbetur një numër i madh karrosh. Zumë aq gra saqë ushtari triumfues mund të marrë nga dy-tri gra". ,

Me të vërtetë lufta u zhvillua në Myzi dhe shumë beteja u bënë pranë Marcianopolit. Shumë gjetën vdekjen nga mbytja e anijeve; u zunë rob shumë prijësa; u zunë rob dhe gra fisnike nga fise të ndryshme, provincat romake u mbushën me robër barbarë dhe me bujqër skythë. Goti qe bërë kolon në limesin barbar. Dhe nuk ka asnjë krahinë, në të cilën të mos ketë skllevër gotë nga robërit /e zënë/ si rrjedhim i ndonjë fitoreje. Sa qe barbarësh kanë parë gjyshërit tanë? Sa dele? Sa pela kelte që njerëzit aq tepër i lavdërojnë? Të gjitha këto i përkasin lavdisë së Klaudit. Klaudi i dhuroi shtetit sigurinë dhe pasuri shumë të madhe. Përveç kësaj lufta u bë pranë Byzantit dhe bizantinët që kishin mbetur luftuan me guxim. Lufta u bë dhe pranë Thesalonikut, i cili u rrethua nga barbarët në mungesë të Klaudit. Lufta u bë në vende të ndryshme, dhe gjithkund gotët u mundën nën udhëheqjen e Klaudit, kështu që me të vërtetë që atëherë dukej se Klaudi përgatiste një shtet të qetë; për nipin e tij të ardhshëm cezar Kostantin.

Në kohën, kur u arrit fitorja e plotë, pjesa më e madhe e ushtarëve të Klaudit të dehur nga suksesi i cili verbon edhe të urtit, u dhanë aq tepër pas plaçkitjes saqë harruan se mund të viheshin në ikje nga një pakicë shumë e vogël, në kohën kur ata të dhënë me mish e shpirt do kërkonin për të grabitur plaçkën. Me të vërtetë, në kohën e vetë fitores, u vranë nga një pakicë barbarësh, dhe pikërisht nga ata të cilët kishin ikur, pothuaj dy mijë nga ushtarët tanë. Por kur Klaudi dëgjoi këtë, pasi mblodhi ushtrinë, i kapi të gjithë ata që ishin treguar të pabindur dhe i dërgoi bile të lidhur në Romë, që të shfrytëzoheshin në lojrat publike. Në këtë luftë që udhëhiqte Klaudi u dallua jashtëzakonisht shumë guximi i kalorësisë së dalmatëve, pasi Klaudi linte të kuptohej, se ishte me prejardhje nga kjo provincë, megjithëse të tjerë thonë se ishte dardan dhe që rridhte nga mbreti i trojanëve dhe nga Dardani vetë.

Letër e Valerianit dërguar Zosimit, prokurator i Sirisë: "Caktuam për tribun të legjionit V të Marsit një njeri shumë të guximshëm dhe besnik, Klaudin, me prejardhje ilire, i cili mund të preferohet përpara të vjetërve më besnikë dhe guximtarë".

Prapë në një letër tjetër dërguar nga po ai, prefektit të prefekturës Ablav Murenës në mes të tjerave thuhet: "Pusho së ankuari, se Klaudi është akoma tribun dhe se nuk merr si duks ushtri, për të cilën gjë ti thoshe se ankoheshin edhe senati e populli. Ai u bë duks, dhe bile duks i gjithë Ilirikut; ka nën pushtetin e tij ushtritë thrake, myze, dalmate, panone dhe dake. Dhe sipas vlerësimit tonë, ky burrë shumë i përmendur mund të shpresojë për në konsullatë, dhe në qoftë se i pëlqen mund të marrë, kur të dëshirojë, prefekturën pretoriane. Por dije se ne i kemi caktuar atij një rrogë të tillë si atë të prefektit Egjptian, aq veshje sa i dhamë prokonsullatës afrikane, aq argjend sa merr sundimtari i minierave në Ilirik, aq nëpunës sa caktohen nga ne veçmas për gjithë qytetet që ta dinë të gjithë se cili është mendimi ynë për një njeri të tillë.

info@balkancultureheritage.com