Libri XXX

Libri XXX

Shumica e japin vendlindjen e Karusit në mënyrë aq të ndryshme, saqë për arsye të mendimeve të shumta nuk guxoj të them se cili është i vërtetë. Onesimi, i cili e ka përshkruar me shumë zell jetën e Probit, thotë se ai ka lindur dhe është edukuar në Romë, por prejardhjen e ka nga prindër ilirë, kurse Fab Ceryliani, i cili e 3 ka ndjekur me shumë kujdes periudhën e Karusit, Karinit dhe Numerianit thotë se ai ka lindur jo në Romë, por në Ilirik dhe jo nga prindër panonas, por kartagas.

Shumë gjëra tregojnë se Karusi ka qenë perandor i mirë, dhe veçanërisht kjo se menjëherë pasi mori pushtetin, ai drejtoi me plotë zotësi veprimet luftarake dhe shpartalloi sarmatët. Ata qenë egërsuar shumë pas vdekjes së Probit dhe kërkonin të pushtonin jo vetëm Ilirikun, por edhe Thrakinë e Italinë. Brenda pak ditëve Karusi vrau gjashtëmbëdhjetë mijë sarmatë, zuri robër njëzet mijë vetë nga të dy sekset dhe kështu siguroi Panoninë.

info@balkancultureheritage.com