Libri XXXIII

Libri XXXIII

Bile edhe burrat mbajnë në llërën e sipërme të dorës /rrathë ari/, që vinin nga Dardania, dhe prandaj quheshin dardane...

Populli romak nuk e përdori monedhën prej argjendi përpara se të mundte mbretin Pirro. Ajo /monedhë/ që tani quhet Victoriat, qe prerë sipas ligjit Klodia. Më përpara, kjo /monedhë/ vinte nga Iliria, dhe pranohej në vend të mallit. Emri vjen nga figura që paraqet Victoria.

Nganjëherë /ari/ gjendet mbi sipërfaqe të tokës, fat i rrallë ky që ndodhi tani së fundi në Dalmati në kohën e sundimit të Neronit; ky rrem /ari/ jepte ditë-ditë deri në 50 libra.

info@balkancultureheritage.com