Lidhjet e vjetra kroato-shqiptare
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lidhjet e vjetra kroato-shqiptare

Dalmacia e Sipërme dhe e Poshtme në mbarim të shekullit XII. - Kroacia e Kuqe dhe e Bardhë e priftit Duklan.. - Qendrat e emrit kroat:Knini dhe jusha e Duvanjës; fisi Hrvatinë Sana. - Zonajugore sllave e bashkimit kroato- serb. - Huazimet çakaike në gjuhën shqipe; Gjoni (Ivani) dhe Mikleushi. - Kroacia e Kuqe dhe e Bardhë si kujtim I vjetër i atdheut të lashtë. - Kuptimi i emrave Hrvat (kroat) dhe Srbin (Serb). –Krahina e Kuqe Cermnica dhe Kuçeva ndërmjet Budvas dhe liqenit të Shkodrës; Kuçi shqiptar (slav. "Crveni").

Prifti Duklan nga Tivari (rreth vitit 1200), në kronikën e vet, e cila përzien kujtimet e vjetra të kombit sllav, tregon: Në mbledhjen në fushën e Duvanjës, mbreti Sventoplak e ndau Bregdetin (Maritima) në dy provinca. E para shtrihej nga Duvno (Dlamno, Delminiumi i vjetër ilir) deri në Vinodol. Kjo quhej Kroacia e Bardhë ose Dalmacia e Poshtme (a loco Dalmae usque ad Valdevino vocavit Croatian Albam quae et lnferior Dalmatia  dicitur). E dyta shtrihej nga Duvno deii në Durrës. Kjo ishte Kroacia e Kuqe ose Dalmacia ë Sipërme (Croatia Rubea quae et Superior Dalmatia dicitur).

Një ndarje e tillë e krahinës në të sipërme dhe në të poshtme është karakteristike për të gjitha provincat mesjetare nga Drava deri në Vjosë, nga Sllavonia deri në Myzeqe. Hollësisht zbatohej kjo ndarje në truallin shqiptar. Dekretet e Papës të viteve 1410- 1443 përmendin dy Shqipëri: flasin për "tota Albania", për krahinat e "utriusque Albanie si dhe për krahinat e "Albanie superioris et inferioris".

Koncepti i dy Dalmacive, sikurse e ka fiksuar prifti Duklan, me një gabim të vogël në jug, në kohën e tij ka qenë i gjallë dhe krejt i freskët.

Kur "legjionet romake" të perandorit Emanuel rreth vitit 1165 mundën përfundimisht hungarezët (ugerët).dhe serbët, dhe hynë në Dukle e Dalmaci deri në Zërmanje, kur perandorit i dhuruan edhe fisin e fuqishëm kroat të Kaçiqve, thema e Durrësit nuk u rivendos më në hapësirën e vet të vjetër. Për të parën herë u pa në ato kohë, se vargu i qyteteve romake e kroate (Omishi, Shibeniku, Ostërvica, Skradini) nga Nini e deri në Split, me popullsi të dyfishtë të hinderlandit (kroate e vllahe), po ashtu edhe vargu i qyteteve romake nga Raguza deri në Ulqin, me popullsi të trefishtë të hinderlandit, formonin dy gjysma të njëjta të zonës bregdetare dalmatine.

Me Duklën së bashku me qytetet e saj, të cilat dikur i takonin themës së Durrësit, dhe me Dalmacinë jugore në veri të Neretvës, u krijua një njësi nën perandorin Emanuel Komnenin. Përkonte deri diku me provincën e dikurshme romake Praevalisë. Në krye të saj ishte "dux Dalmatie et Dioclee" (1166). Pastaj, në krahinën nga Zërmanja deri në Neretva sundonte nga Spliti "dux Dalmatie et Croatie" (1171-1180); Zara (Zadar) mbeti nën venedikasit. 

Përgj atë bregdetit lindor të Adriatikut, pak më përpara se filloi të shkruante prifti i Tivarit, në vend të dy krahinave të dikurshme të themave bizantine (Durrës e Dalmaci), ishin tri dukata bizantine: dukata e Durrësit, dukata dalmato-duklane dhe dukata dalmato-kroate.

Sipas kësaj del fare e qartë dhe e vërtetë ndarja e Dalmacisë; sikurse e paraqet prifiti i Tivarit. Përveç kësaj, Jçuptohet edhe përse shkrimtarët grekë të kohës së Komnenëve i quajnë serbët në më të shumtën e herës dalmatinë dhe përse shkrimtari Kinam

I e vë qytetin Ras në Dalmaci. Nuk është aspak e habitshme as ajo, që, sipas Stjepan Përvovjençanit, Shkodra gjendej në "Dalmacinë e vërtetë",'ndërsa sipas kryegjakonit Tomë (t 1265), Ulqini dhe Tivari gjendeshin në "Superior Dalmatia".

Diçka ndryshe qëndron çështja te prifti i Tivarit përsa i përket Kroacisë së Bardhë dhe Kroacisë së Kuqe. Pavarësisht nga ai, por lidhur me emrin e mbretit përrallor S vetopuka, i njeh dhe i përmend këto emërtime (rreth vitit 1350) edhekronisti venedikas Dandulo (a plano itaque usque Hystriam Croatiam Albam vocavit et a dicto plano usque Dyrrachium Crpatiam Rubeam). Orbini (1601), i cili ka përdorur kronikën e Tivarit dhe shumë burime të tjera të humbura, flet (f. 204) mbi "Dioclea che ju la metropoli della Croaia Rubea.

Këtu, për shembull, në veri i përkiste tërë Sllavonia e vjetër ndërmjet Dravës dhe Gvozdës: në jug ishte kryesisht krahina nga Spliti deri përtej Raguzës. Statutet qytetase të Kotorrit të shek. XIV i dallojnë qartë kroatët më në veri nga sllavët (Sclavi), të cilët të përzier me rumunë (Vualachi) dhe shqiptarë, banonin në afërsi të qyteteve. Në një marrëveshje tregtare ndërmjet Raguzës dhe Ankonës (1293), me emrin Sllavoni kuptohej krahina ndërmjet lumit Neretva dhe Drinit e Bunës (et dicta Selavonia intelligatur a loco qui dicitur Orenta usque in flumen Lessi). Kjo ishte mbetje e kuptimit të gjerëtë dikurshëm gjeografik, Sclavinica, e cila në shek. VII deri në të X përfshinte të gjitha vendet ndërmjet Zarës, Selanikut dhe Rodopit.

Sikurse emri kombëtar serb në mjedisin "sllav" në fillim ishte, i përhapur në territore përpjesëtimisht të vogla, ndërmjet Pivës, Tarës dhe Drinës së Sipërme, ashtu edhë emri kroat e kishte qendrën e vet më të fortë ndërmjet Zërmanjes e Cetinës, e sidomos në lindje të Zarës, në rrethinat e Ninit dhe të Kninit (Tininium, në Tunva, Teneu, in Teneno.^Ipeshkvi i Kninit quhej par excellence "ipeshkëv kroat", krejt analogjikisht sikurse ipeshkvi i Krujës në qendrën shqiptare quhej "ipeshkvi shqiptar". Ky atribut (Croatensis, në regjistrat i shkruar e i kënduar keq Croacensis), ka shkaktuar, që në shek. XIV e XV, të viheshin nganjëherë në evidencë "episkopus Croatensis" dhe "episcopus  Tininiensis përveç kësaj, i pari përzihet me ipeshkvin e Krujës në Arbani (episcopus Croensis, Croyacensis), Këtij ipeshkvi kroat i paguanin "sipas zakonit të vjetër" të dhjetën të gjithë bujarët kroatë. Përtej fushës së Duvnës u përhap shumë herët emri kroat në Bosnjë deri në Neretvën e Sipërme, ndërsa nga Knini deri në Gvozdë dhe deri në lumin Sana në "Donje krajeve" (krahinat e poshtme) të Bosnjës. Aty banonte në shek. XIII fisi i fortë kroat, Hërvatiniç, në pronatë shumta, disa prej të cilave (Çeçva, Tuklek) me emrin e vet të çojnë në vendbanimet ilire, përkatësisht shqiptare. Në këtë fis u krijua edhe emri i përveçëm Hrvoje, që është zvogëlim (diminutiv) i emrit Hrvatin, mbartës më I shkëlqyer i atij emri që vojvoda i madh i Bosnjës dhe i Splitit, Hrvoje Vukçiq Hrvantiniq (1416). Për shkak të. lidhjeve të farefisnisë me të mëdhenjte shqiptarë të jugut, emri voje u përhap edhe në Shkodër në modë. I madhi katolik shqiptar Pjetër Spani (1430-1457) kishte djalin e vet me këtë emër.

Që degët e qendrës kroate depërtonin edhe larg në jug nëpër zonën "sllave " dhe atje takoheshin me qendrën serbe, këtë na e dëshmojnë burime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta.

Shkrimtarët grekë Skilit?es (1081) dhe Zonaras (1118) flasin për "fisin kroat, të cilin disa e quajnë edhe serb"  dhe për "fisin serb, të cilin 'e quajnë edhe kroat".

Ky i fundit, sipas tregimit të Skilitzit, hyri me forcë rreth vitit 1075 në Bullgari. Zonaras flet edhe për fisin kroat në numër të madh. Në gusht të vitit 1203 kryeipeshkvi bullgar Baziliu qëndronte në fshatin "in villa Vrovatachori", i dërguar nga perandori Kolojan te Papa Inocenti III, duke pritur lejën e kalimit nëpër Durrësin bizantin. (Acta Albaniae 1,127). Ai "fshat i kroatëve" siç duket, është identik me vendin e sotëm Hrvati në Prespën e Poshtme. Në vitin 1372 ankohet në Raguzë "Stanchus frater Cheruatinipse i kishte plaçkitur shtëpinë në Shën Shirgj Gjergji I Balshaj. Djali i këtij Stanku, Stojani, jetonte në Shkodër në vitin 1388 (Acta Albaniae 2,297).

Nën këtë pamje të diskutueshme gjuhësore, në gjuhën shqipe gjenden fjalë të huazuara nga dialektet çakaike të bregdetit (l'is "hrast", drinv "pruqe", ç"'sto" ose uça"). Që në këndin e bërthamës shqiptare, në zonën sllave ,të përzier duklane nën pushtetin fiolitik serb, kishte elemente të njëjta me ato të zones më veriore, të sferës kroate, për këtë na flasin disa shenja të tërthorta.

Kjo formë Pavel (e në vend të a-së) nuk të çon kurrsesi në mjedisin shtokaik që në vitin 416 e kishin dy banorë të fshatit Kupelnik në Pultin e Poshtëm (Ivan Sudija, Ivan Budimir), është karakteristik për brezin katolik të bregdetit nga Tivari dhe Raguza në veri.

Edhe i ati i Skënderbeut quhet në shkresat e veta serbe "gospbdin Ivan"; po ashtu e quajnë (Ivan Castrioth) dokumentet e Venedikut           ' (1407-1443). Nga ana e kryetarit të familjes së Kastriotëve, ata që kryenin shërbimin e qefalisë së Kaninës, përmenden (1368) në oborrin e Zotit Aleksandër në Vlorë "Prodan vojevoda dhe Mikleushi". Ky i fundit, sipas emrit të tij (Miklaush, Mikula), sikurse thotë Jireçekun, "sigurisht është Kroat; dalmatini I jugut, serbi e shqiptari do të ishte quajtur Nikola ose Niksha".

Gjithçka që u tregua nuk është, natyrisht, një dëshmi se Kroacia e Bardhë, e sidomos Kroacia e Kuqe, ishte me të vërtetë në kohën e prifiti të Dukles. Por këto dy Kroacijetonin në përrallat e popullsisë së bregdetit, ndoshta edhe në jug të Neretvës deri në Tivar. Kjo përrallë përmban në vetvete elemente të vjetra  (praelemente), që ishin të përbashkëta pothuaj për të gjithë sllavët, të sjella nga atdheu i vjetër, i largët në veri, përtej Karpateve. Perandori Konstantin Porfirogeneti (950) njeh Kroatët e Bardhë dhë Serbët e Bardhë në veriun e largët, përtej Karpateve në fushat ruse. Përkundrazi, kronika më e vjetër ruse i përmend "Horvate belii" në jug. Në Rusi ekzistonte edhe një paralele e plotë për Kroacinë e Bardhë dhe të Kuqe: nga shek. XV ekzistonte Bjelorusia me qendrën përreth Smolenskut dhe Çermnaja Rus në Haliç përreth Lavovit (Leopolit).

Emrin Hrvat (Kroat), charvata e nxjerr linguistika e sotme, më korrektësisht, nga emri paraindoevropian i maleve të Karpateve, i cili u bë prej fjalës së vjetër evropiane ose alarishtes "kar" = "gur" dhe prej shkronjës që është forma e shumësit. Por edhe emri enigmatik Serb, duket se merr shpjegim më të mirë në ndonjërën prej gjuhëve të shumta të maleve të. Kaukazit, që janë një muze i vërtetë për mbetjet e popujve të shumtë paraindoevropianë, të cilët dikur patën jetuar në fushat e gjera të Skitëve (Skythjes). Sipas kësaj gjuhe, që e bën shumësin me prapashtesën -b} emri "serb" do të kishte kuptimin "njerëz pra, një bërthamë e vërtetë në thëniet e perandorit bizantin dhe të priftit të.Tivarit. Ndërmjet këtyre të dyve ekziston edhe njëfarë lidhje. Edhe bërthama, edhe lidhja përmbahen kryesisht në kujtesën e heshtur të kroatëve dhe të serbëve, të dyndur në atdheun e tyre të dikurshëm verior. Por duket se kroatët ndërmjet Zërmanjës e Cetinës, dikur quheshin me të vërtetë Kroatët e Bardhë "Bijeli Hrvati".2)

Nëse ka pasur ndikim portreti i banorëve në Kroacinëe Kuqe (Crvena Hrvatska) në krijimin e emrit të krahinës së vjetër të Cërmenicës dhe të krahinës fqinje të Kuçit në krijimin e emrit të fisit Kuçi (prej shqipes "kuq, sllav. "crven"), ose mandej emrat e krahinave të përmendura kanë shërbyer si impuls për nxjerrjen në pah të kujtimeve të lashta nga atdheu i lashtë, kjo nuk është e lehtë ta vendosësh. Por që ndërmjet të dyjave ekziston lidhja reale, për këtë s'ka dyshim.

Të dyja këto krahina të kuqe "crvene zupe" (Cermeniza, Cuceue = Kuceue) i përmend prifti i Dukles. Crmnica (në sllav. E vjetër crarnana, çramana "crven") shtrihej përgjatë bregut veriperëndimor të liqenit të Shkodrës me këto fshatra kryesore: Tërnpvë, Orahovë dhe Gudinje.^ Emri i Kuçevës, sipas priftit duklan, shtrihej përgjatë anës më të afërme të qytetit të Budvas.

Por e vërteta është se këta dy emra, shqip e sllavisht, përdoreshin për krahinën e madhe ndërmjet Budvas dhe liqenit të Shkodrës. Sikurse mund të shihet prej shkresave serbve për manastirin e Shën Kollit të Vraninës, në shek. XIII atje ishte një përzierje e fortëe popullsisë sllave e shqiptare. Në vitin 1278 përmendet në librat e Raguzës njëfarë "Bardogna de Coçoa de Genta Bardhonji prej Kuçit në Zetë, i cili më vonë, në shkresën serbe del si banues i fshatit të Orohovës (Bardonja sa deti, Petar zlatar Kuçeviqi Bardonja nga deti, Pjëtër argjendar Kuçeviçi). Për sa i përket emrit të fisit Kuçi, po përmend se ky Kuç (Cucci) del së pari (rreth vitit 1335) në fshatin Tuz (Petro Kuç) dhe mandej në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 del si mbiemër i disa banorëve në fshatrat e rrethit të Shkodrës: Sardani, Bolsa, Egressi, Ibardi (shqip "i bardhë) bashkë me Bitrin, Lekën e Progonin, që është emër i përveçëm kombëtar (i vjetër). Në këtë rreth, në vitin 1402, ishte gjithashtu Uquedam villa vocata La BarbadirossV\ në vitin 1641 Barbalussi, sot Barballushi mbi Drin.

Por, për vlerësimin e plotë të çështjes së hedhur këtu për diskutim, duhet theksuar edhe kjo: Në shkresën e mbretit Uroshi III për manastirin e Vraninës, në caktimin e kufijve të fshatit "Shtitar" (në jug të Cërmenicës në Krajë), lexohet kjo copë Crlenu pesteru, ot Crlenepestere pravo u katun " (në shpellën Çërlen, prej shpellës Çërlen drejt në katund). Në vitin 1333, afër Tivarit gjendej gurorja e gurit të kuq (incidendo sibi iuxta Antibarum lapides rubeas circa centum). Në brendësi të vendit, ndërmjet Danjës dhe Oroshit, quhej në vitin 1446 një fshat Guricuchi (Gurakuqi) (sllav. ukamen" rumanisht (1459) "Piera Rossa")

Edhë sot gjendet në veri dhe lindje të Elbasanit krahina malore "Çermënika". Prej kësaj krahine, siç duket, quheshin në mesjetë ipeshkvët e qytetit të rrënuar të Skampës edhe "episcopi Cernicenses", përveç titullit "episcopi Vregenses". Në vitin 1603, Papai dha urdhër ipeshkvit të Stefanjakës që të dërgonte në ato vise (in certipaesi alli confini di Tessalia chiamati Birsenstapolis et Cermanica) priftërinj, pasi atje kishte afër 4 000 shpirtra të krishterë.

Pikërisht për këtë, gjithashtu, për krahinën e vjetër të kuqe do të ishte me vlerë të hulumtohej nëse në të ka pasur formacione gjeologjike përkatëse, që të kenë vepruar në formimin e emrit të saj, apo është ky një krijim i pastër i ndjenjave sllave për atdheun e largët të lashtë. 

Bashkëpunimi i gjallë i klerit të Tivarit dhe të Splitit në fund të shekullit XII - Kontaktet e para të bërthamës shqiptare e kroate. Fshehtësia e arkivit të Blagajskit: Princi i Vodicës - Ivan Baboniqi në Shqipëri dhe traktati i Filip Tarentinit me mbretin Urosh II Milutinl - Politika e anzhuinëve të Hungarisë: Ludviku I i Madh dhe Karl Topija. –Ndërmarrja e guximshme e ipeshkvit të Korçulës, Domenik Topisë, kundër Raguzës. - Karli i Durrësit në Kroaci - Gjergji II Balshaj si zhupan i Korçulës dhe i Hvarit (Lesinës).

Pikërisht në kohën e priftit Duklan, sikurse u tregua më lart marrëdhëniet ndërmjet klerit të Tivarit e të Splitit ishin jashtëzakonisht të mira. Prelati i Tivarit, Gregdri (1173-1189), I cili lindi dhe vdiq (1185) në Zarë, në luftën kundër uzurpimit kishtar të Raguzës kërkoi mbështetje e ndihmë te kryeipeshkvi I Splitit, metropolia e të cilit përfshinte bërthamën kombëtare kroate. Në Tivar u desh të dëshmonin se prelati i Raguzës në përgjithësi nuk ishte kurrfarë kryeipshkvi, por një sufragan I zakonshëm i metropolisë së Splitit (1177), ex antiquis resscriptis et monumentis antecessorum et diverssis qliis coqiecturis veritatem perpendens, quod Salonitana ecclesia totius Dalmatie dominatum etprimatum quandam optinuit). Kjo ishte koha kur në Tivar kërkoheshin me zell të madh gjatë gjithë bregdetit Adriatik reminishencat historike, por edhe tregime për ndarjen politike e kishtare. Atëherë u ngjallën edhe kujtimet për sundimin e vjetër të Gotëve në Dalmaci e Shqipëri (libellus Gothorum te Duklani; Gotët te kryegjakoni i Splitit Toma. Në atë kohë (rreth vitit 1199) edhe ipeshkvi i Svaçit, Domeniku, i paditur për vrasje, pati ikur nga frika e mbretit të Dukles, Vëllkanit, sikurse thotë edhe dekreti i Papës "adpartes Hungarie.

S'ka aspak dyshim, se në kohën bizantine ekzistonin marrëdhënie të gjalla ndërmjet qyteteve romake të Adriatikut dhe sidomos, ndërmjet këtyre dhe Italisë Jugore. Por kontakt politik, qoftë miqësor, qoftë armiqësor, nuk ekzistonte ndërmjet bërthamës kroate dhe shqiptarëve; por, për shkaqe gjeografike, bërthama kroate nuk kishte marrëdhënie aq të gjalla me bërthamën fqinje serbe. Thema e Durrësit mbulonte bërthamën shqiptare dhe e tërhiqte atë drejt jugut dhe lindjes. Thema e Dalmacisë nuk i mbulonte bërthamat kroate. Dalmacia në kohët e para qe e lirë dhe anonte nga veriu dhe perëndimi.

Marrëdhënie politike ndërmjet veriut e jugut të bregdetit ekzistonin kohë pas kohe vetëm atëhere kur fuqitë botërore tërhiqnin në valët e veta tërë bregun. Një rast i tillë ndodhi, sikurse u pa, në kohën e sulmit norman dhe, më tepër e më gjatë, në kohën e anzhuinëve, kur pothuaj i pavaruri dhe trashëgimtari "bani i Kroacisë dhe i Bosnjës dhe princi i Zarës", Mlladeni II Shubiq, në lidhje me Filip Tarentin dhe me Papën (1319), bashkëvepronte me të gjithë bujarët e lartë shqiptarë.

Në këtë pikëpamje po tregoj këtu një hollësi tjetër tërheqëse: Mlladeni II i përkiste familjes se fuqishme kroate të princave të Vodicës së Baboniqve, fuqia e të cilëve, në fillim të shek. XIV, kapej në Slloveni dhe hapej në viset ndërmjet Kupës, Savës, Unës, Sanës dhe Verbasës. Një degë e kësaj familjeje mori mbiemrin Blagajkët, sipas qytetit Blagaj në viset^ poshtme të Bosnjës.

Në arkivin e kësaj familjeje, pak kohë pas humbjes së saj, u gjet një pergamenë (sot në muzeun kombëtar të Budapestit), e cila nuk tregon ndonjë lidhje me interesat e kësaj familjeje.

Këtë shkresë e pati bërë Filipi "princeps Achaye et Tarenti, Romanie despotus et regni Albanie dominus", ku gjendej "in campisprope Bosticiam " më 6 gusht 1306. Me këtë ai i jep fund  të plotë kancelarit të vet, ipeshkvit të Bisaçit, Francesku, të pranojë betimin e mbretit Uroshi II (ab Vrossio rege Rassie) "mbi marrëveshjen e përfunduar ndërmjet ipeshkvit të Shkodrës, Shtjefnit, të dërguarit të mbretit të lartpërmendur" dhe Filip Tarentinit (super certis factis et conventionibus habitis et initis inter Stephanum episcopum Scutarensem, nuncium dicti regis ex una parte et nos ex alia).

Kjo marrëveshje, sikurse e përmend qartë letra, ishte e shkruar dhe e vulosur me vulën e ipshkvit të Shkodrës. Përmbajtja e saj nuk dihet, por përse bëhej fjalë, kjo mjmd të kuptohet me lehtësi, po të merret parasysh, që jo shumë kohë më parë (1304) Filipit I ishin dhuruar disa fise shqiptare mbi lumin Mat, por pikërisht deri atje arrinte pushteti i mbretit serb. Në vitin 1308, të dërguarit e Uroshit bënë një marrëveshje në Melunë (në Francë) me Karlin de Valois dhe me perandorin titullar të Kostantinopolit, kundër perandorit faktik grëk, Andronikut. Aty mbreti Urosh i premtonte "perandorit" Karl ndihmë për pushtimin e perandorisë bizantine, kurse ai i premtoi mbretit ndihmë kundër çdonjërit, që do të guxonte të sulmonte mbretërinë serbe, përjashtuar kushëririn e vet, Filipin e Tarebtit. Në këtë rast vërtetohet si mbret serb, përveç të tjerave, edhe mbi "provincën e Dibrës deri në lumin e Matit".

Përsa u përmend më lart, plotfuqishmëria e rëndësishme e Filip Tarentinit erdhi në arkivin e Blagajsve; kjo shpjegohet më mirë, ngaqë në përcjelljen e të dërguarit të mbreti Urosh gjendej një Baboniq. Ky ka qenë princi Ivan (Gjon). Për këtë mësohet më vonë (1324) se ishte në marrëdhënie shumë të mira: me princin e Tarentit. Ai ishte (1316-1322) "ban I gjithë Sllavonisë". Në vitin 1322 goditi "sipas urdhrit të mbretit" banin Mlladenin II Shubiq dhe u bë ban "i tërë Sllavonisë, Kroacisë dhe Dalmacisë".

Por ky qëndrim i aristokratit kroat Baboniqit në Shqipëri, tregon edhe që anzhuinët e Hungarisë fusnin hundët aktivisht në punët specifike shqiptare edhe përpara Ludovikut I të Madh. 

Me paqen e Zarës (1358), mbreti hungarez Ludovik Anzhu e detyroi Republikën e Venedikut që të hiqte dorë nga çdo ndikim mbi bregdetin lindor të Adriatikut (a medietale Quarnerii usque ad confines Duracci). Ky bregdet, deri në Raguzë e Kotor hynte kryekëput në sferën e anzhuinëve të veriut, i cili pak nga pak u zgjerua edhe në vetë Shqipërinë. Qyteti i Raguzës me rrjetin e vet të fortë tregtar shërbeu si vëzhgues i shkathët më parë për Zetën dhe pastaj edhe për viset më jugore.

Natyrisht, mbreti Ludovik qëndronte në një lidhje të drejtpërdrejtë me Durrësin, gjersa ky ishte i anzhuinëve. Lajmëtarët e tij kalonin atje edhe nëpërmjet Raguzës (1366, barca que portait Bernardum nuncium regis Duracium). Por ky qysh herët kisfye lidhje edhe me princin Karl Topinë, i cili më vonë (1379), u bë anëtar i lidhjes hungareze kundër venedikasve. Rolin e madh nç këtë lidhje e luante ungji i Karlit dhe vëllai i Tanush Topisë, Domeniku. '

Ky Domenik iu kushtua titullit të rregulltarit. Kishte hyrë në urdhrin e domenikasve, të cilët kishin ardhur në Durrës qysh në vitin 1278. Si i tillë u bë kapelan i oborrit dhe këshilltar i mbretit Robert të Napolit. Më vonë (1345-1351), si "vicar i përgjithshëm i urdhrit të vet për Dalmacinë dhe Durrësin", punoi, duke banuar në Raguzë, për themelimin ë manastireve në Shkodër, Kotorr dhe Shibenik. Rreth vitit 1358 u bë ipeshkëv i Korçulës.

Por një vit më pas u gjend në Shqipëri. Një shkresë e shkruar greqisht, me të cilën manastiri domenikan në Durrës nxirrte në ankand vreshtat, e përmend atë si administrator i atij ankandi. Pikërisht atëherë, pas vdekjes së Tanushit, Karli mori në dorë fuqinë e shtëpisë së Topisë.

Duket se Karli, në marrëveshje me të nipin, Domenikun, përgatiti një plan të madh e të guximshëm, në mënyrë që të shtinte në dorë pushtetin mbi Raguzën. 

Në Shqipërinë e Veriut gjendeshin atëherë shumë qytete (Drivasti, Svaçi dhe Balezi e ndoshta edhe Sappa), në të eilat ipeshkvi ushtronte edhe tërë pushtetin laik. Këtë shembull sigurisht e pati parasysh edhe Domeiiiku, kur filloi (1360) intrigat e tij të mëdha, që të zinte selitë kryeipeshkvnore vakante në Dubrovnik. Në këtë çështje, ndihmën kryesore ia dha njëfarë Theodhori nga Drishti.

Por këshilli i Raguzës ishte vigjilent. E kishte ndier rrezikun. E kishte paralajmëruar atë për një rrezik të tillë i ndieri kryeipeshkëv, Ilia Saraka, patric i Raguzës (t 1329). Sikurse tregon një kronist i mëvonshëm i Raguzës, ai kryeipeshkëv i kishte njoftuar, sa ishte në shtratin e vdekjes, parësisë së Raguzës "disa fshehtësi" (arcanaet acculta quadarh), të cilat në qoftë se.nuk ishin vigjilentë, mund t'ikërcënonin lirisë së qytetit një frezik të madh; sepse me lehtësi të madhe ai vetë do të mund të fitonte pushtetin e qytetit ose ta mbartte atë te të tjerët.

Raguzianët vigjilentë kapën disa letra, që i kishte shkruar ndihmësi i Domenikut, Theodhori, dhe të cilat "përmendnin simoninë" (quefaciunt mentionem de symonia). Këto letra çuan peshë një furtunë të madhe.

Më 4maj 1360, qyteti dërgoi te Papa kancëlarin e vet, që"të kërkonte një kryeipeshkëv për kishën e Raguzës". Në shënimet e të dërguarit lexohet edhe ky paragraf: "Dhe në qoftë se paraqitet rasti, që ndonjë dalmat, shqiptar, venedikas ose nga krahina jonë e Raguzës do të donte të merrte kryepeshkopatën tonë, ti do t'I kundërshtosh së bashku me miqtë tanë në çdo mënyrë". Më 6 maj, këshilli i lartë vendosi që të thirrej ipeshkvi Domenik dhe t'i jepej urdhër ta linte qytetin. Më 8 maj u dërgua Theodori I Drivastit.

Domeniku natyrisht u largua nga Raguza. Por ai shkoi drejte te mbreti, Ludoviku I dhe këtë e ngacmoi aq shumë kundër raguzianëve, saqë këta u detyruan (më 16 dhjetor) të dërgonin delegacion të posaçëm te mbreti se bashku me "ato letra mashtruese, të falsifikuara e të gënjeshtërta, të cilat i dërgonte ipeshkvi i Korçulës, që të bëhej kryeipeshkëv i Raguzës".

Në vitin 1362 raguzianët kishin kryeipeshkvin e rL Ky ishte gjenovezi Hugo Cigala. Me këtë u prishën të gjitha planet e Domenikut. Ai u bë kryeipeshkëv i Zarës (1367). Pas vitit 1374 humbi fare gjurma e tij.

Kam përmendur se Domeniku ndëirmjetësoi te nipi i vet, Karl Topija, kur ky pushtoi Duirësin (1368). Këtu po shtoj se pak pas humbjes së këtij qyteti, hercogu i Durrësit, Karli, u bë "dux Dalmatie et Croacie" (1369-1376). Si i tillë, banoi rregullisht në Zarë. Sikurse dihet, ai më vonë (1385), diike u mbështetur kryesisht në bujarinë kroate e sllave, u bë mbret i Hungarisë, por mbaroi shpejt në një mënyrë tragjike.

Në kohën e Ludovikut të Madh dhe të luftëtarëve të tij kundër Vendikut, si dhe në kohen e Sigismundit e të luftërave të tij kundër turqve, ishte gjë fare ë natyrshme, që edhe Balshajt e Zetës të vështronin nga veriu. Qëndronin në marrëdhënie të drejta me banët e Dalmacisë e të Kroacisë.

Pushteti i Balshajve kaloi edhe mbi ishujt e Dalmacisë. Pas betejës së pafat afër Nikopoljes (1396), duke qëndruar në Raguzë (21-28 dhjetor), mbreti Sigismund i dha Gjergjit II Balshaj titullin (princeps Albaniën) dhe e emëroi zhupan të vetin në Korçula dhe Hvar. Këtë ndeiim e mbajti Gjergji deri në fund të jetës së tij (në muajin mars 1403). Përmenden me radhë tre vikarë (ndihmës famulltar) të tij në Korçula. Dy prej tyre ishin patricë të Tivarit.

"Bani shqiptar në mbretërinë e kroatëve " – Përbërësit e këtij fiksimi në shekullin XIV. - Shtatë bana e dymbëdhjetë bujarë të kroatëve. - "Shtatë kralët" shqiptarit.

Në dy kapitujt e mësipërm mund të gjenden disa përbërës më të fortë, të cilët në gjysmën e shek. XIV, bashkëvepruan për prishjen e fiksimit ekzotik mbi "banin shqiptar në mbretërinë e kroatëve". Këtu veproi fakti, që emri Albani në kohën e anzhuinëve, për shkak të lidhjeve jashtëzakonisht të forta me atë dinasti, u bë te kroatët shumë i njohur. Dy bana, një Shubiq dhe një Baboniq, kishin marrëdhënie të drejtpërdrejta me Shqipërinë.

Njëri prej tyre edhe banonte atje. Ndoshta shkresa për këtë trillium kaq të vonuar, është e njëkohshme me hercogun kroat, Karl Durrësakun. Ndoshta ka bashkëvepruar edhe lidhja fonetike ndërmjet fjalëve Alba e Albania; prandaj përmendet CroatiaAlba dhe qyteti Alba, sikurse të gjithë "beli gradi" (qytetet e bardhë) të tjerë quheshin Biograd në bregdet.

Kujtimi për këtë fiksim të vjetër të banit shqiptar është ruajtur në regjistrin e manastirit benediktin të Shën Pjetrit ndërmjet Splitit dhe Omishit (S. Petrus de Gumal i themeluar në vitin 1080), I cili ruhet sot në arkivin e kishës së Splitit. Ky regjistër njoftimesh për pronat e manastirit është shkruar me shkronja beneventane në fillim të shek. XIII. Por ka edhe shumë passhkrime të mëvonshme, që nuk kanë asnjë lidhje me manastirin. Përkundrazi, përmbajtja e tij tregon se ato përshkrime i kanë shkruar disa njerëz,  te cilët këtë regjistër e patën studiuar shumë herët, në shek. XIV e XV, për qëllime më të gjera juridike-historike, por fare praktike.

Një shënim i tillë, i shkruar prej një dore të shekullit XIV, në vendin bosh nën dorëshkrimin origjinal betievetan, thotë pjesërisht kështu: "Në kohën e kaluar ishte zakon në mbretërinë e kroatëve të ishin shtatë bana, të cilët zgjidhnin mbretin në Kroaci, kur ai vdiste pa lënë fëmijë (trashëgimtarë); këta ishin: I pari bani i Kroacisë, i dyti i Bosnjës, i treti i Sllavonisë, i katërti i Pozhegës, i pesti i Podravskës, i gjashti i Albanisë dhe i shtati I Sremës".

Meqenëse ky shënim të kujton pakëz të 12 fiset kroate (duodecim tribus Croatorum), s'ka dyshim se është punuar me atë problemin interesant, i cili u bë jashtëzakonisht akut në kohën, kur anzhuinët, sidomos pas vitit 1345, filluan të zbatojnë centralizmin e rreptë feudal në Kroaci. Për këtë flas më shumë në një vend tjetër.

Këtu po përmend se numri 7, megjithëse ishte më pak I zakonshëm se numri 12, ishte i njohur në viset jugore pikërisht në lidhje me sundimtarët. Perandori Konstantin Porfirogeneti na paraqet emrat e dukëve, që patën sjellë kroatët në atdheuri e ri.

Këta dukë ishin shtatë: pesë vëllezër dhe dy motra. Pavarësisht nga kjo, arhigjakoni i Splitit, Toma, thotë se në kohën e dyndjes, kroatët ndaheshin "në shtatë a tetë fise bujarësh" (septem vel octo iribus nobilum). Tomko Marnaviq (rreth vitit 1630) flet për 7 krajlëte Bosnjës. Sipas kuptimit të shqiptarëve të Veriut, bota është e ndarë "ndërmjet perandorëve dhe shtatë kralëve" (n'der t'mretit e t'shtat krajleve). Kundër mbretit janë ngritur shtatë kralët, thotë vjersha shqipe:

Bash te mbreti kenka hi

Kish kërkue shtatë krali

info@balkancultureheritage.com