Ligjëratat
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Ligjëratat

Olynthiaca A (Olynthiaka)

... Pastaj ai /Filipi/ bëri ç'deshi me Ferën, Pegazën, Magnetinë dhe u nis për Thraki. Atje pasi shfronëzoi disa mbretër dhe vendosi të tjerë, u sëmur. Sapo u shërua, se mos u ruajt? Jo, bëri një sulm të papritur kundër Olynthit. Dhe nuk them asgjë për ekspeditat e tij kundër ilirëve, paionëve, kundër Arrybës kundër të gjithë të tjerëve, që mund të përmenden akoma...

... Përsa i përket paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij në përgjithësi duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë se sa të nënshtruar. Janë njerëz që nuk janë mësuar të binden, kurse njeriu i ynë /FilipiJ thuhet se është një zot i rreptë...

IV

Contra Philippum A (Kundër Filipit)

Dhe nga ne disa sillen rrugëve, duke thënë se Filipi, në marrëveshje me lakedemonët, përgatit rrënimet e thebanëve dhe shkatërrimin e shtetit të tyre, të tjerë se ka dërguar delegatë tek mbreti, të tjerë se po fortifikon qytete në Iliri, të tjerë akoma shpifm sipas qejfit lajme që i përhapin andej e këndej...

VII

De Haloneso (Mbi Halonesin)

Ju e dëgjuat këtë korrigjim të cilin ai /Filipi/ e njeh si të drejtë dhe e pranon në letrën e tij, por ndërkaq ai pushton qytetin Fera dhe vendos një gamizon në fortesë, patjetër që të jetë e pavarur! Ai marshon kundër Ambrakisë, merr me forcë tre qytete në Kasopi: Pandosinë, Buketin dhe Elatenë, koloni të elejve, ku shkreton tokat e tyre. Pasi hyri me forcë ia dorëzoi këto qytete kunatit të tij Aleksandrit, i cili i robëroi. Me të vërtetë ai ka kujdes të madh për t’i bërë helenët të lirë e të pavarur! Veprat e tij e provojnë...

info@balkancultureheritage.com