Ligjeratat
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Ligjeratat

In M. Antonium Philippicae

(Filipikët kundër M. Antoni)

Ka akoma më, o senatorë. Gai Antoni mban edhe M. Brutin, i cili ka pushtuar Apolloninë, qytet i madh e hijerëndë; besoj se ka pushtuar Bylisin ka pushtuar Amantinë, kërcënon Epirin dheështë te portat e Orikut...

In Pisonem

(Kundër Pisonit)

Ne i njohim krimet që ke bërë me arritjen tënde, kur pranove të holla nga dyrrahasit për vrasjen e mikut tënd Platorit; ti rrënove shtëpinë e atij, të cilit i kishe dhënë gjakun dhe pasi more nga ai skllevër muzikantë dhe dhurata të tjera, ti e qetësove për frikën e dyshimin e madh të tij, dhe në besë tënde e detyrove të vinte në Thesalonik. Atje ti nuk e bëre të vdesë sipas zakonit të të parëve tanë, edhe sikur ai i mjeri të kishte pranuar më parë të vdiste nga goditja e sëpatës së mikut të tij, por urdhërove mjekun, të cilin e pate marrë për vete që t’i priste damarët. Vrasjes së Platorit i shtove atë të Pleuratit, shokut të tij, të cilin e vrave me shkopinj, me gjithë moshën e kaluar të tij...

A nuk e akuzove si kreditor ndër debitorët e tij Fufidin, kalorësin romak, burrë me merita të mëdha, kur apolloniatët të dhanë në Romë 200 talenta për të larë borxhet.

Ahea e boshatisur, Thesalia e shkretuar, Athina e keqpërdorur, Dyrrahu e Apollonia të shkatërruar, Ambrakia e plaçkitur, parthinët e bylinët të gënjyer, Epiri krejt i shkatërruar, lokridasit, fokidasit e beotët të djegur, Akamania, Amfilohia, Perrebia dhe fisi i athamanëve të shitur, Maqedonia e dorëzuar barbarëve, Etolia e humbur për ne, dolopët dhe malësorët fqinjë të dëbuar nga qytetet dhe tokat e tyre qytetarët romakë që tregtojnë në këto vise, të gjithë kanë provuar se ti kishe ardhur vetëm për t'i vjedhur, plaçkitur, keqpërdorur dhe trajtuar si armiq...

Oratio pro P. Sextio

(Ligjëratë në mbrojtje të P. Sekstit)

... /Pizoni/ ka filluar t'ua shesë shtrenjtë paqën thrakëve e dardanëve dhe si pasojë, me qëllim që ata t'i paguanin atij këtë shumë, i ka lënë të plaçkisin Maqedoninë, ka ndarë me debitorët grekë pasuritë e kreditorëve, qytetarë romakë; u kërkon shuma të mëdha dyrrahasve.

info@balkancultureheritage.com