Lista e rangjeve
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lista e rangjeve

Me emrin "Notitia dignitatum" (Lista e rangjeve) titulli i plotë i së cilës është "Notitia dignitatum tam civiiium quam militarium" me shtesën "in partibus Orientis" dhe "in partibus Occidentis" kuptohet lista e gjithë rangjeve civile dhe ushtarake të kohës së vonë antike në perandorinë e Lindjes dhe të Perëndimit. Si e tillë kjo listë paraqet burimin kryesor për njohjen e organizimit administrativ dhe ushtarak të perandorisë në dy pjesët e saj në këtë periudhë të vonë antike.

Nuk dihet akoma me siguri data e saktë e përpilimit të kësaj liste. Një gjë vetëm është e qartë se ajo nuk u formua menjëherë, por për një periudhë të gjatë kohe, e cila vendoset zakonisht në mes të viteve 390 dhe 437.

Për historinë tonë të lashtë ka rëndësi gjysma e parë e listës në të cilën janë rreshtuar rangjet civile e ushtarake të krahinave të Lindjes. Pikërisht këtu jepen të dhëna të rëndësishme edhe për rangjet administrative dhe ushtarake në Ilirik; këtu përmenden shumë lokalitete sidomos të brezit kufitar danubian ku ishin vendosur njësi të shumta ushtarake. Lista e rangjeve është një nga burimet e rëndësishme që hedh dritë edhe mbi ndryshimet etnike që ndodhen në trevën e Ilirikut në periudhën e vonë antike.

Lista e të gjithë rangjeve civile dhe ushtarake në krahina e lindjes

2. Prefekti i prefekturës së Orientit .

3. Prefekti i prefekturës së Ilirikut.

4. Prefekti i qytetit Konstantinopol.

5. Dy komandantë të kalorisë dhe të këmbësorisë së oborrit.

6. (Komandant) i kalorisë dhe këmbësorisë në Orient.

7. (        "            ) i kalorisë dhe këmbësorisë në Thraki.

8. (        "            ) i kalorisë dhe këmbësorisë në Ilirik.

30. Katër vikarë:

31. i Azisë

32. i Pontit

33. i Thrakisë

34. i Maqedonisë

38. Trembëdhjetë duksa:

54. Dy në Ilirik:

55. në Dakinë Analumase

56. në Myzinë e parë

57. Pesëmbëdhjetë konsularë:

74. Tre në Ilirik:

75. në Kretë,

76. në Maqedoni,

77. në Dakinë e Brendshme.

79. Dyzet presidë:

117. Tetë në Ilirik:

118. në Thesali,

119. në Epirin e Vjetër

120. në Epirin e Ri

121. në Dakinë Analumase,

122. në Myzinë e Parë,

123. në Prevalitanë.

124. në Dardani,

125. në Maqedoninë Salutaris.

info@balkancultureheritage.com