Luftërat kundër Romës (250-168 p.Kr)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Luftërat kundër Romës (250-168 p.Kr)

Dinastia e Agronit. Në historiografinë moderne është bërë zakon Origjina që Shteti Ilir pas mesit të shek. III, të quhet shteti i ardianëve. G. Zippel, i cili qe i pari që i dha këtë emër, ia atribuon formimin e këtij shteti fisit të ardianëve. Sipas tij, ky fis, i shtyrë nga një dyndje e keltëve rreth viteve 370 - 360 p.Kr., ndërtoi banimet e para pranë libumëve dhe u vendos në grykën e Naronës. Nga mesi i shek. III, në kohën e sundimit të Pleuratit dhe sidomos nën pasardhësin e tij. Agronin, ardianët përparuan gjatë bregdetit deri thellë në jug. Pasi shtynë dardanët që kishin nënshtmar mbretërinë taulante, u bënë zotër të Ilirisë së Jugut dhe krijuan kështu një shtet të madh e të fuqishëm, i cili shtrihej prej kufijve të Epirit deri përtej Naronës. Që nga kjo kohë emri i ardianëve u shtri mbi gjithë shtetin e tyre të gjerë, megjithëse ata vetë vazhduan të qëndrojnë në tokat e vjetra rreth Naronës.

Kjo tezë u bë për një kohë të gjatë mendimi më i pranuar por nuk munguan të shfaqen ndaj saj edhe rezerva e kundërshtime. Kështu, për M. Holleaux; ilirët deri në mesin e shek. III ishin ende të ndarë në fise të pavarura, që sundoheshin nga sovranë të veçantë. Vetëm rreth kësaj kohe ky regjim ndarjeje qe zhdukur, për t'i lënë vendin një shteti të gjerë ilir, që qeverisej nga një monark i vetëm, sovranitetin e të cilit e njohën "dinastitë" lokale, kryetarët e fiseve apo qyteteve. Origjina e këtij shteti dhe historia e formimit të tij, sipas Holleaux, janë të panjohura, megjithatë ai pranon se puna unifikuese, që i dha jetë këtij formadoni, ka qenë kryer nga fisi i fuqishëm i ardianëve.

A. Gitti, përkundrazi, nuk u njeh ardianëve ndonjë rol të veçantë në formimin e Shtetit Ilir dhe vë në dyshim origjinën ardiane të monarkisë themeluese të Agronit. "Prej nga monarkia e Agronit është e pasigurt, - thotë ai, - por duhet përjashtuar sidoqoftë origjina kelte, ashtu si edhe ndonjë origjinë nga pushtimet e ndonjë fisi të veçantë; ajo ishte, ka shumë të ngjarë, një krijesë personale e sundimtarëve të saj dhe një agregat prej shumë fisesh, që i mbante deri diku të bashkuar, përveç fuqisë së dinastisë pushtuese, edhe interesi i përbashkët". Këtë shtet, apo siç e quan ai ndryshe "perandori", Gitti e konsideron, ashtu si Holleaux, si një "entitet politik krejt i ri" që lindi në botën ilire rreth mesit të shek. III; ai e parafytyron atë si një amalgamë fisesh, në pjesën më të madhe të prapambetura e të asimiluara keq, që i mungonte kohezioni sepse mbështetej në parime "gati feudale" kurse pushteti mbretëror kufizohej nga familjet e mëdha me tendenca separatiste. Pavarësisht nga kjo, ky autor sheh te monarkia e Agronit praninë e një pushteti të aftë për politikë.

 

Me gjithë ndryshimet që paraqesin pikëpamjet e mësipërme, ato bashkohen në vështrimin thelbësor të çështjes: formacioni politik për të cilin bëhet fjalë paraqitet si një shtet fisnor dhe si një vepër personale e një sundimtari, qoftë ky Pleurati apo i biri i tij Agroni. Duke mos qenë në gjendje të kuptojnë se një rend shtetëror nuk mund të arrihet me anën e një bashkimi mekanik të fiseve, Zippel-i dhe pasardhësit e tij nuk kanë mundur të zbulojnë karakterin e vërtetë të këtij shteti dhe bazën social-politike mbi të cilën ai mbështetej.

F. Papazoglu, duke zhvilluar më tej një tezë të Droysen-it, ka provuar kohët e fundit se mbretëria e Agronit ishte trashëgimtare dhe vazhduese e një tradite më të vjetër politike shtetërore në Iliri. Fillimet e kësaj tradite ajo i gjen, me të drejtë, diku në fundin e shek. V p.Kr., qysh kur burimet bëjnë fjalë pa ndërprerje për një Shtet Ilir, sundimtarët e të cilit quhen "mbretër të ilirëve". Ajo ka vënë në dukje nga ana tjetër se ardianët banonin më në jug sesa ka besuar Zippel-i dhe përfshirja e tyre në përbërjen e Shtetit Ilir është kryer në drejtim të kundërt, nëpërmjet shtrirjes së këtij shteti në veri.

Duke pranuar si të drejtë këtë tezë të Papazoglut ne nuk pajtohemi me konceptin e paqartë të saj mbi shtetin. Në një vend tjetër kemi treguar se kjo traditë politike shtetërore, që zbret deri tek Agroni, buronte nga zhvillimi i hershëm i jetës qytetare në Iliri, e cila që nga fundi i shek. IV, sidomos gjatë gjysmës së parë të shek. III p.Kr. njeh lulëzimin e saj më të lartë dhe formon bazën ekonomike e politike të shtetit më të madh e më të fuqishëm që kanë njohur ndonjëherë ilirët.

Në qoftë se në jetën politike të Shtetit Ilir nuk ka asnjë ndërprerje, dinastia e Agronit duhet të jetë e re dhe me origjinë veriore. Midis saj dhe sundimtarëve të mëparshëm nuk mund të vendoset asnjë lidhje. Ka të ngjarë që aty nga mesi i shek. III ose pak më parë, Shteti Ilir të ketë njohur një periudhë trazirash të brendshme, hollësirat e të cilave nuk i dimë. Nuk është çudi që zhvillimi i vrullshëm i qyteteve në veri të lumit Mat, të mbetura jashtë konflikteve luftarake që prekën pjesën jugore të Shtetit Ilir bashkë me qytetet e tij, të ketë ndryshuar raportin e forcave dhe të ketë ndikuar apo të jetë bërë bazë e ndryshimeve politike që pasqyrohen vetëm në ndryshimin e dinastisë sunduese dhe në shkëputjen e dy qyteteve të rëndësishme të Adriatikut Lindor, Dyrrahut e Apollonisë, nga Shteti Ilir.

Historia e Shtetit Ilir në 60 vjetët e fundit të jetës së tij është kryesisht historia e luftërave kundër Romës. Ngjarjet që u zhvilluan në prag të këtyre luftërave, janë vetëm një prelud i tyre. Megjithatë këto janë një dëshmi e rëndësishme për vendin që zinte ky shtet midis fuqive të tjera të Ballkanit dhe për rolin e tij historik në ngjarjet politike të kohës.

Burimi më i rëndësishëm për këto luftëra është Polibi. Vepra e tij përshkohet nga një tendenciozitet dhe subjektivizëm i theksuar, ku nuk fshihet simpatia ndaj Romës. Historia e ilirëve, ashtu sikurse në përgjithësi historia e kundërshtarëve politikë të Romës, paraqitet e shtrembëruar dhe me ngjyrat më të zymta. Qëllimi kryesor i Polibit është të justifikojë në këtë vepër pushtimet romake, të cilat ishin, sipas tij, të drejta të nevojshme dhe të dëshirueshme nga popullsitë vendase. Për Polibin këto pushtime ishin të pashmangshme sepse "fati i kishte caktuar Romës tnisionin tësundojë botën". Një pjesë e burimeve që ka përdorur Polibi, vjen nga Fabi Piktor dhe, siç është mendimi i përgjithshëm, ka karakter thjesht propagandistik.

Burimet e tjera për këtë periudhë vijnë nga një tradicion i korruptuar rëndë. Kjo vihet re në radhë të parë te Livi, i cili i kushton më tepër vëmendje efektit retorik sesa të vërtetës historike. Për hir të paraqitjes së bukur dhe tërheqëse të ngjarjeve, ai shpeshherë e sakrifikon këtë të vërtetë. Tregimet e tij janë të veshura me petkun moralizues dhe në raste të tjera me hollësira fantastike.

Shumë të pasigurta janë edhe njoftimet e shkrimtarëve të tjerë si Apiani e Dio Kasi, që paraqesin ritransmetime të cunguara dhe më tepër të pasakta të tradicionit të vjetër.

Marrëdhëniet e Shtetit Ilir me fqinjët. Aleanca me Maqedoninë.

Në vitet '30 të shek. III p.Kr. Shteti Ilir kishte arritur kulmin e fuqisë së vet. Polibi thotë se: 

"Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri i Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë"

Kufijtë e shtetit të tij përfshinin një trevë të gjerë që nga Narona e deri në Aoos me përjashtim të Dyrrahut e Apollonisë. Qytetet e veriut: Lisi, Skodra, Ulcini e Rizoni, me limanet e gjiret e tyre të mbrojtura, strehonin flotën e fuqishme ilire dhe përbënin bazën e Shtetit Ilir.

Ndër fqinjët e Shtetit Ilir vetëm mbretëria dardane ishte në ngjitje, ndërsa vendet jugore jetonin ditë të vështira. Epiri, Maqedonia dhe Greqia ishin të kapërthyer nga luftërat e ashpra social-politike dhe rivaliteti midis tyre. Aty nga mesi i shek. III pozita e Maqedonisë ishte lëkundur përsëri. Përpjekjet e Antigon Gonatës për të ruajtur hegjemoninë e saj në Greqi, nuk sollën rezultatet e pritura. Pasardhësi i tij, Demetri II, u gjet në një situatë edhe më të vështirë. Lëvizja antimaqedone ishte forcuar, sepse më në fund dy lidhjet e mëdha greke, ajo etole dhe ahease, ishin bashkuar kundër Maqedonisë. Përmbysja e monarkisë në Epir (viti 234 p.Kr.) dhe dalja e këtij vendi nga aleanca me Maqedoninë për t'u bashkuar me koalicionin republikan, antimaqedon, e rëndoi edhe më shumë gjendjen, duke e ndryshuar raportin e forcave në dëm të Maqedonisë. Në vitin 231 p.Kr. të dy lidhjet e shtuan presionin e tyre ushtarak mbi Maqedoninë, duke ndërhyrë me forca të armatosura kundër Akamanisë që gëzonte mbrojtjen e Maqedonisë. Pothuajse në të njëjtën kohë, një sulm i furishëm dardan, i pavarur apo i koordinuar, këtë nuk e dimë, shpërtheu mbi Maqedoninë nga veriu. I ndodhur ngushtë si rrallë ndonjëherë, Demetri kishte nevojë për aleat dhe këtë e gjeti te sundimtari i Shtetit Ilir, Agroni.

Kushtet e marrëveshjes nuk i njohim. Versioni i Polibit, që është edhe burimi i vetëm për këtë çështje, se Demetri ia mbushi mendjen Agronit me të holla për të ndihmuar qytetin akaman, Medionin, i cili mbahej i rrethuar nga etolët, duket qartë se lidhet ngushtë me tendencën e tij për t'u rezervuar ilirëve një pozitë të padenjë. Ngjarjet konkrete që zhvillohen pas kësaj e sqarojnë shumë më mirë politikën e Shtetit Ilir si edhe domethënien e përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje.

Sidoqoftë, një aleancë midis Maqedonisë dhe Ilirisë qe përfunduar dhe ajo i vinte këto dy shtete kundër koalicionit republikan në Greqi dhe kundër rrezikut që vinte prej tij. Ky rrezik qe bërë realitet në Epir dhe mund të ndikonte keq edhe përtej kufijve të tij. Ja cili qe kuptimi i kësaj aleance, për hir të së cilës Maqedonia do të sakrifikonte, siç do ta shohim, disa nga interesat e saj në Epir dhe në brigjet e Jonit, për të kënaqur aspiratat ilire në këto anë.

Përgatitjet për luftë

Roma filloi të përgatitej haptazi për luftë. Edhe mbretëresha ilire nga ana e saj nuk vonoi të marrë masa mbrojtëse. Më parë ajo u kujdes për forcimin e rendit të brendshëm dhe qetësoi fiset, që qenë shkëputur pas sulmit dardan. Por vëmendjen kryesore Teuta ia kushtoi sigurimit të bregdetit. Ajo e dinte se, në gjendjen e krijuar, një pozitë me rëndësi zinin Isa në veri, Korkyra në jug dhe dy qytetet e mëdha të bregdetit, Dyrrahu e Apollonia. Ishte e qartë se këto ishin pikat më delikate që do të synonte armiku dhe zotërimi i tyre do të luante një rol të dorës së parë në fatet e luftës. Prandaj mbretëresha shpejtoi të vërë dorë mbi to.

Isa u sulmua e para, por, meqenëse nuk u dorëzua, ilirët vendosën bllokadën e saj. Pak më vonë, në pranverë të vitit 229 p.Kr., një ekspeditë e madhe u vu në lëvizje njëkohësisht kundër Epidamnit dhe Korkyrës. Ndërsa shumica e flotës vazhdoi lundrimin drejt jugut, një pjesë e saj u ndal në Epidamn. Orvatja për pushtimin e qytetit dështoi. Atëherë ilirët u tërhoqën në anijet e tyre dhe, pasi dolën në det të hapur, u bashkuan përsëri me forcat e tjera për të vazhduar lundrimin drejt Korkyrës. Sapo mbërritën këtu, forcat ilire zbarkuan dhe rrethuan qytetin. Korkyrasit e rrethuar kërkuan ndihmën e etolëve dhe të aheasve. Në të njëjtën kohë erdhën për të kërkuar ndihmë edhe delegatë nga Epidamni dhe Apollonia. Kërkesa u mor parasysh. Flota e aheasve, prej 10 anijesh të mëdha lufte, nxitoi drejt Korkyrës. Ilirët, si morën dhe 7 anijet që u kishin dërguar akarnanët sipas marrëveshjes, u dolën ahejve përpara. Ndeshja u zhvillua afër ishullit Paksos. Flota e aheasve u shpartallua: katër anije u kapën dhe një e pestë u fundos; të tjerat u detyruan të sprapsen me shpejtësi për t'i shpëtuar fatit të të parave. Lembet e lehta e të shpejta ilire vendosën fatin e kësaj beteje. Të përdorura me guxim e shkathtësi nga detarët ilirë, ato triumfuan mbi anijet e rënda katër e pesërremëshe greke. Pas kësaj, Korkyra iu dorëzua ilirëve. Si morën në dorëzim qytetin, ilirët lanë këtu një gamizon nën komandën e Demetër Farit, kurse forcat kryesore u kthyen dhe bllokuan përsëri Epidamnin.

Lufta e parë iliro-romake

Problemi i ndërhyrjes romake në Iliri ka qenë për historiografinë një temë e preferuar rreth së cilës janë zhvilluar mjaft diskutime. Pikëpamja më e përhapur dhe për një kohë të gjatë më e pranuara është se shkaku kryesor i kësaj ndërhyrjeje ka qenë pirateria ilire që i sillte dëme të rënda tregtisë italike. Duke përsëritur Polibin, kjo ndërhyrje u paraqit si një konflikt që iu imponua senatit romak, në kundërshtim me vullnetin e tij, për të frenuar veprimet e sundimtares mendjelehtë ilire. Tezës që e shikonte ndërhyrjen romake si një pjesë të një plani për një ekspansion më të gjerë në Lindje, iu kundërvu versioni se Roma, as në këtë kohë e as më parë, nuk ka pasur një politikë orientale. Më vonë kjo teori u përsërit dhe, në ditët tona, pasues të saj i atribuojnë monarkisë ardiane një "rol organizues" që i dha piraterisë ilire "pamjen e një imperializmi fillestar" dhe si pasojë bëri që "zgjerimi ilir të ndeshet me interesat romake.

Si qëndron puna në të vërtetë? A ishte pirateria ilire që çoi në konfliktin iliro- romak dhe që bëri të paevitueshme luftën, apo shkaqe të tjera më të thella?

Pirateria lindi dhe u zhvillua tek ilirët, ashtu sikurse dhe te popujt e tjerë të Mesdheut, në një stad të caktuar të zhvillimit të tyre historik. Burimet i përshkruajnë etruskët në gjysmën e dytë të shek. IV si një popull që terrorizon lundrimin në Adriatik dhe në Egje; etolët në shek. III kishin gjithashtu një nam të keq si piratë.

Edhe vetë romakët, pretenduesit e mbrojtjes së rendit, e kanë ushtruar piraterinë deri në prag të erës sonë. Ajo luajti një rol të dukshëm tek ilirët qysh nga fundi i shek. IV. Ky mendim pajtohet si me njoftimet e autorëve antikë ashtu edhe me vetë zhvillimin shoqëror e politik të ilirëve në këtë kohë. Pirateria është një fenomen i pandarë i shoqërisë skllavopronare, që e shoqëron atë në forma të ndryshme gjatë gjithë ekzistencës së saj.

Por veprimet e ilirëve, që përshkruan Polibi dhe që kanë të bëjnë me ngjarjet në prag të konfliktit të armatosur me Romën, nuk kanë aspak karakter piratesk. Siç e pamë, ato janë pjesë e politikës së Shtetit Ilir ndaj situatës së krijuar në Greqi. Prandaj përpjekja për t'i shpjeguar shkaqet e ndërhyrjes romake me anë të piraterisë ilire nuk është aspak e justifikueshme.

Studiues të tjerë nuk kanë munguar të kërkojnë shkakun e luftës edhe te "frika e zakonshme e romakëve" ndaj "fqinjit të fortë", apo te nevoja e "sigurimit nga rreziku i jashtëm". Por këto nuk mund të quhen shpjegime të drejta. Ndërhyrja e Romës lidhej në rastin konkret me rrezikun që paraqiste rritja e fuqisë ilire për të ardhmen e saj në kushtet e një Greqie të dobësuar nga luftërat e brendshme. Sa kohë që nëpërmjet këtyre luftërave Greqia dhe Maqedonia dobësonin njëra-tjetrën, Roma, e cila ishte e interesuar për ruajtjen e status quo-së, nuk e ndiente nevojën të përzihej drejtpërdrejt në punët e shteteve të Lindjes. Por tani që marrëdhëniet iliro-maqedone dhe ngjarjet e fundit në Greqi e Epir e kishin tronditur këtë gjendje, Roma nuk mund të rrinte e qetë. Sukseset në perëndim e kishin rritur oreksin e klasës sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bërë më të fuqishme tendencën për të mos e ndarë sundimin e Mesdheut me fuqi të tjera, kurse dalja e Shtetit Ilir në arenë i shkonte ndesh këtyre tendencave. Midis kontradiktave të thella që kishin pushtuar në këtë kohë botën mesdhetare, ato të Shtetit Ilir me Romën dolën në plan të parë dhe shkaktuan konfliktin e armatosur të vitit 229 p.Kr. Në të ardhmen këto kontradikta do të thellohen e shtrihen gjithnjë më në Lindje, duke sjellë me vete konflikte të reja të armatosura.

Paqja e vitit 228 p.Kr. dhe pasojat e luftës së parë

Ndërkaq, mbretëria ilire kishte filluar të shpërbëhej. Duke parë këtë gjendje, në pranverë të vitit 228 p.Kr., Teuta dërgoi përfaqësuesit e saj dhe përfundoi paqen me Senatin. Kushtet e paqes qenë të rënda. Sipas Polibit, Teuta detyrohej t'u paguante romakëve një tribut, të hiqte dorë nga pjesa më e madhe e Ilirisë duke mbajtur për vete vetëm pak vende dhe të mos lundronte në jug të Lisit me më shumë se dy anije, por edhe këto të paarmatosura. Të formuluara me terma kaq të përgjithshme, këto kushte janë bërë objekt i diskutimeve të shumta. Përpjekjet për të konkretizuar ndryshimet territoriale, që i bëheshin mbretërisë ilire, dhe për të përcaktuar gjendjen juridike të tokave të shkëputura kanë prurë në përfundime të ndryshme dhe, në ndonjë rast, në të tilla që kalojnë kufijtë.

Është thënë, dhe për një kohë ky ka qenë mendim i pranuar, se romakët i ndanë pushtimet e tyre në dy pjesë. Në veri krijuan një shtet të vogël (divaciTE ia) që përbëhej nga ishulli i Farit dhe disa toka të bregdetit përballë. Në krye të tij ata vunë tradhtarin Demetër Farin, me qëllim që të vëzhgonte dhe të njoftonte për çdo veprim të mbretërisë ilire. Me tokat e tjera të pushtuara në jug romakët krijuan një protektorat, që shtrihej prej Lisit e deri te malet Akrokeraune dhe ato Kaone. Në këtë protektorat u përfshinë, përveç Dyrrahut, Apollonisë, parthinëve dhe atintanëve, edhe Dimali, Aulona, Oriku, Bylisi, Amantia e deri Antigonea e largët. Këtyre u shtoheshin dhe ishujt Isa e Korkyra.

Ndryshe nga kjo pikëpamje, më realist paraqitet mendimi që kundërshton çdo teprim lidhur me të ashtuquajturin protektorat romak në Iliri. Me të drejtë është vënë në dukje se ai nuk ka përbërë kurrë një rrip të pandërprerë toke, që nga Lisi e deri te bregu kontinental përballë Korkyrës, por ka qenë formuar, ashtu si e nënkupton Polibi dhe e shpreh Apiani, nga Apollonia, Dyrrahu dhe territoret e tyre, nga ishujt Korkyra dhe Isa dhe nga parthinët e atintanët, pa asnjë territor më tepër nga ato që i ishin dorëzuar vetë Romës. Lisi, i cili në bazë të traktatit përbënte një kufi detar, nuk pranohet edhe si kufi tokësor midis mbretërisë ilire dhe protektoratit romak. Duke u nisur nga kjo është shprehur mendimi se disa toka në jug të protektoratit mbetën përsëri nën varësinë e mbretërisë ilire, me gjithë vështirësitë që paraqiste kjo varësi për të qenë reale. Me këtë sistem, traktati i siguronte Romës lundrimin e qetë në ngushticën e Otrantos dhe mbikëqyrjen, me anë të protektoratit, të mbretërisë ilire, duke i hequr kësaj çdo mundësi për fu bërë përsëri një fuqi e madhe.

Kohët e fundit janë bërë përpjekje që këto mendime të zëvendësohen me një pikëpamje të re, sipas së cilës zotërimet romake kufizonin gjithashtu me tokat e Dyrrahut, Apollonisë, parthinëve dhe atintanëve, por parthinët vendosen në luginën e mesme dhe të sipërme të Shkumbinit, kurse atintanët në Çermenikë. Kështu protektorati ngushtohet, por shtrihet thellë në lindje. Rreth këtij, pastaj, vendosen një sërë zonash të pavarura, që shërbejnë, sikurse na thuhet, si amortizatorë për zotërimet romake. Në veri të Dyrrahut deri në afërsi të Shkodrës vendoset zotërimi i Demetër Farit, që ndante protektoratin nga mbretëria ilire; në lindje zotërimet romake, duke depërtuar thellë deri në burimet e Drinit të Zi, ndanin mbretërinë ardiane nga aleatët e saj maqedonë dhe bllokonin rrugën nga Maqedonia për në brigjet e Adriatikut; më poshtë Dasaretia, që zinte territorin midis Devollit dhe Osumit, u bë gjithashtu një zonë e pavarur dhe formoi një amortizator tjetër ndaj Maqedonisë; më në fund në jug zona që hyri në varësinë e Romës përfundonte me territorin e Apollonisë, që takonte bregun e Vjosës, por nuk përfshinte Aulonën, Orikun, Bylisin dhe Amantien. Këto katër qytete formonin një grup të pavarur, neutral, me fjalë të tjera një amortizator tjetër ndaj Lidhjes Epirote.

Është e pabesueshme që romakët të kenë projektuar dhe realizuar një sistem të tillë mbrojtës, të paktën në mënyrë kaq të ndërgjegjshme siç na paraqitet. Senatin nuk mund ta akuzojmë për një politikë jorealiste. Shtete të tilla të vogla nuk mund të kishin një vlerë reale, sepse fuqitë që qëndronin pas këtyre të ashtuquajturve amortizatorë, nuk do ta përfillnin këtë pengesë. Në fakt të gjitha sulmet që shpërthyen më vonë prej mbretërisë ilire apo Maqedonisë kundër zotërimeve romake, nuk dimë të kenë ndeshur në pengesën e këtyre Iloj shteteve dhe as dimë që mbrojtja romake të jetë mbështetur në to.

Duke pranuar si të drejtë mendimin që zotërimet romake në tokën ilire formoheshin nga Dyrrahu, Apollonia dhe parthinët e atintanët, mbetet sidoqoftë e paqartë shtrirja territoriale e këtyre zotërimeve. Përpjekjet për lokalizimin e parthinëve dhe atintanëve, që do të ndriçonin këtë çështje, nuk kanë dhënë gjithmonë rezultate të kënaqshme. Në qoftë se për parthinët ka ardhur duke u saktësuar mendimi që ata, si banorë të tokave në shpinë të Dyrrahut, shtriheshin prej Ardaksanit e deri në Aps, për atintanët mendimet e studiuesve, siç e pamë, ende nuk përkojnë5771, Megjithatë, po fi çilirojmë këto mendime nga ndonjë interpretim jo i drejtë i burimeve dhe të lëmë mënjanë si të dyshimta ato burime që i shtrijnë atintanët deri në Dodonën e Largët apo në luginën e Drinos, atëherë do të vërejmë se burimet kryesore e më të besueshme e vendosin këtë popullsi në shpinë të Apollonisë, në Mallakastrën e sotme. Kështu, parthinët e atintanët së bashku zinin gjithë bregdetin prej Ardaksanit e deri në Aou me një shtrirje në lindje që përfshinte edhe brezin kodrinor të ultësirës bregdetare. Në këtë territor bënin pjesë një varg qytetesh ilire, midis të cilëve, ka të ngjarë edhe Dimali, por jo Bylisi, që zinte skajin më jugor.

Me vënien nën sundimin e tyre të tokave më të rëndësishme të bregdetit, romakët asgjësuan kështu zotërimet e mbretërisë ilire në jug. Edhe në qoftë se në këto anë mbeti ndonjë zonë që nuk u përfshi në zotërimet romake, siç mund të ishte Bylisi me rrethin e afërt të tij, Dasaretia apo ndonjë zonë tjetër e brendshme malore, ato në fakt mbetën të shkëputura nga mbretëria ilire, me të cilën edhe më parë për vetë natyrën e shteteve antike, jo gjithmonë kishin lidhje të forta. Ka të ngjarë që ato të kenë mbetur pas kësaj si koinone të pavarura, siç është rasti i Bylisit, që na përmendet rreth kësaj kohe në burimet epigrafike.

Analiza e pikave të traktatit na çon në përfundimin se Roma e reduktoi Shtetin Ilir në një mbretëri të vogël në veri të Lisit. Në jug ajo krijoi një zotërim të vetin që formohej nga Dyrrahu, Apollonia, parthinët dhe atintanët. Këtë zotërim ajo do ta përdorte si një bazë për të garantuar respektimin e traktatit dhe për të shtypur çdo përpjekje për rimëkëmbjen e Shtetit Ilir. Zotërimi i Demetër Farit përbënte gjithashtu një kundërpeshë ndaj mbretërisë ilire në veri, kurse krahinat apo qytetet e tjera të jugut, që mbetën të shkëputura nga kjo mbretëri, u lanë të papërfillura me besimin që, si njësi të vogla, favorizonin pozitën e Romës në këto anë. Kushti që ndalonte lundrimin në jug të Lisit, kishte për qëllim të kufizonte nga ana tjetër fuqinë detare të mbretërisë ilire dhe për këtë do të shërbenin në mënyrë të veçantë zotërimi i Isës dhe i Korkyrës. Kështu, me anë të këtij traktati Roma merrte të gjitha masat e mundshme për ta dobësuar Shtetin Ilir dhe për ta mbajtur atë nën kontroll, por jo për ta asgjësuar plotësisht.

Në marrëdhëniet me Romën, mbretëria ilire mbeti, pas përfundimit të traktatit, një shtet tributar. Është thënë se tributi paguhej çdo vit, megjithëse masa dhe mënyra e shlyerjes së tij në traktat nuk përcaktohen aspak. Gjendja juridike e qyteteve dhe e popullsive që u përfshinë në zotërimet direkte të Romë, nuk është gjithashtu e qartë. Marrja e tyre nën të ashtuquajturën mbrojtje nga ana e Romës çoi, me sa duket, në vendosjen e marrëdhënieve të klientelës. Ka shumë të ngjarë që këta të jenë konsideruar nga ana formale si "socii" të lidhur me raporte të një "amicitia" që u lejohej e drejta e një vetadministrimi të kufizuar. Por në fakt ata ishin të varurit e saj dhe si të tillë nuk mund të hynin në marrëdhënie të lira me shtetet e tjerë. Përveç kësaj, ata ishin të detyruar të pranonin në çdo kohë ushtritë romake dhe t'i fumizonin ato me kontigjente ndihmëse tokësore e detare, siç ndodhi qysh në vitin e parë të pushtimit, në dimrin e vitit 229/28 p.Kr dhe më vonë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Demetër Farin, që u vu në shërbim të Romës, si dinast i varur i një zotërimi të vogël në ishullin e Farit dhe brigjet e Dalmatisë.

Gjatë konfliktit, Maqedonia, Lidhja Epirote dhe Akamania kishin mbajtur një qëndrim që nuk pajtohej me detyrimet e tyre si aleatë të Shtetit Ilir dhe me interesat e tyre politike në përgjithësi. Pse ndodhi kështu? Sado me rezerva ta kenë parë këta aleatë rritjen e fuqisë ilire, dalja e Romës në brigjet lindore të Adriatikut nuk mund të ishte për ta më e mirë. Por nga ana tjetër nuk shohim, të paktën burimet nuk na e thonë, që krahas masave mbrojtëse me karakter ushtarak, Shteti Ilir të ketë marrë edhe masa për vënien në lëvizje të aleatëve të tij. Duket qartë që ilirët, ashtu edhe aleatët e tyre, nuk arritën fi përfundonin përgatitjet për t'i dalë përpara rrezikut që po i kërcënonte. Jo vetëm kaq, por vetë Maqedonia u gjend në këtë kohë e rrezikuar seriozisht nga një sulm dardan, i cili i kushtoi jetën sundimtarit të saj, Demetrit II. Ky fakt nuk ishte pa rëndësi në zgjedhjen e momentit të përshtatshëm për shpërthimin e konfliktit të armatosur kundër ilirëve. Edhe në qoftë se ky sulm ishte krejt i pavarur, edhe mbase ishte me të vërtetë kështu, ai nuk mund të mos merret parasysh si një fakt që përkon në kohë. Në këto rrethana romakëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse të ndanin dhe të paralizonin aleatët jugorë, Lidhjen Epirote dhe Akarnaninë, prej mbretërisë ilire. Këtë detyrë ata e zgjidhën duke drejtuar goditjen e tyre të parë përmes Korkyrës dhe Apollonisë.

Pasi rregulluan punët në Iliri, romakët përcaktuan dhe qëndrimin e tyre ndaj aleatëve dhe armiqve të Shtetit Ilir. Në gjendjen e re të krijuar, senati deshi që t'u jepte atyre një provë më të qartë të pozitës së Republikës. Menjëherë pas përfundimit të traktatit të paqes, konsulli që mbeti në Iliri, u dërgoi një delegacion etolëve dhe ahejve për t'u shpjeguar arsyet e ndërhyrjes dhe të luftës në Iliri dhe për t'u bërë të ditur kushtet e paqes që u kishin imponuar ilirëve. Përfaqësuesit bënë çmos që ta justifikojnë këtë iniciativë të Romës, duke nxjerrë në pah pasojat "e lumtura" që rridhnin prej saj për helenët. Kujdesit dhe mirësjelljes së tyre të shtirë, lidhjet e mëdha greke qenë detyruar t'u përgjigjen me pritje e përqellje plot respekt duke dhënë kështu, me dashje ose jo, miratimin e tyre për këto veprime të Republikës. Më vonë delegatët vizituan edhe dy qytetet e mëdha tregtare: Korintin dhe Athinën, që përfaqësonin kundërshtarët më të vendosur të Maqedonisë dhe jo vetëm gjetën të njëjtën pritje, por, si asnjëherë më parë, u lejuan të mermin pjesë në lojërat istmike. Krenaria greke ishte thyer dhe Roma kishte bërë në këtë drejtim hapin e parë konkret. Nga ana tjetër, Maqedonia, Epiri dhe Akamania, aleate të mbretërisë ilire, nuk u vizituan. Ky qëndrim mospërfillës ndaj tyre të kujton prologun dhe qëllimet e vërteta të luftës.

Kriza politike në Iliri Lufta e dytë kundër Romës

Në vështriinin e parë mund të duket se punët në Iliri u rregulluan në atë mënyrë që garantonin respektimin e traktatit të paqes dhe një sundim të qetë për pushtuesin.

Megjithatë, ngjarjet politike tregojnë se as ilirët, as fqinjët e tyre maqedonët, nuk donin të pajtoheshin me gjendjen e krijuar.

Në vitet që pasuan Luftën e Parë, Demetër Fari u bë regjent i mbretërisë ilire, në vend të Teutës, që na thuhet se kishte vdekur apo abdikuar. U krye ky akt me ose pa pëlqimin e Romës nuk e dimë, veç një gjë është e sigurt se, duke shtrirë pushtetin e tij mbi gjithë mbretërinë ilire, Demetri u forcua mjaft. Nuk duhet përjashtuar që në këtë punë ai të ketë patur edhe përkrahjen e komandantit të njohur të Teutës, Skerdilaidit, me të cilin për një kohë do të bashkëpunojë.

Pas vitit 225 p.Kr. ose pak më vonë vihet re një largim i Demetrit nga miqësia me Romën, gjë që pasqyrohet në veprimet e pavarura të tij. Në vitin 223 p.Kr. e shohim atë të marrë pjesë në invadimin e Peloponezit si aleat i mbretit të Maqedonisë, Antigon Dosonit dhe, në vitin pasues, forcat ilire, të komanduara prej tij, luajtën një rol vendimtar në betejën e Selasisë. Këto veprime të Demetrit, megjithëse nuk drejtoheshin haptas kundër Romës, shprehnin qartë tendencën e tij për t'u shkëputur nga vartësia romake dhe preknin me këtë pozitën e Republikës në Iliri.

Eshtë thënë se Demetri mundi të veprojë lirisht për shkak të "moskujdesjes" që treguan romakët ndaj ngjarjeve në lindje të Adriatikut, ose sepse ekzistonte një keqkuptim në përcaktimin e marrëdhënieve midis ilirëve dhe Republikës, që buronte nga mënyra e ndryshme e të menduarit dhe të kuptuarit të këtyre marrëdhënieve nga palët. Eshtë gabim të hidhet poshtë vlerësimi që i bën Polibi situatës dhe të nënvleftësohet ndikimi që patën ngjarjet në Itali dhe Greqi ndaj qëndrimit të Demetrit. Nuk ka dyshim se sulmi gal dhe rreziku kartagas lehtësuan veprimet e Dosonit në Greqi dhe përcaktuan pozitën e Demetrit. Para Romës së kërcënuar në perëndim, Demetri preferoi aleancën me Maqedoninë, që po riforcohej shpejt. Roma në fund të fundit nuk i kishte kënaqur ambiciet e tij pas Luftës së Parë, kurse ai tani donte të forconte pozitat e fituara si sundimtar i Shtetit Ilir, duke shfrytëzuar vështirësitë e Republikës.

Senati e kuptoi atë që po ndodhte në Iliri dhe provoi ta frenonte Demetrin. "E thirri në Romë sepse ishte bërë kryelartë dhe i rëndë...", por pas kësaj ai u tregua edhe më i pabindur dhe u hodh në aksion të hapur kundër Romës. Në vitin 221 p.Kr. bëri për vete istrianët dhe së bashku me ta sulmoi anijet italike, kurse në 220 p.Kr. ndërmori veprime edhe më të guximshme: pushtoi disa nga qytetet e Ilirisë që ishin nën vartësinë e Romës dhe nxiti një kryengritje të atintanëve, rezultat i së cilës qe largimi i tyre prej romakëve. Më në fund, në përkrahje të veprimeve maqedone në Greqi, ai ndërmori së bashku me Skerdilaidin një ekspeditë detare kundër Pylosit (në Meseni) dhe këndej u hodh me anijet e tij kundër Cykladeve.

Për shumë vite me radhë Roma nuk qe në gjendje të merrte masa kundër Demetrit. Por sidoqoftë në vitet e fundit gjendja për të qe bërë e favorshme. Ajo ishte lehtësuar nga pesha e rëndë e luftës me galët, kurse në Greqi, pas vdekjes së Antigon Dosonit, ishin riaktivizuar, jo pa nxitjen e saj, armiqtë e Maqedonisë, me shpresën se pasardhësi i tij, Filipi V, për moshën e re, nuk do të ishte në gjendje të mbante frenat e shtetit.

Ndërsa Demetri po e forconte aleancën me pasardhësin e Dosonit, një e çarë u vërtetua në marrëdhëniet e tij me Skerdilaidin. Ajo u shfaq pas dështimit të sulmit kundër Pylosit, por shkaqet duhen kërkuar më thellë. Skerdilaidi nuk e ndoqi Demetrin në ekspeditën kundër Cykladeve dhe vendosi të kthehet me anijet e tij në Iliri. Rrugës u ndal në Naupakt. Këtu, me ndërmjetësinë e mbretit të athamanëve që e kishte të tijin, ai mori një vendim të papritur: u lidh me etolët dhe i ndihmoi në veprimet e tyre kundër aleatëve të Maqedonisë. Shenja të mospajtimit me politikën e Demetrit ishin shfaqur në Iliri edhe më parë. Forca ilire të kundërta me të kishin sulmuar Maqedoninë në kohën kur Demetri luftonte përkrah Dosonit në Selasi dhe mbreti maqedon qe detyruar të kthehet me të shpejtë për të shpëtuar vendin nga ky rrezik. Edhe më vonë Demetri qe detyruar të merrte masa të rrepta ndaj kundërshtarëve që kishte në qytetet e Ilirisë e t'u dorëzonte pushtetin miqve të besuar. Tani që Skerdilaidi kishte marrë këtë vendim, Filipi V u detyrua të ndërhynte vetë për ta neutralizuar dhe në takimin që pati me të, mundi ta bindë që të largohej nga etolët me premtimin se "do ta ndihmonte për të rregulluar punët e Ilirisë". Megjithëse Skerdilaidi pranoi të lidhte aleancë me Filipin, marrëdhëniet me Maqedoninë nuk gjetën në vitet që pasuan terren të përshtatshëm për t'u zhvilluar e forcuar.

Lufta e Dytë

Veprimet e etolëve e kishin detyruar Filipin, nga ana tjetër t'u shpallte këtyre luftë, por si përgjigje pati një kryengritje të "kleomenistëve", miq të Etolisë në Spartë. I tërhequr nga ngjarjet në Greqi, Filipi qe detyruar të lërë mënjanë telashet e Ilirisë dhe Demetri mbeti i vetmuar përballë Romës.

Gjendja e turbullt në Iliri dhe Greqi i lejoi Senatit të ndërhyjë me forca të armatosura për të rivendosur autoritetin e tronditur në brigjet lindore të Adriatikut. Kjo i duhej Romës edhe për një arsye tjetër të rëndësishme: në perëndim kishin filluar të bëheshin gjithnjë më të qarta shenjat e një konflikti të afërt me Kartagën.

Në pranverë të vitit 219 p.Kr. romakët zbritën për të dytën herë ushtritë e tyre në brigjet e Ilirisë. Këtë radhë ata e drejtuan goditjen kundër dy pikave më të rëndësishme të mbrojtjes së Demetrit: në jug kundër qytetit Dimale, kurse në veri kundër kryeqendrës së tij, Farit. Megjithëse këto dy qendra ishin shumë të fortifikuara dhe me gjithë masat mbrojtëse që kishte marrë Demetri, Dimale nuk i qëndroi sulmit romak veçse një javë, kurse Fari ra shumë shpejt si rezultat i një dredhie taktike dhe konsulli e shkatërroi krejt qytetin. Demetri mundi të shpëtojë duke u larguar fshehurazi me një anije të vogël dhe arriti te Filipi, ku qëndroi deri në fund të jetës së tij, si këshilltar i keq i mbretit të Maqedonisë.

Polibi na thotë se, pas kësaj, konsulli "pushtoi dhe krahina të tjera të Ilirisë dhe i rregulloi punët si deshi vetë". Ky pohim mbetet vetëm një deklaratë e thjeshtë, sepse po ky autor e përmend Skerdilaidin ende të pa varur në veprimet e tij dhe aleat të Filipit në vitin 218 p.Kr. Me sa mund të gjykojmë prej Apianit vetëm Pineu iu nënshtrua romakëve dhe nënshkroi me ta marrëveshje e traktate të dyta, kurse Skerdilaidin ata nuk e prekën, megjithëse edhe ai kishte shkelur traktatin e vitit 228 Polibi na thotë se, pas kësaj, konsulli "pushtoi dhe krahina të tjera të Ilirisë dhe i rregulloi punët si deshi vetë". Ky pohim mbetet vetëm një deklaratë e thjeshtë, sepse po ky autor e përmend Skerdilaidin ende të pa varur në veprimet e tij dhe aleat të Filipit në vitin 218 p.Kr. Me sa mund të gjykojmë prej Apianit vetëm Pineu iu nënshtrua romakëve dhe nënshkroi me ta marrëveshje e traktate të dyta, kurse Skerdilaidin ata nuk e prekën, megjithëse edhe ai kishte shkelur traktatin e vitit 228 p.Kr në Iliri.

Lufta e tretë kundër Romës

Pasi fitoi luftën e dytë me Maqedoninë, Roma u kujdes të forconte pozitat e saj në Greqi dhe të zinte këtu vendin e Maqedonisë. Për fia arritur qëllimit ajo shfrytëzoi me mjeshtëri kontradiktat që ekzistonin midis shteteve greke: duke përkrahur Lidhjen e Ahesë, asgjësoi lëvizjen e Nabisit në Spartë, më pas, u dha fund pretendimeve të Lidhjes Etole për hegjemoni në Greqi dhe, njëherësh me këtë, u preu rrugën synimeve të Antiohut të Sirisë mbi këtë vend. 

Në këto ngjarje mbretëria e dobët ilire, e varur dhe e lidhur me detyrime ndaj Romës, vepron si aleate e saj. Pleurati qe detyruar të dërgonte flotën e tij kundër brigjeve të Greqisë dhe të ndihmonte me këtë për fitoren romake mbi etolët në vitin 189 p.Kr.

Edhe Filipi V mori anën e romakëve: ai i ndihmoi ata kundër Nabisit dhe më pas edhe në luftën kundër etolëve dhe Antiohut. Duke u përzier me këtë luftë, Filipi shpresonte të përmirësonte pozitat e tij dhe u mundua t'i kthejë Maqedonisë një pjesë të tokave të humbura, por romakët e detyruan të tërhiqet në kufijtë e vitit 196 p.Kr., duke i dhënë të kuptonte se nuk kishin ndër mend të ndanin me të pozitat e fituara në Greqi.

Interesat e Maqedonisë u ndeshën përsëri me politikën agresive të Romës. Filloi një periudhë e re marrëdhëniesh të ndera, që çoi dalëngadalë në konfliktin e fundit të armatosur midis tyre. Përgatitjet për luftë gëlltitën për shumë vite me radhë burimet më të rëndësishme ekonomike dhe ngritën në këmbë forca të mëdha ushtarake. Lufta e ashpër politike, për të bërë aleatë dhe përkrahës, e shtriu konfliktin mbi një zonë të gjerë të Ballkanit dhe të Lindjes. Shtetet e kësaj zone dhe shtresat e ndryshme shoqërore u tërhoqën në konflikt sipas interesave të tyre politike e sociale.

 

info@balkancultureheritage.com