Luftërat ndërmjet grekëve e romakëve për kontrollin e Adriatikut (shekujt IV-II)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Ndërhyrjet greke në Italinë e Jugut dhe në Siqeli në shekullin IV

Ndërhyrjet greke në Italinë e Jugut dhe në Siqeli në shekullin IV Lidhjet që i bashkonin dy brigjet e Adriatikut ishin të ngushta, për arsye të vendosjes së popullsive greke të shumta në numër si në Magna Grecia ashtu edhe në Siqeli. Sa herë që këto të fundit ndiheshin në vështirësi, kryesisht për shkak të popullsive barbare të viseve të brendshme, por ndonjëherë edhe si pasojë e konflikteve mes qyteteve greke, ato iu drejtoheshin për ndihmë shteteve greke; sidoqoftë qëllonte që, edhe anasjelltas, shtetet greke të Siqelisë të ndërhynin në bregun lindor të Adriatikut. Athina ndërhyri qysh prej shekullit V, me anë të ngulimit të Thurit, pranë Sibarit të lashtë, si edhe me anë të disa traktateve të lidhura me ca qytete, mbishkrimet e të cilave ruhen ende1, por me një datim të paqartë, sidomos përsa i përket aleancës me Segestën. Një ekspeditë e parë athinase në Siqeli (428-424) mund të shpjegohet me përpjekjen për të gjetur aleanca që të përkrahnin çështjen athinase e të dobësonin peloponezasit në luftën e Peloponezit. Më 416 qenë segestasit ata që i bënë thirrje Athinës: qyteti i krijuar nga elymët, i cili gjendej në luftë me Selinuntën që përkrahej nga Sirakuza, iu kthye aleancës që e lidhte me Athinën, pavarësisht nëse kjo kishte qenë e vitit 458-457 apo më e vonë (427-424 sipas Tukididit, VI, 6, 2, apo madje 421-420 gjatë misionit të Feaksit në Siqeli, Tukididi, V, 4-5). Ekspedita e dështuar e athinasve në Siqeli (415-413), e nisur keq, synonte ta dobësonte kampin peloponezas duke e lënë atë pa përkrahjen sirakuzane.

Kartagjenasit përfituan nga dobësimi i sirakuzanëve dhe i grekëve të Siqelisë për t’u hedhur në ofensivë më 406 e për të pushtuar Akragasin. Kjo krizë e jashtme e ndihmoi vendosjen e tiranisë së Dionis Plakut. Në kapitullin e mëparshëm u saktësua se si ky i fundit ndërhyri në bregun lindor të Adriatikut për të përkrahur Alketën në pushtimin e fronit molos me mbështetjen e ilirëve dhe për të siguruar, të paktën përkohësisht, një prani sirakuzane në Lis e pa dyshim në Isa, pa qenë aspak e mundur të bëhet fjalë për një “Perandori adriatike të Dionisit”. Rënia e tiranisë sirakuzane u pasua me thirrjen e të mërguarve në metropolin e dikurshëm, në Korint, dhe me caktimin eTiMOLEONirsi rimëkëmbës i Sirakuzës (344). Timoleoni ngadhënjeu mbi kartagjenasit më 341 pranë lumit Krimisos dhe korintasit u organizuan me kolonitë e tyre të Ambrakisë, Korkyrës dhe Apolonisë për të kremtuar në nderim të themeluesit Korintos dhe të fitores së Timoleonit2. Ai ndërmori gjithashtu një rikolonizim të territorit të Sirakuzës, duke tërhequr shumë grekë, mbase 60 ooo frymë. Një shembull i mirë i këtyre shtegtimeve jepet në një petëz orakullare të Dodonës3, me anë të së cilës njëfarë Aristoni pyet Zeusin dhe Dionën nëse është më e volitshme për të të lundrojë drejt Sirakuzës, apoikia-s së re.

Në të njëjtën kohë, Taranto, i cili kërcënohej nga japigët dhe mesapët, i kërkoi ndihmë Spartës; mbreti ARKIDAMI III u hodh në Itali më 343 dhe bëri luftëra për disa vite deri sa u vra në Mandorium më 3384. Meqenëse kanosja e barbarëve u bë më serioze, tarantët i kërkuan mbështetje fqinjit të tyre më të afërt në bregun lindor të Adriatikut, mbretit ALEKSANDËR MOLOSI, vëllait të Olimpias, që ishte nga ana e saj gruaja e Filipit II të Maqedonisë dhe e ëma e Aleksandrit të Madh; lidhjet familjare ndërmjet Eakidëve dhe Argeadëve u përforcuan nëpërmjet martesës së Kleopatrës, bijës së Filipit II, me Aleksandër Molosin, më 336, gjatë dasmës të së cilëve Filipi II u vra. Aleksandër Molosi ishte pra njëkohësisht edhe daja edhe kunati i Aleksandrit të Madh. Mbreti molos korri suksese të shkëlqyera për tre vite me radhë, nënshtroi mesapët, u diktoi aleancën e vet peuketëve, përshkoi Lukaninë deri në Pestum. Pasi bëri aleancë me Romën kundër samnitëve, ai arriti të shtjerë në dorë Heraklenë dhe e shpërnguli në Thuri selinë e lidhjes italiote. Por tarantët që, megjithëse e donin ta kishin një kryetrim, i druheshin një princi pushtues për qëllime vetjake, e braktisën. Ai u vra gjatë betejës së Pandosias kundër brutëve (331-330). Dështimi i kësaj përpjekjeje të mbretit molos do të ishte dramatik për të ardhmen politike të helenizmit perëndimor. Sigurisht, për disa vite, Taranto u duk sikur po mbahej dhe arriti të zërë vend sërish në krye të lidhjes italiote e të ushtrojë njëfarë sovraniteti të zbehtë mbi mesapët. Sidoqoftë, gjatë së njëjtës periudhë, kur romakët u ndeshën me samntitët për zotërimin e Kapuas dhe Kampanies, Taranto qe fare pa peshë në këtë konflikt, përfundimi i të cilit u kushtëzoi të ardhmen si vetë atij ashtu edhe grekëve të Italisë së Jugut. Dobësia politike e shteteve greke të Italisë së Jugut u shoqërua, megjithatë, me depërtimin e shpejtë të kulturës dhe të qytetërimit grek. Arti i qeramikës mërgoi nga Taranto në Ruvo, në Kanusio e në Gnathia, në Apuli. Tetradrahma tarante u përhap në Picenum. Gjuha, shkrimi dhe institucionet politike, gjyqësore e ushtarake greke hynë në përdorim dhe u kopjuan në Japigi.

Historianët e Aleksandrit (Diodori, XVIII, 4,4, dhe Arriani, Anabasis, VII, 1) i njohin atij projekte të mëdha që thonë se gjendeshin në hypomnemata-t (Kujtimet) e Aleksandrit të Madh. Pas kthimit nga ekspedita e tij e largët në Indus, mbreti paska pasur ndër mend që të kthehet drejt Perëndimit dhe këto plane të turbullta janë interpretuar në mënyra të ndryshme: sipas disave, fjala ishte që të merrej haku për vdekjen e të kunatit, Aleksandër Molosit, në Italinë e Jugut, ndërsa sipas ca të tjerëve, që të ndëshkohej Kartagjena, e cila e kishte tepruar me ortakërinë e saj me fenikasit, madje edhe që të ulej lavdia në rritje e Romës. Diodori përmend një projekt të madh detar “që synonte ekspeditën kundër kartagjenasve dhe popujve të tjerë që banonin në bregdetin e Afrikës e të Iberisë, si edhe në krahinat që shtrihen nga kufijtë e kësaj të fundit deri në Siqeli”. Arriani, i cili bën fjalë gjithashtu për një lundrim të gjatë nëpër det, që mund të interpretohet si një udhëtim përqark Afrikës, shton se, sipas disave, ai kishte bërë plan ta shpinte flotën e vet “deri në Siqeli e në kepin malor të Japigisë”.

Të njëjtët autorë vënë në pah mbërritjen e dërgatave të shumta në Babiloni, në çastin e kthimit të Aleksandrit. Sipas Arrianit (VII, 15,4-5): “Nga Italia kishin ardhur edhe ambasadorë nga Brutiumi, Lukania dhe Etruria”. Diodori (XVII, 113, 2) shënon, pas kartagjenasve: “Në Europë, qytetet greke, maqedonasit e ilirët vepruan po në të njëjtën mënyrë, si edhe shumica e popujve bregdetarë të Adriatikut”. Arriani (VII, 15, 5-6) tregon gjithashtu se “Aristo dhe Asklepiadi, ndër historianët e Aleksandrit, thonë se edhe romakët i shpunë një dërgatë dhe se, pasi i priti në takim ambasadorët e tyre, Aleksandri e parandjeu se ku do të mbërrinte më vonë fuqia e romakëve, kur ua pa disiplinën, zellin në punë dhe krenarinë e kur mësoi për Kushtetutën e tyre”. Por, në fund të fundit, Arriani nuk beson në një takim të tillë ndërmjet Aleksandrit dhe një dërgate të ardhur nga Roma.

Këto projekte, nëse vërtet ka pasur të tilla, mbetën pa të ardhme për shkak të vdekjes së papritur të sovranit. Perëndimi grek u gjend sërish me të njëjtat vështirësi që lidheshin me luftën mes romakëve dhe samnitëve dhe me trysninë që popullsitë e krahinave të brendshme ushtronin mbi qytetet helene të Magna Grecia-s e të Siqelisë. I vetmi element i ri që sollën këto projekte, ashtu siç kishte ndodhur tashmë nëpërmjet veprimit energjiktë Aleksandër Molosit, ishte se pavarësia e qyteteve greke nuk varej më vetëm nga ndërhyrja e këtij apo atij kryetrimi, por kishte të bënte me fuqi të mëdha, si mbretëria maqedonase e Aleksandrit të Madh dhe si Roma.

Gjatë tiranisë së Agathokleut dhe kundër tij, Akragasi, Xhela dhe Mesina i kërkuan Spartës t’u jepte një prijës; ndërsa eforët e hodhën poshtë këtë propozim, AKROTATI, biri i mbretit Kleomeni II, u nis me kokën e vet më 315. Me disa anije, në udhë e sipër ai e nxori nga rrethimi Apoloninë që ishte e bllokuar nga ilirët e mbretit Glaukia (Diodori, XIX, 70, 7) dhe u hodh në Taranto ku arriti të marrë dyzet anije me qëllim që të çlironte sirakuzanët nga tirani i tyre. Brenda pak kohësh, spartani u armiqësua me tarantët dhe kartagjenasit mundën të diktojnë paqen. Në vitet 3O3“3O2> Taranto u ndodh sërish në luftë kundër lukanëve e kundër romakëve. Megjithë përvojën e hidhur që kishte pasur me Akrotatin, qyteti thirri në ndihmë KLEONIMIN, vëllanë e tij (Diodori, XX, 104). Me 5000 mercenarë të mbledhur në kepin e Tenarës, ai u hodh në Itali ku rekrutoi edhe 5000 mercenarë të tjerë, të cilët iu shtuan milicisë civile të Tarantos. Edhe pse kishte një ushtri të madhe, ai nuk arriti dot rezultate afatgjata dhe u mjaftua vetëm me vendosjen e një garnizoni në Korkyrë, që u zbua pak më vonë nga Agathokleu. Ka të ngjarë që traktati mes Romës dhe Tarantit, ku e hedh fjalën Apiani (Samnitike, 7,1), t’i përkasë pikërisht kësaj periudhe (vitit 302)5; ai ua ndalonte romakëve që të lundronin përtej kepit Lacinium, në hyrje të gjirit të Tarantos, në jugperëndim të Krotonit; por disa autorë diku mes viteve 332-330, gjatë kalimit të Aleksandër Molosit.

Që nga viti 317, Sirakuza pati një tiran të ri, AGATHOKLEUN, i cili e shpuri për herë të parë luftën kundër Kartagjenës në trojet afrikane, me mbështetjen e Ofelas së Kirenës. Pasi u ngjit në fronin mbretëror, pak a shumë në të njëjtën kohë me Diadokët (306-305), Agathokleu e pengoi maqedonasin Kasandër që ta shtinte në dorë Korkyrën (rreth viteve 300-298). Ai e pushtoi vetë ishullin dhe ia dha në prikë së bijës, Lanasës, me rastin e martesës me Pirron (295). Kjo manovër e Agathokleut është interpretuar si një rrjedhojë e politikës së Ptoleme Soterit, i cili ishte i vendosur t’i vinte fre ekspansionit maqedonas, qoftë në dobi të Antigonidëve, qoftë në atë të Kasandrit. Nëse ky interpretim është i saktë, gjë që nuk vërtetohet dot, atëherë duhet pranuar se besnikëria e Agathokleut ndaj kampit të Lagidëve e ka pasur jetën të shkurtër. Në vitin 290, po e njëjta Lanasa, e cila ishte ndarë nga Pirroja, iu dha për grua Demetri Poliorketit që e mori Korkyrën në pajë, pak para se të vdiste Agathokleu. Ishulli u mor sërish nga Pirroja, me ndihmën e tarantëve, para se ai të hidhej në Itali (në vitin 281).

Megjithë përkrahjet e shumta që sollën njëri pas tjetrit mbreti Arkidam, Aleksandër Molosi, Akrotati dhe Kleonimi, situata e qyteteve greke vazhdonte të përkeqësohej për arsye të trysnisë së popullsive fqinje vendase dhe veçanërisht si pasojë e peshës së Romës që doli fitimtare nga luftërat samnite. Shansi i fundit qe mbreti Pirro, të cilin Taranto e thirri për ndihmë më 281.

Gjendja në bregun lindor të Adriatikut (323-272)

Pas mbretërimit të Aleksandrit, ngulimet e mëdha, Epidamn-Dyrrahioni dhe Apolonia, patën telashe të shumta që nuk i lanë ato të jetonin në pavarësi veçse për periudha të shkurtëra: ndërhyrjet e maqedonasit Kasandër u përplasën me mbretin ilir Glaukus, sipas Diodorit (XIX, 67,5-7) si edhe Polienit (IV, 11,4); nëse maqedonasi i mori të dy qytetet më 314, garnizoni që kishte vendosur në Apoloni u rrethua e u dëbua nga Glaukia dhe korkyrasit, të cilët vepronin edhe në Epidamn më 313 (Diodori, XIX, 70, 7 dhe 78, 1). Akrotati i Spartës që kishte zbritur në trojet e Apolonisë, e kishte gjetur atë të rrethuar nga Glaukus që po kërkonte të zbonte andej garnizonin maqedonas të lënë nga Kasandri. Me fjalë të tjera, apoloniatët ishin mbërthyer mes një garnizoni maqedonas të vendosur brenda mureve të tyre dhe Glaukusit që kishte vendosur rrethimin për ta detyruar garnizonin të kapitullonte; ndodhi rastësisht që spartani erdhi dhe i shtoi edhe ndërhyrjen e tij kësaj situate të vështirë. Në vitin 312, Apolonia i bëri qëndresë një sulmi të ri nga Kasandri (Diodori, XIX, 89, 1-2) dhe të dy qytetet kaluan nën mburojën e mbretit ilir. Këtu mori fund për gati një shekull prania maqedonase në brigjet e Adriatikut, ngaqë duheshin pritur perpjekjet e Filipit V kundër Apolonisë që zunë fill më 216, si edhe suksesi i tij në Lis më 213, në mënyrë që të vërehej një ngulitje e re e një mbreti maqedonas në bregdetin juglindor të Adriatikut.

Mbretëria ilire e GLAUKUSIT, i cili ishte taulant, pati një jetë të shkurtër, për asye të hipjes së Pirros në fronin e Eakidëve në Epir në vitin 297. Megjithatë, mbretëria e tij qe shumë e shtrirë; i cilësuar deri atëherë si mbret i taulantëve, ai e siguroi mbretërimin mbi ilirët pas vdekjes së Klitit, birit të Bardhylit, që ishte mundur nga 

Aleksandri i Madh në Pelion më 335 dhe kishte gjetur strehë tek Glaukusi, në prapatokën e Epidamn-Dyrrahionit. Asgjë nuk dihet për veprimtarinë e Glaukise mes viteve 335 dhe 317 dhe nuk thuhet dot me saktësi se kur e mori ai titullin “mbret i ilirëve”, madje as nëse e ka mbajtur atë me gjithë mend ndonjëherë. Në vitin 317, Glaukia e mori Pirron e vogël dyvjeçar dhe e rriti për dhjetë vjet bashkë me fëmijët e tij, aq sa edhe e birësoi. Në vitin 307, ai e vendosi në fronin e Molosisë por, më 302, molosët e dëbuan ngaqë parapëlqyen Neoptolemin. Vetëm pasi mori pjesë në betejën e Ipsos krahas Antigonidëve dhe pasi u dërgua si peng në Aleksandri, PIRROJA arritii ta rifitojë përfundimisht fronin e vet më 297, pa dyshim me mbështetjen e Ptoleme Soterit, thjeshtrën e të cilit, Antigonën, e kishte marrë për grua.

Vitet e para të mbretërimit qenë të zëna me forcimin e mbretërisë eakide, e cilai mblidhte të gjitha ethne-të epirote (tesprotët e kasopët u bashkuan me molosët më 330 dhe kaonët shërbyen në ushtrinë e Pirros në Itali, siç e tregojnë Dionisi i Halikarnasit. XX, 1, dhe Plutarku, Pirroja, 28, 2 dhe 30, 4). Nuk është e lehtë të përcaktohet kufiri verior i Epirit të Madh, për arsye të pasaktësive të teksteve të lashta: sipas Apianit (Ilirike, 7), diku rreth vitit 231, mbreti “Agron mbretëronte në atë pjesë të Ilirisë e cila ndodhej mbi gjirin e Jonisë që kanë pasur dikur nën zotërim Pirroja, mbreti i Epirit, dhe trashëgimtarët e tij”, gjë që jep mundësi për të pohuar se mbretëria e Pirros shtrihej në një pjesë të mirë të Ilirisë së Jugut, me siguri në Apoloni e, mbase, edhe në Epidamn- Dyrrahion. Ka shumë të ngjarë që kufiri i saj shkonte përgjatë lumit Shkumbin. Një fragment i Dion Kasit6 bën fjalë gjithashtu për nënshtrimin e dinastëve ilirë ndaj Pirros.

Prerja e monedhave nga ana e mbretit Monuni shtron, natyrisht, disa çështje lidhur me gjendjen e dy qyteteve. Staterët huazuan tipin tradicional të staterëve të Dyrrahionit e të Apolonisë: në anën e parme, lopa në këmbë e paraqitur nga e djathta, me kokën e kthyer për të lëpirë viçin që po mënd me qumësht, shpesh me nofullën e derrit të egër përmbi lopën; në anën e pasme, motivi me lule që ndoshta simbolizon kopshtet e Alkinoit me shkurtimin etnik ose e ndonjëherë një majë shtize apo një çomage, ku emri i prerësit të monedhës është i zëvendësuar me shënimin MONOYNIOY. S. Islami7 ka dashur ta shihte këtë prerje monedhash si provë që, rreth vitit 280, mbretëria e Monunit kishte arritur një shtrirje të krahasueshme me atë të Gaukusit. Sidoqoftë, duhet vënë në dukje se tetradrahma e vetme që ruhet në Kabinetin e Medaljeve në Paris dhe që është e tipit maqedonas - në anën e parme, me kokën e Aleksandrit djathtas me lëkurën e luanit të Herakliut dhe, në anën e prapme, me Zeusin e ulur që mban shqiponjën dhe skeptrin e me të njëjtin mbishkrim MONOYNIOY, - nuk mund të interpretohet si dëshmia e pushtimit të Maqedonisë nga Monuni, por vetëm si shenja e një ambicjeje për ta vënë veten në radhën e pasardhësve të Diadokëve, me rastin e konfliktit të tij me Ptoleme Keraunin, që përmendet nga Trog-Pompeu8. Sot për sot, nuk ka asnjë arsye që të lërë shteg për ta quajtur tetradrahmën e tipit maqedonas si të ndonjë mbreti tjetër Monun e jo të atij që del në monedhat e tipit të Epidamn-Dyrrahionit. O. Picard, ka treguar më së miri se përvetësimi i tipeve të monedhave nuk nënkupton pushtim ushtarak; Monuni mund t’i ketë prerë këto monedha për të lehtësuar shkëmbimet e mbretërisë së vet, pa e pasur nën zotërim qytetin port. Pas vdekjes së Pirros, në vitin 272, pasuesi i Monunit, Mytili, mund të ketë vepruar në të njëjtën mënyrë, pa e zotëruar as ai qytetin e Epidamn-Dyrrahionit.

Ekspedita e Pirros në perëndim të Adriatikut (281-275)

Përsëri ishte Taranto ai që, duke qenë i pafuqishëm përballë vërshimit romak, kërkoi ndihmë në bregun lindor duke i bërë thirrje Pirros. Romës i ishin dashur përpjekje të shumta për të mposhtur keltët e vendosur në luginën e lumit Po dhe në bregdetin e Adriatikut e për të luftuar kundër samnitëve në Italinë qendrore ndërmjet viteve 326 e 290, si edhe për të siguruar kontrollin mbi bregdetin adriatik. Më 321, legjionet romake pësuan disfatë e u detyruan të kapitullojnë në Grykat (“Furkat”) e Kaudiumit. Në Kampanie, dorëzimi (deditio) i Kapuas, që në vitin 343, shënonte përparimin romak drejt jugut. Prania greke ishte dobësuar në bregdetin veriperëndimor të Adriatikut: në fillim të shekullit III, qeramika atike u zhduk nga këto vise në dobi të prodhimeve vendase apo të importeve nga Italia gadishullore, si enët e Volterras; vetëm Ankona mbeti vatër e gjallë e helenizmit që u përhap tek senonët. Picenumi nënshkroi një traktat me Romën më 299, sipas Tit Livit (X, 10, 12). Pas vendosjes së një ngulimi në Sena Galika, në veri të Ankonës, e më pas në Kastrum Novum në Picenum, aty rreth vitit 283, Roma vendosi ngulime latine në Ariminum (Rimini) më 268, Firmum (Fermo) në Picenum më 264. Bregdeti adriatik përbënte në njëfarë mënyre kufirin e shtetit romak që e mbante nën kontroll në një gjatësi të madhe. Ai nuk ishte bëië ende për Romën një rrugë komunikimi që lidhte Italinë me botën greke, dalmate e ilire.

Qytetet greke të Italisë së Jugut e kërkonin aleancën me Romën kundër lukanëve: kështu ndodhi me Thurin, Lokrin, Krotonin, Regionin, të cilët u bënë me garnizone romake. Vetëm qyteti i madh i Tarantos, i cili duhet të kishte nja 200 000 banorë në fillim të shekullit III, deshi ta ruante pavarësinë e vet me ndihmën e Pirros. Në vitin 282, flota romake që kishte kapërcyer kepin e Laciniumit u fundos pjesërisht nga tarantët, të cilët e kundërshtonin një ndërhyrje romake në favor të partisë aristokratike në qytet. Tarantët përzunë madje edhe garnizonin romak nga Thuri.

Shpjegimet e vendimit të Pirros për të ndërhyrë në Itali ndryshojnë nga një autor i lashtë tek tjetri. Në atë kohë, Pirroja ishte i ngeshëin: Lysimahu e kishte përzënë nga Maqedonia, por kishte vdekur disa muaj përpara mbërritjes së të dërguarve tarantë në Ambraki, gjë që nuk nënkuptonte aspak se Maqedonia ishte sërish e gatshme që t’i jepej Pirros. Pausania (I, 12, 1) thotë se Pirroja, si pasardhës i Akilit, qenkësh ndier i lumtur që do të luftonte kundër ca kolonëve trojanë, që në këtë rast ishin romakët pasardhës të Eneut. Ky shënim i veprës së tij Periegesis10 bie ndesh me traditën trojane aq të pranishme si në Butrot ashtu edhe në Apoloni. Zanafillat trojane të dinastisë eakide duket se kanë qenë më të rëndësishme se prejardhja nga Akili. Justini (XVIII, i, i) i vesh Pirros dëshirën për të pushtuai Italinë; në këtë pikë, ai pason Plutarkun (Pyrrhos, 14) i cili rrëfen një bisedë mes= Pirros dhe tesalianit Kinea, gjatë së cilës mbreti shpall hapur dëshirën e tij për te pushtuar Italinë, e më pas Siqelinë, që të dyja të begata, gjë që do t’i siguronte paskëtaj hegjemoninë mbi botën greke. Nën shembullin e Agathokleut, Pirros, sipas Plutarku t, ikishte vajtur ndër mend edhe që të sulmonte Kartagjenën dhe Afrikën. Në të vërtetë, Pirroja, pavarësisht nga ç’është thënë lidhur me këtë, u mendua gjatë para se t u përgjigjej pozitivisht dërgatave tarante, të cilat ngulmuan dy herë rrjesht për t’ia mbushur mendjen eakidit, së bashku me disa të dërguar samnitë e lukanë, në mënyne që ta bindnin atë se fjala ishte për një aleancë të fuqishme ndërmjet grekëve »e barbarëve italiotë kundër Romës; ai kishte plotësisht të drejtë të ishte me dy mendje para se të hidhej në një operacion të madh kundër romakëve në një kohë kur situata në Maqedoni i çelte perspektiva të reja në drejtim të lindjes.

Natyrisht që nuk mund të merren si të vërteta vlerësimet numerike të Plutarkult (Pyrrhos, 13,12-13), i cili shënon se tarantët, samnitët, mesapët e lukanët i premtuam Pirros plot 20 ooo kalorës e 350 000 këmbësorë! Me gjithë këshillat e Kineas, Pirroja i pranoi propozimet e tarantëve dhe mori një ndihmë në njerëz, anije e të holla nga Ptoleme Kerauni, Antigon Gonata dhe Antiohu I. Pasi dërgoi një pararojë prej 3 000 burrash në Tarant në yjeshtën e vitit 281, Pirroja e kapërceu detin Adriatik në maj 280 me një ushtri që është përshkruar nga Plutarku (Pyrrhos, 15, 2): 20 elefantë,, 3 000 kalorës, 20 000 këmbësorë, 2 000 harkëtarë, 500 hobetarë, pra gjithsej 25 500 burra që u shtoheshin atyre 3 000 trupave të pararojës. Kjo ushtri ishte vetëm pak më e vogël se ajo që kapërceu Helespontin nën urdhërat e Aleksandrit të Madh në vitin 334 (30 000 këmbësorë e 4 500 kalorës, sipas Diodorit, XVII, 3,4). Sidoqoftë, asaj i duheshin shtuar edhe efektivat që kishin dhënë tarantët, qytetet greke që i kishin shpëtuar sundimit romak (Metaponti, Heraklea, Thuri) dhe aleatët e tyre lukanë, mesapë, samnitë e brutë.

Ndeshja e parë mes konsullit P. Valer Levini dhe ushtrisë së Pirros u be në Herakle (korrik 280), në jugperëndim të Metapontit. Ajo qe një dështim mizor për romakët e tmerruar nga elefantët, pavarësisht nga përpjekjet e traditës analistike për t’ia zbutur disi përmasat. E gjithë Italia e Jugut e veçanërisht qytetet e Krotonit e Lokrit, u bashkuan me mbretin epirot. Ky i fundit e kremtoi këtë fitore të parë me një blatim (ex-voto) kushtuar Dodonës": “Mbreti Pirro, epirotët e tarentinët, mbi romakët dhe aleatët e tyre, Zeusit Naios”. Pastaj ai marshoi drejt Romës, mbase deri në Palestrina (Prenestë) vetëm 37,5 kilometra nga Roma, pa mundur ta ngrejë Kampanien kundër romakëve. Pasi e kaloi dimrin në Taranto, Pirroja u përpoq të eliminojë ngulimet romake në Apuli, sidomos atë të Venusias, që ishte themeluar në vitin 291; ai e sulmoi ushtrinë konsullore në Auskulum, në veri të Aufidës, gjatë verës së vitit 279, dhe korri një fitore të shkëlqyer, megjithëse rrëfimet e vona romake janë orvatur ta përmbysin rezultatin e betejës. Roma nuk pranoi të hynte në bisedime dhe kërkoi mbështetjen e kartagjenasve, ndërkohë që të dërguarit e Agrigentit, Sirakuzës dhe Leontinit po e ftonin të ndërhynte në Siqeli për të mbrojtur qytetet greke nga kërcënimi kartagjenas.

Pikërisht në shtator 278, Pirroja u hodh në Siqeli e shkoi në Sirakuzë. Në vitin 277, ai rrethoi pa sukses Lilybenë. Një vit më vonë, revoltat Siqeliane e shtynë Pirron që ta braktiste ishullin, pas një suksesi në tokë kundër kartagjenasve. Megjithatë, një disfatë detare në ngushticën e Mesinës e dobësoi përfundimisht flotën sirakuzane që ishte në shërbim të Pirros. Mbreti u kthye në Taranto në vjeshtën e vitit 276. Fushata e tretë e Italisë në vitin 275 mban vulën e betejës së Beneventit. Gjatë tre viteve të mungesës së Pirros, aleatët e tij italikë, sidomos samnitët, pësuan vuajtje nga operacionet e Romës, por romakët nuk arritën asgjë vendimtare gjatë armëpushimit që u kishte lënë vajtja e Pirros në Siqeli. Beteja e Beneventit, në fillim të verës së vitit 275, qe një dështim për Pirron, por aspak një disfatë shkatërrimtare, siç është përpjekur ta paraqesë tradita analistike romake. Pasi u kthye në Taranto, Pirroja u kërkoi ndihmë mbretërve helenistikë, Antigon Gonatës dhe, pa dyshim, Antiohut I, por pa sukses, dhe vendosi të kthehej në Epir. Ky vendim ë